Ajet Rahimi heroi i heshtur që e shëndrron dhimbjen në shpresë
Në mesin e shumë njerëzve që flasin për ndihmë, Ajet Rahimi është ai që vepron. I njohur për zemrën e tij të madhe dhe përkushtimin e palodhshëm ndaj njerëzve në nevojë, ai është shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë në humanizëm të vërtetë.
Deri më sot, Ajet Rahimi ka arritur të ndërtojë 18 shtëpi për familje në nevojë, duke i kthyer shpresën dhe dinjitetin dhjetëra njerëzve që jetonin në kushte të vështira.
Këto nuk janë vetëm shtëpi – janë streha që mbajnë në vete ngrohtësinë e zemrës së një njeriu që nuk i mbyll sytë para vuajtjes së tjetrit.
Përveç kësaj, ai kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për 27 familje skamnore, duke u siguruar që ato të mos mbesin pa ushqim, pa ndihmë dhe mbi të gjitha – pa shpresë.
Me përkushtim të pashoq, ai është gjithmonë pranë tyre, jo vetëm me ndihmë materiale, por edhe me mbështetje shpirtërore dhe morale.
Humanizmi i Ajet Rahimit nuk njeh kufij, ai nuk kërkon mirënjohje as publicitet – vepra e tij flet më shumë se çdo fjalë. Në një kohë kur shumëkush e kthen kokën nga ana tjetër, ai zgjedh të jetë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.
Ajet Rahimi është një dëshmi e gjallë se humanizmi është ende gjallë – dhe se çdo njeri mund të bëjë ndryshim, nëse vepron me zemër. / Gazetare: Vlora Zenuni Hamiti/ Televizioni News

