Autor: Suad Avdiu

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar sot figurën e Bekim Berishës – ABEJA, Bedri Shalës, Elton Zherkës dhe Përmet Vulës, të cilët ranë dëshmorë në luftën për lirinë e Kosovës. “ABEJA është një hero i pashoq, luftëtar lirie, i dekoruar nga tre presidentë, pjesëmarrës në luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Kur vendlindja e lëshoi kushtrimin, në pranverën e vitit 1998, bashkë me Bedri Shalën dhe shokët e idealit, kapën armët për të ujitur me gjakun e tyre rrënjët e lirisë”, shkroi Ahmeti. Ai theksoi se këta luftëtarë u rritën e u edukuan me dashurinë për atdheun dhe jetën…

Read More

NË KUJTIM TË HEROIT BEKIM BERISHA Bekim Berishën e kam takuar për herë të parë në Zagreb në 1991. Me të më njohu bashkëluftëtari i tij, Arif Krasniqi, nga Prishtina, të cilin atëherë e quanim Hitler. Emrin e Bekim Berishës e kisha dëgjuar 1 javë para këtij takimi, gjatë një ligjërate të profesorit tim në studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit. BEKIMI, I VLEFSHËM SA 500 LUFTËTARË KROATË Profesori sapo ishte kthyer nga fronti kroato-serb, ku kishte marrë pjesë në simulimin kompjuterik të hedhjes së raketave në drejtim të serbëve. Gjatë shpjegimit të një shembulli nga teoria problemit të katrorëve…

Read More

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), me qëllim informimin në kohë dhe në mënyrë transparente të institucioneve shtetërore, partive politike, pjesëmarrësve në procesin zgjedhor dhe opinionit publik, ka bërë të ditura ndalimet dhe kufizimet që vlejnë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve lokale 2025 në Maqedoninë e Veriut, deri në përfundimin dhe konstituimin e këshillave komunalë dhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ndalimet kryesore për periudhën zgjedhore janë: 1. Investime dhe pagesa të reja – Ndalohet nisja e projekteve të reja infrastrukturore me fonde publike ose kapital shtetëror, pagesa të jashtëzakonshme nga buxheti, nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive, si…

Read More

BDI ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski në lidhje me zgjedhjet lokale në vend. Nga BDI thonë se është paradoksale që kryeministri flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërkohë që çdo ditë e praktikës qeverisëse së tij është kthim prapa në kohë: tek diskriminimi, majorizimi, përjashtimi dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. “Përkujtesa e vitit 2001 nuk është “temë e vjetër”, ajo është kujtesë për çmimin që qytetarët paguan për barazi dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sot po shkelet hapur nga qeveria aktuale. Në vend se të na japë leksione se për çfarë…

Read More

“Mos e përfshi Branko Crvenkovskin në përpjekjet e kota për ta bërë Martin Kostovskin kryetar të komunës së Kumanovës. Kjo nuk është mënyra për ta bërë këtë, dhe ju vetë e dini”. Kështu u përgjigj ministri Goran Minçev, pasi ish-kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski-Cic, deklaroi në një emision se Branko Crvenkovski as nuk e krijoi partinë ZNAM dhe as nuk e mbështet atë, dhe se Minçev ishte aty për qëllime fitimprurëse. Ai shtoi se Damjanovski ishte personi i fundit që kishte të drejtë të akuzonte dikë për motive fitimprurëse. “Shoku Cic, e di që ende nuk mund ta…

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka vlerësuar lart angazhimin e ish-ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në krye të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), gjatë një fjalimi para pjesëmarrësve të Akademisë Politike të BDI-së, informon PressOnline.al Ahmeti u shpreh se Osmani ka udhëheq një mision tepër të rëndësishëm ndërkombëtar, në një moment kur OSBE-ja po përballet me sfida ekzistenciale. Sipas tij, angazhimi i Osmanit në krye të OSBE-së ishte përpjekje për ta shpëtuar organizatën nga “arkivoli” dhe për ta rikthyer në funksionim të plotë. Kreu i BDI-së theksoi se Osmani…

Read More

Skandalet e njëpasnjëshme në Komunën e Çairit – nga aferat korruptive, uzurpimet e pronave publike, qindra ndërtime ilegale, falsifikimi i dokumentacionit për legalizim kriminal të objekteve paleje, klientelizmi, deri te keqpërdorimet e përditshme në institucionet komunale – tash e 20 vite kanë dëmtuar rëndë jetën e qytetarëve. Tetori do të jetë muaji i shpëtimit për banorët e Çairit. Sipas raportimeve publike, aktualisht në territorin e komunës po ndërtohen mbi 50 objekte të reja pa leje, ndërsa institucionet heshtin. Dëshmitë e shumta tregojnë se Komuna e Çairit ka përdorur një regjistër të falsifikuar për legalizimin e ndërtesave të paligjshme, duke i…

Read More

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të zhvillohet mbi projekte konkrete, por, siç thotë ai, BDI, në vend që të flasë për të ardhmen, “na kthen 30 vjet pas” dhe imponon tema nga e kaluara. “Pres një fushatë me ide dhe plane për shkolla të reja, salla sportive, autostrada… Por është e qartë se BDI, së bashku me një pjesë të strukturave opozitare dhe mediat pranë tyre, po përpiqen të krijojnë një atmosferë në të cilën votuesit, sidomos ata që nuk janë shqiptarë, do të frikësohen për kë të votojnë. Qëllimi i…

Read More

Në një nga mbledhjet e saj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi vendimin për të shfuqizuar Udhëzimin e vitit 2024, i cili rregullonte procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve dhe mënyrën e caktimit të noterëve sipas Kodit Zgjedhor. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, sqaroi se ky udhëzim hiqet nga fuqi për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin janë shfuqizuar nenet 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, që përcaktonin numrin ose përqindjen e nënshkrimeve të nevojshme për propozimin e listave nga grupet e zgjedhësve. “Në fuqi mbetet neni 60, i cili rregullon të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas…

Read More

Shefi i Shtabit Qendror të VLEN, Adnan Azizi, ka njoftuar vendimin për formimin e Shtabit të VLEN në mërgatë. Struktura e re do të ketë përfaqësues dhe shtabe të veçanta në çdo shtet të Evropës ku graviton mërgata shqiptare. “Mërgata VLEN!”, ka shkruar Azizi, duke e cilësuar këtë hap si një mundësi për përfshirjen më të gjerë të diasporës në zhvillimet politike dhe zgjedhore.

Read More