Autor: Suad Avdiu
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në orën 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku brenda një kafeneje dy të shtënat çuan në vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Sipas burimeve të Insajderit, viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde. I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra, i cili aktualisht është në arrati. Në fotografi, Mefail Shkodra, personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Ngjarja po hetohet nga njësitet përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit. Forcat…
Zëvendëskryeministri i parë shqiptarë, tani më kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e një parku të ri modern në këtë komunë, të cilin e ka cilësuar si një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e zonës. Sipas Mexhitit, projekti është përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike dhe do të realizohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga kryesia e re e Qytetit të Shkupit, në kompetencë të të cilit është ky park. “Parku i Ri do t’i japë frymëmarrje të re jo vetëm…
Më është dërguar një postim i funksionarit të BDI-së, Qamil Kovaçi, i cili ka shpërndarë një deklaratë të rreme, duke keqpërdorur fotografinë time dhe logon e VLEN-it për të manipuluar opinionin publik. Kjo është një shpifje e ulët dhe një sulm ndaj dinjitetit tim personal. Kur një i vetëquajtur “profesor,” i paguar nga taksat tona, bie në këtë nivel rrugaçërie, kjo tregon jo vetëm dështimin e tij personal, por edhe gjendjen e mjerueshme të sistemit që BDI-ja e ka instaluar për dy dekada me radhë. Qamili, sipas informacioneve në media, është përmendur për skandale dhe sjellje të papranueshme gjatë kohës…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një konferencë për media ka shpalosur Pikën 5 të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, ekologjinë dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në komunat shqiptare. Taravari theksoi se kjo pikë synon pastrimin e deponive ilegale, krijimin e sistemeve të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe përdorimin e energjive të ripërtëritshme. Në planin e infrastrukturës, ai paralajmëroi investime në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë, si dhe përmirësim të qasjes në zonat rurale. Taravari gjithashtu përmendi ndërtimin e tregjeve…
Një vajzë 29-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës. Sipas burimeve nga ky institucion, dyshohet se para se të paraqitej në spitalin publik, ajo kishte marrë terapi në spitale private. Stafi mjekësor bën të ditur se pacientja është pranuar në repartin e urgjencës rreth orës 03:00, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndërhyrjeve të para, ajo është transferuar në repartin e Infektives, ku ka ndërruar jetë. Nga Spitali i Tetovës kanë konfirmuar rastin për TS, duke theksuar se vetëm pas kryerjes së obduksionit do të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.…
Në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mund të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh, gjë që del nga deklarata e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko, dhënë pas miratimit të afateve për zgjedhjet. Ai iu referua nenit 60 të Kodit Zgjedhor, duke sqaruar se KSHZ nuk ka të drejtë t’ia mohojë askujt të drejtën ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje. Kondarko tha se, sipas Kushtetutës dhe Ligjit, çdo qytetar ka të drejtë të votojë dhe të zgjidhet, dhe se kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet askujt. Sipas tij,…
Përleshje me armë zjarri në Tetovë, nga informatat nga tereni Alsat mëson se një person ka ndërruar jetë, ndërsa një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është në gjendje të rëndë. Policia ka shkuar në vend të ngjarjes për të bërë ekspertizën. Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihet akoma. Policia në kërkim të dorasit. Video nga vendi i ngjarjes:
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sonte, në rrugë të thata. Siç raporton Shoqata e Automobilave të Maqedonisë, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. -Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanocë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 40 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. Shoqata e Automobilave rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin me…
Ministria e Shëndetësisë prej sot i mori kompetencat për licencimin e Odës së stomatologëve, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Ai në konferencën e sotme për shtyp informoi se marrja e kompetencave, përkatësisht e autorizimit publik të odës së stomatologëve janë derisa nuk vendoset sistem përmes të cilit Oda do të punojë ligjërisht, në mënyrë transparente dhe profesionale. “Ky hap nuk është ndëshkim. ky është fillim i reformës, reformë që do të kthejë besim, do të sigurojë integritet dhe do të garantojë se secili stomatolog e vazhdon licencën me dituri dhe me shkathtësi të harmonizuara me standardet më tër eja…
Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka njoftuar se sot ka nisur ndërtimi i një pishine të re në Lagjen Fushë Topanë të Çairit, e cila do t’u shërbejë nxënësve për mësim noti, ushtrime, gara dhe rekreacion. “Shtatori do të nis ndryshe për nxënësit në Lagjen Fushë Topanë të Çairit. Aty sot ka nisur që të realizohet ndërtimi i një pishine të re, e cila do t’i shërbejë nxënësve të shkollave për mësim noti, ushtrime, gara, rekreacion, etj.”, ka shkruar Sali. Ai tha se bashkë me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kanë inspektuar punimet në terren.…
