Autor: Suad Avdiu

Pothuajse një e katërta, ose 23,7 për qind e të rinjve në vend, të moshës 15 deri në 19 vjeç, as punojnë, as mësojnë, as trajnohen. Të dhënat u publikuan nga shoqata “HERA” me rastin e Ditës së të Rinjve, duke përcjellë mesazhin “të rinjtë nuk janë hashtag, por prioritet”. U kërkua që të rinjtë të jenë partnerë të barabartë në marrjen e vendimeve dhe krijimin e së ardhmes. Ne i pyetëm njohësit e fushës se cilat janë arsyet e joaktivitetit të të rinjve në kërkimin e punës. Thonë se ka ndarje në konceptet e kuptimit, të rinjtë e dinë…

Read More

BDI sot përmes një kumtese ka akuzuar qeverinë aktuale se po bënë diskriminim etnik në sport. Nga atje thonë se kundërshtojnë përbërjen e re të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga strukturat drejtuese dhe vendimmarrëse. “Nga gjithsej 117 anëtarë, vetëm 4 janë shqiptarë, një pasqyrë tronditëse e qasjes diskriminuese që është e papranueshme për një shtet multietnik dhe europian. Edhe më alarmante është mungesa e plotë e shqiptarëve në organet kyçe: • Bordi Drejtues: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë. • Këshilli Olimpik: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë. • Gjykata e Arbitrazhit Sportiv…

Read More

Shkupi ka shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi themelet e një shteti multietnik. Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim publik e cilësoi këtë dokument si një nga momentet më përcaktuese në historinë politike të vendit. “24 vite paqe, bashkëjetesë dhe ndërtim i një shteti për të gjithë. Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një kujtim i së shkuarës, por një angazhim i përditshëm për një të ardhme europiane, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, shkroi Meidani. Ai theksoi se sot, më shumë se kurrë, Marrëveshja…

Read More

Në Shkup sot pritet mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta lokale dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius. Sipas të dhënave të Administratës për Punë Hidrometeorologjike (UHMR), sot në gjithë vendin do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite, në rajonet malore të veri-perëndimit, priten kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperaturat do të lëvizin…

Read More

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 19 tetor, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është ndezur nga përplasjet mes dy blloqeve kryesore politike, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe koalicionit VLEN. Fokusi kryesor i debateve dhe akuzave është vendosur në komunën e Çairit, një nga zonat më të rëndësishme dhe simbolike për elektoratin shqiptar. Nga radhët e BDI-së kanë lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj kandidatit të VLEN-it, Izet Mexhiti, duke e cilësuar si përgjegjës për gjendjen e mjerueshme të komunës gjatë dy dekadave të fundit. Sipas integristëve, Mexhiti ka shfrytëzuar Çairin vetëm për interesat dhe…

Read More

Pas një ndërprerjeje dyvjeçare, janë rikthyer provimet për punësim në kopshte. Për shkak të një sistemi elektronik të provimit jofunksional, një numër i madh kandidatësh nuk mundën ta jepnin provimin, gjë që shkaktoi një ndërprerje pikërisht kur kishte nevojë për më shumë staf në kopshte. Ministri i politikës sociale, demografisë dhe rinisë Fatmir Limani tha se me ndryshime ligjore u mundësua që provimi profesional të zhvillohet në formë të shkruar për edukatore dhe përkëdhelëse nëpër kopshtet publike. Dua të ju informoj se përfundimisht zhbllokuam procesin e dhënies së provimeve profesionale për dhënie të licencave për punë nëpër kopshte, proces i…

Read More

-Zaten këtë e kemi dëshmuar me një vit qeverisje, duke miratuar dhjetëra projekte që sot po realizohen në të gjitha komunat e vendit, por edhe me vendimin e kësaj qeverie që çdo vit të ndajë nga 250 milionë euro për zhvillim të infrastrukturës lokale. Në anën tjetër është një opozitë e hutuar shqiptare që përpara këtij rezultati dhe në mungesë të ofertës për zhvillim të komunave, dëshiron ta imponojë narrativin se “shqiptarët janë keq dhe ata janë shpëtimtarët”, duke mos ofruar as edhe një provë për këtë e duke mos thënë asnjë fjalë se çfarë ofrojnë ata për pushtetin lokal.…

Read More

Në vendkalimin kufitar Tabanocë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, kumtoi pasdite Lidhja Automote e Maqedonisë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM informojnë se për shkak të zjarrit në Parkun kombëzar “Jasen”, rruga rajonale P1106 Makedonsi Brod-Shkup është mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët…

Read More

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ka reaguar ndaj siç thonë ata, mashtrimeve të ministrit të shëndetësisë, Azir Aliu për punësimin e 155 punonjësve shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës. ASH e Taravarit thotë se edhe pse mori përgjigje negative nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ministri Aliu vazhdoi “dramën” politike, duke deklaruar se punonjësit shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës do të marrin vendime. “I kujtojmë ministrit se kanë kaluar gati dhjetë ditë nga mbajtja e testimit – ku, përveç punonjësve që presin me vite, ishin edhe shumë militantë të VLEN-it – dhe të gjithë janë mashtruar njësoj. Ashtu siç…

Read More

Sot përkujtojmë 24-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje e cila jo vetëm që i dha fund një konflikti, por hapi rrugën për paqe, barazi dhe bashkëjetesë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është koha që Marrëveshja e Ohrit të mos jetë më vetëm simbol i paqes, por një standard praktik i barazisë, përfaqësimit dhe drejtësisë. Është koha të kalojmë nga respektimi minimal, në avancimin e saj për zhvillimin demokratik në përputhje me realitetin dhe aspiratat tona europiane. Është koha që të gjithë qytetarët të bashkohemi me përgjegjësi për interesat e përbashkëta të shtetit tonë. Marrëveshja e Ohrit…

Read More