Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë promovimit të librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” të Gjeneral Kudusi Lamës, foli mes tjerash dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt lirisë, barazisë dhe integrimit të shqiptarëve.
Ali Ahmeti theksoi se lufta e UÇK-së ishte sakrificë për dinjitet, paqe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Sot, 24 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, amaneti i atyre që sakrifikuan është që të mbetemi të bashkuar dhe t’i mbrojmë të arriturat tona të përbashkëta,” tha Ali Ahmeti
Ali Ahmeti vlerësoi lartë kontributin e Prof. Dr. Kudusi Lamës për çështjen kombëtare, duke e cilësuar si një zë të motivimit, të së vërtetës dhe të sakrificës.
“Historia jonë është themeli i së ardhmes sonë,” vuri theksin Ali Ahmeti.

