Autor: Suad Avdiu

Me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi angazhimin e shqiptarëve për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë. “Unë dhe shqiptarët, dje, sot dhe nesër, angazhohemi për një Maqedoni unitare — as timen përsëri, as tuajën përsëri, por gjithmonë Maqedoninë tonë,” shkroi Ahmeti në kolumnën për “360 gradë”. Ai kujtoi se Marrëveshja e Ohrit shënoi fillimin e ndërtimit të një shteti të përbashkët dhe euroatlantik, duke shtuar se “me këtë marrëveshje shtrënguam duart dhe i dhamë fjalën për një atdhe të barabartë”. Ahmeti theksoi gjithashtu se shqiptarët nuk e kanë kontestuar kurrë…

Read More

Një delegacion i VLEN-it sot ka vizituar fshatin Lubeten të Shkupit, ndërsa kanë përkujtuar masakrën e 12 gushtit të vitit 2001, kur forcat e policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë vranë pamëshirshëm 9 burra dhe një fëmijë 6-vjeçar. “Sot, në fshatin Luboten, së bashku me familjarët e dëshmorëve, ish-ushtarët e UÇK-së dhe banorët e kësaj ane, përkujtuam 12 gushtin 2001, një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe të gjithë shqiptarët. Në mëngjesin e asaj dite, forcat policore-ushtarake të shtetit ndërmorën një operacion të egër dhe të pajustifikuar, duke vrarë dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe 6-vjeçarin Erxhan Aliu, simbol…

Read More

Arben Fetai -Sot, në fshatin Luboten, së bashku me familjarët e dëshmorëve, ish-ushtarët e UÇK-së dhe banorët e kësaj ane, përkujtuam 12 gushtin 2001, një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe të gjithë shqiptarët. Në mëngjesin e asaj dite, forcat policore-ushtarake të shtetit ndërmorën një operacion të egër dhe të pajustifikuar, duke vrarë dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe 6-vjeçarin Erxhan Aliu, simbol i pafajësisë së shuar padrejtësisht. Emrat e Dalip Muratit, Muharrem Ramadanit, Memet Memetit, Rami Jusufit, Xhelal Bajramit, Kadri Jasharit, Bajram Jasharit, Sulejman Bajramit dhe Atulla Qailit janë gdhendur përjetësisht në kujtesën tonë kolektive, si dëshmi…

Read More

Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në qershor do të japin sot provimin e parë të detyrueshëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi. Më 14 gusht (e enjte), do të jepet provimi i dytë ekstern i provimit të maturës shtetërore në sesionin e provimeve të gushtit. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), gjithsej 1118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve. Testin e gjuhës amtare do ta japin sot: 352 – gjuhë maqedonase, 225 – gjuhë shqipe dhe nëntë kandidatë – gjuhë turke. Për të enjten janë regjistruar: për…

Read More

Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon. Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla në periudhën 2013-2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Këto nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por është një kambanë alarmi për të ardhmen e shoqërive tona. Rënia e natalitetit, emigracionit drejt vendeve perëndimore dhe rrjedhimisht edhe zbrazja e…

Read More

Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim – Kumanovë Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, kryetari i komunës nuk është prononcuar as në profilin e tij personal në rrjetet sociale, as përmes ndonjë deklarate publike në media. Ai nuk ka ofruar asnjë sqarim për praninë e tij në këtë ngjarje dhe nuk ka dënuar fyerjet e rënda që iu drejtuan qytetarëve shqiptarë të këtij vendi. Mungesa e reagimit, qoftë edhe një kërkim falje ndaj bashkëqytetarëve shqiptarë, është tejet shqetësuese. Në vend që të reagojë qartë dhe pa mëdyshje, z.…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka rikujtuar ngjarjet e Lubotenit, ku në mënyrë mizore u vranë 10 civlë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 6 vjeçar. Ahmeti shkruar se kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. “Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç. Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është…

Read More

Sot mbushen 24 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit. Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vranë fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Rasti i Lubotenit ishte një…

Read More

Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të nxehtë nga jugu, përkatësisht nga Afrika, në Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë moti i qëndrueshëm, i thatë, me diell dhe shumë i nxehtë, me shfaqje të herëpashershme të vranësirave të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor. Në Shkup dhe rrethinë, moti po ashtu do të mbetet i qëndrueshëm, i thatë, shumë i nxehtë dhe me diell, me vranësira të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të larta dhe…

Read More