Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar sot figurën e Bekim Berishës – ABEJA, Bedri Shalës, Elton Zherkës dhe Përmet Vulës, të cilët ranë dëshmorë në luftën për lirinë e Kosovës.
“ABEJA është një hero i pashoq, luftëtar lirie, i dekoruar nga tre presidentë, pjesëmarrës në luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Kur vendlindja e lëshoi kushtrimin, në pranverën e vitit 1998, bashkë me Bedri Shalën dhe shokët e idealit, kapën armët për të ujitur me gjakun e tyre rrënjët e lirisë”, shkroi Ahmeti.
Ai theksoi se këta luftëtarë u rritën e u edukuan me dashurinë për atdheun dhe jetën ia falën tokës së vet.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe për të gjithë dëshmorët e lirisë! Lavdi!”, përfundoi Ahmeti.

