Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ardian Ramadani nga Kumanova, emërohet ambasador i Francophonia-s për Maqedoninë e Veriut

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Gusht, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ardian Ramadani nga Kumanova, emërohet ambasador i Francophonia-s për Maqedoninë e Veriut

Organizata “Francophonia”, si misionare dhe aktore e përkushtuar në komunitetin edukativo-arsimor dhe kulturor frëngjishtfolës, me seli në Nicë (Bregu i Azurit)- Francë, si dhe drejtori i saj,  Jan Librati, me ekipin e tij, që merren me aktivitete që kryesisht promovojnë Frankofoninë përmes edukimit dhe vlerave të solidaritetit, hapjes dhe ndërkulturalitetit, përmes frëngjishtes, si gjuhë e përbashkët, për të zbuluar dhe ndarë kulturat e botës, e kanë emëruar Ardian Ramadanin ambasador të kësaj organizate për Maqedoninë e Veriut.

Frankofonia, si vendtubim i shumë shteteve frankofone, është një qendër për projekte që bashkojnë komunitetet edukativo-arsimore përmes përvojave edukativo-arsimore dhe ndërkulturore, kushtuar drejtorëve, profesorëve, ligjëruesve, hulumtuesve, studentëve e kështu me radhë.  Fushëveprimi i kësaj organizate bëhet nën moton “Të mësojmë nga të gjithë, të dimë së bashku”.

Përndryshe, Ardian Ramadani ka lindur më 30 nëntor 1983 në Kumanovë. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin Opajë, komunën e Likovës, ndërsa të mesmen në gjimnazin e Kumanovës.

Studimet universitare i ka mbaruar në Univer­sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, si student i dalluar.

Ka mbaruar studimet pasuniversitare me sukses, në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në Univer­sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, drejtimi i studimeve të diplomacisë dhe Shkencave politike, ku ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, shteti-komb dhe doktrina Raison d’État”, e me këtë rast ka marrur titullin magjistër i Studimeve të Diplomacisë dhe Shkencave Politike.

Nga viti 2003 gjer më vitin 2007 ka punuar si profesor i gjuhës frënge në gjimnazin e Kumanovës.

Në vitin 2005 ka qenë deputet i Maqedonisë në Parlamentin Frankofon të të Rinjve në Bruksel.

Nga 2007 gjer më 2010 ka qenë profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa nga viti 2010 e gjer në fundvitin e 2011 ka punuar si Sekretar i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Në vitin 2011 qenë ligjërues i lëndës së Marrëdhënieve ndërkombëtare në Akademinë Diplomatike Shqiptare.

Nga 2011 gjer më 2012 ka qenë profesor i gjuhës frënge në shkollën e mesme komunale-gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri.

Më 2012 ka qenë pjesëmarrës aktiv në ligjëratat  e shkollës politike “Nënë Tereza”, në kuadër të Qendrës për Krijimin e Politikave Publike dhe i certifikuar me certifikatë nga Shkolla Politike “Nënë Tereza” në Shkup, mbështetur nga Këshilli i Evropës, cikli i vitit 2012 i Shkollave për Studime Politike në Këshillin e Evropës dhe pjesëmarrës në Forumin për Demokraci në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Në vitin 2014 ka qenë pjesëmarrës në programin e Universitetit të Paqes “Beteja për lirinë”, në Kaen-Normandi të Francës, e poashtu edhe në vitin 2015, në programin me temë “Negocimi për paqe”, i shpërblyer në të dyja rastet me certifikatë.

Ka marrë pjesë aktive si pjesëmarrës në Akademinë e Gjashtë Politike për Demokraci Sociale, organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert, zyra Shkup, nga Instituti për demokraci sociale “Progres” në Shkup dhe nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, Prishtinë, Kosovë, i shpërblyer me certifikatë CUM LAUDE .

Gjer në gusht të vitit 2015 ka qenë mësimdhënës i gjuhës frënge në shkollën e mesme mjekësore në Kumanovë.

Nga shtatori i vitit 2015 deri më shtator 2017 ka punuar si përkthyes në Misionin Ushtarak të Ambasadës së Francës në Shkup, në cilësi të përkthyesit në Misionin e Mbrojtjes.

Nga shtatori 2017 e deri më sot, ai është përkthyes personal në shqip dhe frëngjisht i ambasadorit të Francës në Shkup, mandej përkthyes në shqip dhe frëngjisht në Institutin Francez në Shkup, si dhe profesor i gjuhës frënge në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, në ministritë e ndryshme në shtetin tonë, i angazhuar në tërë këto aktivitete nga Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup.

Ndërsa, nga dhjetori 2019 e deri më sot, ai është i angazhuar edhe në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, në departamentin e Holokaustit, në cilësi të asistentit hulumtues.

Është tejet aktiv me përkthime si përkthyes gjyqësor në gjuhën frënge, shqipe dhe maqedonase, ndërsa shquhet edhe si kolumnist dhe publicist i rregullt.

Ardian Ramadani është autor i pesë librave gjer më tani, recensent dhe redaktor i disa librave, si dhe autor i rregullt i shumë shkrimeve, artikujve dhe analizave nëpër ueb-portale të ndryshme, revista dhe gazeta të përditshme shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, të shkruara dhe elektronike.

Ardian Ramadani jeton në qytetin e Kumanovës.

Televizioni News/Vlora Zenuni Hamiti

Lexuar: 71

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.