Autor: Suad Avdiu
VLEN thekson se për më shumë se dy dekada nën menaxhimin e BDI-së, Komuna e Likovës ka mbetur peng i problemeve ekzistenciale. “Edhe pas 23 vitesh, banorët vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, mungesë të kanalizimit fekal, mungesë të asfaltit në shumë fshatra, si dhe probleme të rënda infrastrukturore që as nuk janë afruar drejt zgjidhjes. Likova sot nuk ka njësi të zjarrfikësve, nuk ka plan gjeneral urbanistik, nuk ka ndërmarrje publike funksionale, nuk ka sistem efikas të mbledhjes së tatimeve dhe për pasojë nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të zhvilluar projekte të mëdha. Ky boshllëk…
Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj. Kështu e nis përkujtimin për Arben Xhaferin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa i është kthyer viti 2001. “Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona. As pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi ynë nuk u ndalën. Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh’. Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka. I përjetshëm kujtimi për…
Nga sot hyn në fuqi vendimi me të cilin tregtarët duhet të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera. “Me këtë vendim ulen çmimet e çantave të shpinës dhe çantave të dorës, fletoreve, blloqeve, kolazheve, lapsave dhe stilolapsave (ekonomikë, plastikë), ngjyrave të drurit dhe dyllit, plastelinës, brumit për modelim, bazave, flomasterëve dhe markerëve, ngjyrave tempera, akrilike të ujit dhe furçave, vizoreve dhe materialeve didaktike, mprehëseve…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Sipas LAMM intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. “Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në pikat kufitare. Në pikën kufitare Tabanoc, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 15-30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 29 deri 36 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shitu./Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e një Qendre Klinike moderne në qytetin e Tetovës. Ai në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe drejtorin e institucionit, Erzen Elezi, tha se u hodh hap i parë për modernizimin e plotë të këtij kompleksi shëndetësor, që pritet të sjellë një epokë të re për qytetarët e Tetovës dhe rajonit. Kasami shtoi se Komuna e Tetovës do të sigurojë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor, duke nënvizuar kalimin nga “errësira e dështimeve të së kaluarës drejt…
Dy ditë pas kronikës së Alsat lidhur me analizat që BDI i kishte realizuar për Marrëveshjen e Ohrit, për të cilat u shpenzuan miliona dernarë dhe nuk u njohën nga shteti, asnjë reagim nga integristët. Nga ana tjetër VLEN sot përmes një komunikatë akuzon BDI-në se Marrëveshjen e Ohrit e ktheu në mjet për pasurimin personal dhe mbulim të dështimeve. “Janë bërë 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti më i rëndësishëm për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por hija e moszbatimit të saj të plotë vazhdon të rëndojë mbi institucionet shtetërore. Fajtorin kryesor e dimë…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit sot ka prezantuar pikën e gjashtë të Platformës Kombëtare. Kjo pikë i dedikohet diasporës shqiptare pasi siç thonë nga ASH ata janë është një pasuri kombëtare për zhvillimin e shqiptarëve. Njoftimi i plotë nga ASH-Taravari: Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe bashkëkombës shqiptarë, Shpalosja e Pikës 6 të Platformës Kombëtare: Diaspora dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare Të nderuar qytetarë, të dashur bashkatdhetarë, Në prezantimin e Platformës Kombëtare, sot ndalem te një shtyllë thelbësore për forcimin dhe zhvillimin e kombit tonë, diaspora shqiptare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Diaspora shqiptare është pasuri kombëtare. Ajo nuk është thjesht një…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se prej nesër fillon aplikimi për realizimin e të drejtës për shujtë të subvencionuar për studentë për vitin akademik 2025-2026. Në thirrjen e publikuar nga MASH janë bërë të ditura kushtet dhe mënyra e aplikimit. Afati për aplikim për studentët që vijojnë studimet dhe studentët që do të marrin statusin e studentëve në vitin akademik 2025/2026 është deri më 5 shtator 2025. Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarë është e dedikuar për blerje të ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te persona juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin…
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin me pyjet shtetërore. Në raport janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mos-harmonizim në punën e ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion i pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Mjetet biologjike nuk vlerësohen sipas vlerës së tyre objektive, përkatësisht nuk zvogëlohen ose zhvlerësohen për sipërfaqet që ndodhen brenda kufijve të Parkut Nacional të Sharrit dhe janë të rregulluara me plane…
