Autor: Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23 deri 32 gradë celsius./Telegrafi/

Read More

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me subjektin e tij të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”. Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve të fundit në Kryesinë e PDK-së, e cila nuk e nominoi Lladrovcin edhe për një mandat tjetër për kryetar të Komunës. Ky është postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit: PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Paralajmërimet e hershme për rezultatet e votimit nga disa krerë të lartë…

Read More

Kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë gjigantin rumun FCSB dhe sigurojnë së paku grupet evropiane të Ligës së Konferencës. Shkëndija e Tetovës ka shkruar një faqe të ndritur në historinë e saj dhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë kanë befasuar të gjithë Evropën duke eliminuar gjigantin rumun FCSB (Steaua e Bukureshtit) edhe në ndeshjen e kthimit, kësaj here në një stadium me mbi 30 mijë tifozë në Bukuresht, ku triumfuan me rezultat 1-2, duke vazhduar më tej në rrugëtimin evropian në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampioneve. Edhe pse FCSB shihej si favorit absolut para përballjes, Shkëndija tregoi karakter,…

Read More

Të nderuar miq, bashkëveprimtarë dhe familjarë, Sukseset e fëmijëve tanë në mërgatë më kanë frymëzuar gjithmonë, por sot ndjej një emocion krejt të veçantë. Zemra ime rreh më fort prej krenarisë e gëzimit, sepse bija jonë, Donika, mbrojti me sukses temën e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Cyrihut, duke fituar titullin Doktore e Shkencave. Prezantimi i saj, i përgatitur me seriozitet dhe vizion, u mirëprit me duartrokitje nga një publik akademik i përbërë nga profesorë, studiues dhe studentë të fushës – një dëshmi e qartë e nivelit të saj të lartë profesional dhe shkencor. Por përtej…

Read More

Sot, me mbështetjen e zëvendëskryeministrit z. Arben Fetai, drejtorit për zbatimin e sanksioneve z. Aleksandar Pandov, si dhe drejtorit të Institucionit Korrektues, Burgu i Kumanovës, nisëm hetimet për identifikimin e burimeve të ujit të pijshëm në hapësirat e burgut. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve bazike për të burgosurit dhe stafin, sepse dinjiteti dhe shërbimet elementare nuk duhet të mungojnë në asnjë institucion. Angazhim serioz për zgjidhje të qëndrueshme dhe respekt për të drejtën themelore të çdo individi.

Read More

Arben Fetai nga VLEN ka komentuar shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të ASH-Taravarit, përcjell TV21. Fetai thotë se kandidatët në fjalë janë kandidatë të BDI-së, pasi do të garojnë së bashku, me lista të përbashkëta. “Ai vazhdimisht ka thënë se Ali Ahmeti ia jep gjashtë komuna, doli se i dha pak më pak. Ia dha katër. Emrat kanë qenë të ditur, i kemi ditur qysh në dhjetor-mars, që këta emra do të dalin, me përkrahje të BDI-së. Pra këta janë kandidatë të BDI-së, do të ketë lista të përbashkëta me BDI dhe shkrirje të Arben Taravarit në BDI. I…

Read More

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu njoftoi fillimin e ndërtimit të “Parkut memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular-Tetovë”, në shenjë kujtimi dhe respekti ndaj viktimave në këtë ngjarje tragjike, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Në ngjarje do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë Arben Fetai dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator të vitit 2021 dhe në të jetën e humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.

Read More

ASH e Arben Taravarit, vlerëson se “grupacionit të hallit” të quajtur VLEN i ka rënë maska. Premtimi për përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, për reformë të vërtetë dhe për krijimin e një partie unike shqiptare rezultoi mashtrues dhe i zbrazët. Nga atje thonë se VLEN sot është shndërruar në një koalicion pa përmbajtje, pa drejtim, pa busull dhe pa asnjë strukturë të qëndrueshme organizative. “Koalicioni që u shpall si alternativë e re, sot përfaqëson një format të ricikluar të së vjetrës politike. Aty ku dikur ndodhej aparati i përjetshëm i BDI-së, sot është vendosur një logjikë e njëjtë funksionimi, vetëm me…

Read More

Dje në fshatin Çellopek, një 40-vjeçar në rrethana tragjike i ka dhënë fund jetës së tij, shkruan Alsat. Sipas banorëve të fshatit, 40-vjeçari R.Z, ka pirë acid muratik dhe i ka shkaktuar vetes disa plagë me thikë. Ai u dërgua në Qendrën Urgjente në Tetovë pa ndjenja. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai u transferua menjëherë në Klinikat në Shkup. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, R.Z, ndërroi jetë në Repartin e Kirurgjisë Kardiovaskulare (KARIL) në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Trupi i tij është dërguar për autopsi në mjekësinë ligjore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në prani…

Read More

Udhëheqësia e BDI-së nuk do të kalonte as vettingun për roje të një kooperative bujqësore, e lëre më vettingun për luftën kundër korrupsionit apo për luftën kundër bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete. Sa herë që BDI nuk di si të mbrohet nga pyetjet e opinionit publik për kriminalitetin e njerëzve udhëheqës në parti, e rikthen nga harresa temën e vjetër – vettingun. Ata mendojnë se nëse bërtasin me zë të lartë dhe shpesh për vetting, njerëzit do të harrojnë se çfarë kriminelësh janë. Sa herë që kapen ngushtë, sa herë që opinioni mëson për aferat e tyre kriminale, marrëveshjet korruptive dhe…

Read More