Autor: Suad Avdiu
Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare vendosi që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Kryetari i saj, Mendu Thaçi, zgjedhjet i sheh si maskenball politik. Ai po ashtu tregoi se PDSH nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie, por edhe se është shkëputur çdo komunikimin e kreun e BDI-së Ali Ahmeti, pasi brenda koalicionit ka marrë, siç i quajti, dy armiqtë e përbetuar të PDSH-së. “Kuvendi qendror merr vendim që Partia Demokratike Shqiptare të refuzoj të marrë pjesë në këtë maskendball politik të quajtur zgjedhje dhe ne nuk do të kemi kandidat në këtë zgjedhje. Mungesën një dëshire për…
Pas skandaleve të rënda dhe dështimeve të turpshme që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë shkatërruar besimin në institucionet kulturore shqiptare, Sekretariati për Kulturë kërkon dorëheqjen e menjëhershme, pa asnjë kusht dhe të parevokueshme të këtyre drejtuesve të paaftë dhe të komprometuar: drejtorit të Teatrit të Gostivarit, drejtorit të Teatrit të Tetovës, si dhe drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, të tre drejtorët kanë dështuar në menaxhimin e mirëfilltë të institucioneve ku janë emëruar. “Shkaqet janë të pamohueshme dhe përbëjnë turp kombëtar: 1. Drejtori i Teatrit të Gostivarit, është…
Kryetarja e Forumit të Gruas të Alternativës, Albulena Demiri Zendeli, gjatë promovimit të kandidatit të VLEN për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, ka folur për rëndësinë që i kanë kushtuar gruas në këto zgjedhje lokale, pikërisht në Kërçovë. Ajo ka theksuar se për herë të parë Forumit të Gruas i jepet bartësi i listës nga Koalicioni VLEN, pa e kërkuar. “ Ky nuk është një promovim i një kandidati. Ky është një hap i guximshëm drejtë një politike të re. Duke pasur vizion, Forumit të Gruas, për herë të parë i jepet e drejta për të zgjedhur bartësin e listës…
Zjarri që kishte shpërthyr mbi fshatin Sllupçan është lokalizuar shpejt dhe është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, në terren ishte edhe kandidati i VLEN-it për Komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku, bashkë me drejtorin e QMK-së Muhamed Ali dhe ekipin e tij. “Bashkë me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, koordinuam nga terreni përpjekjet për të shuar zjarrin që shpërtheu në pyllin me pisha mbi fshatin Sllupçan. Zjarri është lokalizuar plotësisht dhe është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të tij. Falënderoj…
VLEN përmes një komunikate thekson se për 20 vite me radhë, Bujar Osmani ndërtonte karrierë politike, por nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin. Sot, ai bën sikur i intereson Çairi. “Për dy dekada, Osmani ka qenë në funksionet më të larta shtetërore, por asnjë qytetar i Çairit nuk ka ndjerë mbështetje apo ndihmë nga ai. Sot shohim vetëm lojëra dhe fjalë boshe. Programe dhe plane shpall një njeri që për dy dekada nuk ka lënë asnjë gjurmë në Çair. Libër i zbrazët. Bujar Osmani nuk është kandidat i Çairit, ai është kandidat për karrierën e tij. Ai kërkon mbështetje nga…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës artikuloi ndoshta vërejtjen më të shpeshtë që e dëgjon çdo politikan lokal në këtë mjedis: joefikasiteti dhe mosfunksionimi i shërbimeve komunale. Në vend të premtimeve të përgjithshme, Osmani doli me një pako mekanizmash konkret si tabelë publike me plan javor dhe status të detyrave, projekti “Çair 48” për përgjigje/zgjidhje të raportimeve brenda 48 orëve, e marta si “ditë e hapur” pa nevojë për prenotim, ekip komunal i shpejtë dhe kalendar publik i takimeve dhe vendimeve të komunës. “Kjo kornizë godet drejtpërdrejt rrënjën e problemit që prej…
Stojançe Angelov, ish-drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, i cili tani është në krye të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar në formularin për pasuri dhe të ardhura se merr një pagë neto mujore prej 116.000 denarësh, që është rreth 2.000 euro, përcjell INA. Pas një vendimi të qeverisë për rritjen e koeficientit të llogaritjes së pagave për funksionarët, paga për këtë pozitë është rritur ndjeshëm. Më herët, paga mujore ka qenë 92.375 denarë, ndërsa pas rritjes përllogaritet të jetë 105.159 denarë, sipas llogaritjeve të sindikatave – një rritje prej afro 13.8%. Përveç pagës…
Më 15 gusht 2025, rreth orës 15:48, në rrugën rajonale Veles–Gradsko, përballë pikës së pagesës Stobi, një aksident rrugor ka marrë jetën e motoristit D.N. (52) nga Gradsko, njofton MPB-ja, përcjell TV21. “Sipas raportimeve, motori me targa nga Velesi, i drejtuar nga D.N., është përplasur me një automjet të parkuar “Volkswagen Polo” me targa të Velesit, që kishte qenë i parkuar jashtë karrexhatës nga J.K. (37) nga Gradsko. Nga lëndimet e marra, D.N. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion. Në vendngjarje është…
Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe…
Policia ka arrestuar tre persona në Kërçovë, Kumanovë dhe Manastir, pasi janë kapur duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Sipas informacioneve nga MPB, më 16.08.2025, rreth orës 02:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Kërçovë, policia ndaloi një automjet të tipit BMW, të drejtuar nga B. Xh. (26) nga fshati Zajaz. Pas testimit, shoferit iu konstatua 2.08 promilë alkool në gjak. Po atë ditë, rreth 04:48 në Kumanovë, policia ndaloi një automjet të tipit Smart me targa kumanovare, që drejtohej nga B. N. (34). Testi tregoi se ai kishte 3.43 promilë alkool në gjak, një nga nivelet më të larta…
