Autor: Suad Avdiu

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tentativa për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e bërë pa konsultim me OSBE-ODIHR dhe pa përfshirjen e deputetëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në një proces të hapur e gjithëpërfshirës, nuk kaloi falë shumicës së dyfishtë – Badenterit. Ky rezultat është një fitore e parimeve demokratike dhe e respektimit të zërit të qytetarëve, sepse ligjet që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e vendit dhe proceset zgjedhore duhet të hartohen me transparencë, konsensus dhe respekt për standardet ndërkombëtare. Përpjekjet e partive të VLEN, të cilat sot mbajnë pushtet pa legjitimitet etnik në një qeveri…

Read More

Nuk kaloi propozim-ligji i shumicës parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pavarësisht disa modifikimeve që pësoi në komisionet parlamentare, si dhe pranimit të amendamentit të “E Majta”-s që pragu prej 0,95 për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur të ulet në 0,5. Megjithatë, epilogu përfundimtar dhe votimi kaloi pa shumicën e nevojshme të Badenterit, pasi Fronti Evropian tashmë ishte shprehur se nuk do t’i votojë ndryshimet dhe kërkoi konsensus politik dhe bisedime, duke iu referuar edhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në pjesën e popullsisë rezidente dhe jorezidente. Ndryshimet e propozuara nga qeveria ata i definuan si njëanshme. Nevojën për…

Read More

Më 15 gusht 2025, rreth orës 07:37, në një hotel në zonën e Bit Pazarit në Shkup është gjetur i pajetë shtetasi turk A.Z., 44 vjeç, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21. “Ekipi i Ndihmës së Shpejtë mjekësore konstatoi vdekjen, pa shenja të dukshme dhune. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi i hetimit i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Read More

Kuvendi për sot ka caktuar seancë, pika e vetme në rend dite të së cilës janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar, të cilat, ndër të tjera, rregullojnë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në vend të një përqindjeje, ndryshimet përcaktojnë se kur bartësi i listës së kandidatëve për deputetë është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen të paktën 0,95 përqind të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve të Njësisë Zgjedhore (NJZ). Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu se kur bartësi i listës së kandidatëve për deputetë është një grup…

Read More

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut sot (16.08.2025) në orën 02:41 të mëngjesit, në numrin telefonik 112 është marrë denoncim për bombë të vendosur në një aeroplan që duhej të fluturonte nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” për në Turqi. “Menjëherë pas marrjes së denoncimit, janë ndërmarrë aktivitetet e duhura dhe janë kryer kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përcaktuar se raporti ishte i rremë, gjegjësisht se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 06 të mëngjesit, aeroporti rifilloi funksionimin e rregullt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.(INA)

Read More

Moti sot do të jetë pjesërisht me re me periudha me diell. Erë e lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura minimale do të jetë 9 gradë, ndërsa maksimalja 24 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht me re me periudha me diell. Erë e lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura do të lëvizë nga 18 deri në 32 gradë.

Read More

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si vazhdon të zbatohet reklamimi politik i paguar (RPP) në mediat online. Në prag të zgjedhjeve lokale, SHGM rikujton mungesën e kritereve dhe rregullimit në këtë segment, gjë që u mundëson portaleve “të dyshimta” pa transparencë të marrin mjete të konsiderueshme nga buxheti. Kjo krijon hapësirë për keqpërdorime – një pjesë e portaleve të raportuara janë faqe interneti me pronar të panjohur ose pa impresum, shpesh të krijuara pak para zgjedhjeve me qëllimin e vetëm që paratë shtetërore të kalojnë në fushata partiake. Kjo dukuri e dëmton skenën…

Read More

Siç ndodh rëndom kur afrohen zgjedhjet, Kuvendi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Deputetët të cilët supozohej të ishin në pushim, do të mblidhen nesër për të miratuar disa nga ndryshimet që ishin propozuar dhe do të duhej të ishin miratuar muaj më parë. Në propozim parashikohet njohja e portaleve në Kodin zgjedhor, disa rekomandime të OSBE-ODIHR-së por edhe mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur. Pasi Gjykata Kushtetuese kishte anuluar dispozitën për mbledhjen e të paktën 1% të nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur në zgjedhje, tani si zgjidhje, Kuvendi propozon mbledhjen e të paktën 0.95%…

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, para sportistëve dhe punëtorëve të sportit në Çair prezantoi programin e tij gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit. Ky program siç tha ai është hartuar mbi bazën e analizave të detajuara dhe rekomandimeve nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. “Analiza zbuloi mangësi serioze në sportin në Çair – mungesë të një strategjie zhvillimore, salla dhe fusha sportive jofunksionale, shfrytëzim jotransparent të infrastrukturës ekzistuese, qasje të kufizuar për grupet e margjinalizuara, gratë dhe të moshuarit, si dhe pothuajse mungesë të plotë të garave dhe aktiviteteve të organizuara për të rinjtë”, thuhet në komunikatën e…

Read More

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20. Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. Tërmeti me thellësi fokale 15 km, e kishte epiqendrën rreth 8 km në jugperëndim të Krujës dhe 18 km në veriperëndim të Tiranës. (A2 Televizion)

Read More