Direktor: Mevludin Avdiu, NP AGRO – BURSA Shkup

Pas politikave të suksesshme qëndron Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Цветан Трипуновски. Merita më e madhe është e tij, dhe ne, si drejtorë në atë sektor, jemi me fat që mund të zbatojmë politikat që ai krijon! Në emrin tim dhe në emër të institucionit që drejtoj, ju falënderoj!
Sot po shkruajmë historinë!
Në ambientet e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, nënshkruam një marrëveshje për përdorimin e fondeve nga programi për zhvillim rural në shumën prej 20,000,000 denarësh për rekonstruimin e siloseve për ruajtjen e kulturave të drithërave në Prilep.
Falë ndihmës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, NP AGRO – BURSA Shkup për herë të parë që nga ndërtimi i këtyre siloseve në vitin 1972, do të kryejë një rindërtim të pjesshëm të siloseve, i cili do të rrisë kapacitetin e siloseve nga 40,000 ton në 50,000 ton dhe mundësinë e pranimit dhe dorëzimit të drithërave nga 30 ton në 100 ton në orë.
Ky investim do të realizohet në vitin 2025 dhe në vitin 2026 do të përfundojë rinkonstruimi i tërsishëm, duke ndryshuar sistemet e tjera dhe do të kemi një kapacitet modern dhe plotësisht funksional që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm ta përdorin në mënyrë që të jetë funksional dhe në dobi për të gjithë prodhuesit bujqësorë./TV NEWS

