Autor: Suad Avdiu
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë promovimit të librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” të Gjeneral Kudusi Lamës, foli mes tjerash dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt lirisë, barazisë dhe integrimit të shqiptarëve. Ali Ahmeti theksoi se lufta e UÇK-së ishte sakrificë për dinjitet, paqe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. “Sot, 24 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, amaneti i atyre që sakrifikuan është që të mbetemi të bashkuar dhe t’i mbrojmë të arriturat tona të përbashkëta,” tha Ali Ahmeti Ali Ahmeti vlerësoi lartë kontributin e Prof. Dr. Kudusi Lamës për çështjen kombëtare, duke e…
Me një seancë të posaçme qeveria shënoi 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit të cilën e konsideruan si bazë të shtetit unitar dhe bashkëjetesës ndëretnike. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo marrëveshje është keqpërdorur por se në qeverinë e tij nuk ka më vend për individë dhe struktura që krijojnë kriza politike dhe etnike, që më pas të imponohen si zgjidhje. Ai e quajti Marrëveshjen kapitull të mbyllur, me miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë. “Ky dokument, kjo marrëveshje kornizë, është marrëveshje që për fat të keq është keqpërdorur gjatë kohë nga individë. Mbi 20 vjet kemi pasur struktura…
Që nga shpallja e zgjedhjeve, rrjedh edhe afati për paraqitjen e vëzhguesve të zgjedhjeve lokale, që përfundon më 8 tetor. Kërkesat për vëzhgim të zgjedhjeve në KSHZ mund t’i dorëzojnë të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja që janë të regjistruara në përputhje me ligjin, të paktën një vit para ditës së zgjedhjeve, dhe statutet e të cilave përfshijnë parimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, përfshirë përfaqësuesit e mediave. Parashtruesit e kërkesave për monitorimin e zgjedhjeve dorëzojnë Kërkesë për regjistrim të vëzhguesve në procesin zgjedhir, ndërsa përfaqësuesit e mediave…
Me formimin e Komisionit për selektim në Kuvend, ka nisur procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit për Antikorrupsion, pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës. Pos deputetëve, në komision edhe përfaqësues të OJQ-ve. Nuk dihet se kandidatë kanë aplikuar për këtë pozitë. “Pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës nga funksioni kryetare e Antikorrupsionit tani Kuvendi ka filluar procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri. Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend ka formuar një komision prej shtatë anëtarësh të cilët do të duhet që të shqyrtojnë aplikimet e të gjithë kandidatëve të cilët do të duhet të zëvendësojnë Dimitrovskën në…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit tha se ky pakt pavarësisht të gjithave, solli paqe dhe ruajti karakterin unitar të shtetit. Mickoski tha se 24 vjet pas, duhet të vazhdojmë rrugën e paqes, pasi siç theksoi ai, bashkë jemi më të fortë. “Marrëveshja Kornizë e Ohrit 24 vjet më pas solli paqe. Solli stabilitet dhe siguroi ruajtjen e Maqedonisë unitare. Marrëveshja Kornizë nuk është vetëm letër, është simbol i pjekurisë, guximit dhe mençurisë. Është përkujtim se sado që të jemi të ndryshëm në gjuhë, fe dhe kulturë…
24 vjet më parë, shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re, të barabartë dhe të integruar në NATO e në BE, nëpërmjet të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij me rastin e 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ahmeti tha se bashkë ndryshuam kushtetutën dhe miratuan pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe rregullimin e zbatimit të gjuhës shqipe, flamurin kombëtar, arsimin sipëror, përfaqësimin e drejtë dhe shumë ligje të…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ,njëherit një nga krerët e VLEN në intervistën për Kanal10, ka deklaruar se VLEN është futur në Qeveri me legjitimitetin e votës shqiptare. Fetai tha se BDI, në mandatet e fundit sa ishte në Qeveri, kishte rreth 85.000 vota, ndërsa VLEN, në zgjedhjet e fundit, mori afër 107.000 vota. “Pra, ne kemi diku 50 për qind më shumë vota dhe trup elektoral se BDI, kur ishte në Qeveri. Është e vërtetë se koalicioni rreth BDI-së ka grumbulluar vota më tepër se ne, por nuk duhet të harrojmë se BDI ishte në koalicion me parti turke, boshnjake dhe…
Mbrëmja e 8 gushtit në festivalin “Nona” në Përmet, një ngjarje e dedikuar gjysheve shqiptare, mori një kthesë të papritur gjatë performancës së këngëtares Anxhela Peristeri. Artistja, e ftuar për të kënduar në këtë festë, u prit fillimisht me entuziazëm dhe duartrokitje, por një incident në skenë la ‘shije të hidhur’ tek të pranishmit. Gjatë performancës, një person nga publiku e goditi këngëtaren me një kanaçe. E rreth kësaj situate ka reaguar vet Anxhela, duke treguar ngjarjen. Ajo tha se është shumë mirë dhe se askush nuk e ka goditur me kanaçe në skenë, por për sigurinë e një fëmije…
Motrat Mustafa, këngëtaret e njohura nga Mushtishti, prej vitesh mbeten emra të respektuar në muzikën popullore shqiptare. Me një karrierë të gjatë e të qëndrueshme, ato shquhen për repertorin e tyre të pasur dhe interpretimin karakteristik, por edhe për një fakt tjetër që bie në sy: rrallë, ose aspak, shihen në shoqërinë e kolegëve të tjerë të estradës. Burime pranë tyre thonë se kjo nuk lidhet me ndonjë konflikt, por me zgjedhjen e vetë motrave për t’u fokusuar tek muzika dhe jeta private, pa u përfshirë në rrethin e festave, darkave e jetës mondane të artistëve, shkruan “Kosovarja”.
Çdo një prej nesh obligohemi që të dëshmojmë të mirën, mirësjelljën, përkrahjen e përkushtimin e miqve, dashamirëve e bashkëpunëtorëve. Vite me radhë na bashkoi një ideal dhe një qëllim, mirëqenia e bashkëfshatarëve tanë dhe vendit ku jetojmë e verpojmë, haraçinasve dhe Haraçinës, dhe këtë obligim në çdo hap u munduam ta bëjmë së bashku, pa kalkulime e pa asnjë rezervë. Atje ku unë isha bartës i procesit, përkrah e kisha në çdo hap. Ndihmuam sa mundëm edhe pse nuk ishim pjesë e pushtetit lokal me aq sa kishim e mundeshim në suaza të autorizimeve, por gjithnjë të vendosur që këtë…
