Autor: Suad Avdiu

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Jahir Prenku. Ahmeti vlerësoi lart kontributin e Prenkut për lirinë dhe çështjen shqiptare, duke e quajtur atë një figurë të shquar që ia kushtoi jetën kombit. “Sot, bashkë me mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci, bëmë homazhe pranë varrit të Jahir Prenkut, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, në nderim të kontributit të tij për lirinë dhe kauzën shqiptare,” shkroi Ahmeti në rrjetet sociale. Me këtë rast, lideri i…

Read More

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës drejt të enjtes do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive afatshkurtra. Përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 26 deri në 34 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë…

Read More

Nga Enti Shtetëror për Statistikë njoftuan se neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45 796 denarë, që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. I pyetur për këtë statistikë, kryeministri Hristijna Mickoski tha se kjo nuk mjafton dhe se si qeveri po punojnë që paga mesatare të jetë edhe më e madhe. “E para që dua të them është se edhe kjo nuk mjafton, se duhet të jetë edhe më e madhe paga mesatare dhe në atë drejtim vazhdojmë të punojmë si qeveri. Por vetë fakti që…

Read More

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar marrëveshjen e Arben Taravarit me Ali Ahmetin për të garuar edhe me lista të përbashkëta. “Ajo që e kemi supozuar, sot u përdëftua. Për fat të keq dhe me keqardhje e them se z. Arben Taravari ka mashtruar. Gjatë gjithë kohës thoshte se ka vendim që do të shkojë me lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe se ajo është çështje e mbyllur, madje ky i a.q. vendim i tij “i pakthyeshëm” ishte arsyeja që ai më në fund doli nga VLEN-i. Por, ashtu siç supozohej,…

Read More

Pas shpalljes së kandidaturave nga BDI për disa nga komunat kryesore për zgjedhjet lokale të tetorit, Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Arbem Taravari sot pritet të zyrtarizoj emrat e kandidatëve për kryetar për 4 komunat: Gostivar, Saraj, Tearcë, Vrapçishtë, mëson INA. Kandidatët janë: Valbon Limani – për Komunën e Gostivarit Blerant Ramadani – për Komunën e Sarajit Nazim Taipi – për Komunën e Tearcës Isen Shabani – për Komunën e Vrapçishtit Këto kandidatura do të zyrtarizohen pas kthimit të Taravarit nga SHBA-të. Këto kandidatura janë pjesë e koalicionit të ri opozitar, Aleanca Kombëtare për Integrim.

Read More

Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot njoftoi se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale. Mexhiti tha se përveç Strugës ku është bërë publike përkrahja për Mendy Qyrën edhe në disa komuna përafërsisht dihen emrat. I pyetur nëse e përjashton mundësinë që ai të jetë kandidati Çair, Mexhiti tha se sipas gjitha gjasave ai do të jetë kandidat i VLEN-it për Çairin. I pyetur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mexhiti tha se për listat e hapura VLEN-i është për të, por se nevojitet konsensus.

Read More

Për një kohë të gjatë brenda BDI-së zhvillohej një garë e heshtur, por e ashpër, mes Izet Mexhitit dhe Artan Grubit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kishte zgjedhur ta promovojë Grubin si “playmaker”-in kryesor të fushatave zgjedhore dhe të betejave politike të partisë, duke anashkaluar gjithnjë e më shumë Mexhitin. I pakënaqur me zhvillimet brenda partisë, Mexhiti vendosi të largohet nga BDI-ja dhe të formojë Lëvizjen Demokratike. Ky hap u kurorëzua me sukses në zgjedhjet parlamentare të fundit, ku ai arriti ta mposht plotësisht strukturën e BDI-së në bastionin e saj më të fortë – Çairin. Ishte një fitore simbolike…

Read More

Gjatë ditës së sotme u mbajt seanca e 17 e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport ku u diskutua Propozim ligji për shkollat e mesme të bashkësive fetare, leximi i dytë . Me këtë rast, deputetja e Alternativës dhe Koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka nënvizuar faktin se bëhet fjalë për një drejtësi të vonuar. “Fillimisht, më lejoni që të them se sot, por prej momentit kur ky ligj hyri në lexim të parë, të gjithë jemi dëshmitarë që flasim për një drejtësi të vonuar. Edhe kjo është një fakt. Madje, këtë më së miri nga të gjithë ne besoj se…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 22, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 27 deri 35 gradë celsius. Deri të enjten moti do të jetë moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Read More