Autor: Suad Avdiu
Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte plan atëkohë për ndarjen e Maqedonisë, që disa herë është përmendur nga kreu i BDI-së dhe ish-shefi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, përcjell INA. Georgievski në një intervistë ditëve të fundit për TV24 theksoi se ka pasur plan famoz që i është prezantuar nga krerët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) dhe se ai më pas këtë e ka diskutuar me kreun shtetëror. Sipas tij, ideja apo plani i është bërë me dije edhe Arbën Xhaferit, atëkohë kryetar…
Me rastin e Ditës së Armatës, në kazermën “Ilinden” në Shkup, sonte në orën 19:00, njësia e batalionit të artilerisë së Armatës do të zhvillojë një qitje ceremoniale artilerie, me 10 breshëri nga 6 armë artilerie. Më herët, në orën 18:00, do të zhvillohet një qitje provë me një breshëri me 6 gjuajtje. 34-vjetori i Armatës do të shënohet edhe në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, me një parakalim të Batalionit të 2-të të Këmbësorisë dhe njësive të tjera të Armatës. Në këtë ceremoni, siç njoftuan nga Shtabi i Përgjithshëm, do të marrin pjesë përfaqësues të komandës së lartë të Armatës, kryetarë komunash nga…
Në BDI tashmë nuk mund ta fshehin nervozizmin. Madje edhe njerëz nga radhët e tyre publikisht pranojnë se partia funksionon si një “POLITBYRO”. Një rreth i ngushtë thur skenarë, ndan role dhe dëshpërimisht përpiqet të krijojë përshtypjen se gjithçka është nën kontroll. Por puna ka kohë që u ka dalë nga duart. Njëherë nuk duan as t’ia përmendin emrin, pastaj thonë se kundër Artan Grubit nuk ka prova. Ali Ahmeti, nga ana tjetër, gjoja i ka thënë të përgjigjet nëse e ka keqpërdorur besimin e tij, ndërsa menjëherë më pas thotë se „gjëja e parë“ është që Grubi të lirohet…
Banorët e Llojanit çdo ditë rrezikojnë jetën duke kaluar hekurudhën pa sinjalistikë adekuate e pa tra. Ky tren që kalon i bie sirenës për të evituar më të keqen. Dy sinjalet që janë anësh binarëve janë aq të vjetruar sa që vështirë të shihen nga vozitësit e automjeteve që kalojnë çdo ditë. -Ndërmjet fshatit Llojan dhe Tabanocë, hekurudha ku pret rrugën regjionale nuk ka rampa dhe banorët ankohen se ekspozohen në rrezik të përditshëm gjatë kalimit, pasi që sinjalistika është e vjetruar dhe nuk dëgjohet sa duhet, por edhe kthesa e madhe e bën të padukshëm trenin, i cili lëvizë…
Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke marrë tre pikët në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit. Vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60-të, kur sulmuesi Hristijan Maleski realizoi për epërsinë 1:0. Maleski pati edhe dy mundësi të tjera ideale për të dyfishuar avantazhin e Strugës, por në të dyja rastet portieri i Vardarit, Taleski, ishte në lartësinë e detyrës. Vardari kërkoi golin e barazimit deri në fund dhe mundësinë më të mirë e pati në minutën e 96-të. Kryeqytetasit fituan një penallti, por David Babunski nuk arriti ta shndërrojë atë në gol,…
Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS). Ndaj tij është vendosur gjithashtu një ndalesë hyrjeje prej 20 vjetësh në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit. Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e dëbimit konsiderohet proporcionale, duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga 35-vjeçari. Zyra e Policisë Federale e kishte urdhëruar dëbimin e tij që në vitin 2022, me konstatimin se ai është i radikalizuar. Siç thuhet në vendimin e gjykatës, i dënuari kishte…
Çështja e pasardhësit të Ali Ahmetit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse largimi i tij nga drejtimi i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk është konfirmuar, diskutimet për të ardhmen e partisë kanë nxjerrë në pah dy emra: Bujar Osmanin dhe Arbër Ademin. Bujar Osmani konsiderohet një nga figurat më të njohura të BDI-së. Përvoja e tij në poste të larta shtetërore, paraqitjet e shpeshta publike dhe kontaktet ndërkombëtare i kanë dhënë profilin e një politikani me peshë edhe jashtë strukturave partiake. Ai shihet si përfaqësues i një politike më…
Vendimet e fundit kokë në vete të ministres Vesna Janevska dhe deklaratat e saj publike në të cilat vërehet qartë tendenca për të injoruar Badenterin dhe të sjellë ligjet për arsim sipas qejfit të tyre, dëshmojnë qartë hovin e Qeverisë aktuale kundër arsimit në gjuhën shqipe, theksohet në komunikatën për media të Lidhjes Shqiptare. LSH drejton akuzat drejt ministers Janevska se pa debat publik dhe pa ndonjë analizë profesionale ka marrë vendim që të ulet numri I paraleleve në gjuhën shqipe. Po ashtu, sipas kësaj partie Janevka ka reduktzar numrin e studentëve në disa nga fakultete pa arszetime të qëndrueshme.…
Në mesin e tre rasteve të fundit të regjistruara me Ethe të Nilit Perëndimor është edhe një pacient nga Haraçina. Sipas mjekes Bajrami bëhet fjalë për një paciente të moshës 61 vjeçare, shkruan portali Lideri.mk. Ky është rasti i parë i shënuar i këtij virusi në komunën e Haraçinës, prandaj edhe është kryer dezinsektim i ijashtëzakonshëm në këtë komunë. Numri i përgjithshëm i të infektuarëve me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 34 raste. Deri tani janë shënuar dy viktima që kanë qenë të infektuar nga ky virus, por që kanë pasur dhe sëmundje tjera…
Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës Gazi Babë, nxënësit shqiptarë edhe këtë vit mund të mësojnë në gjuhën shqipe deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata duhet të vazhdojnë arsimin në shkolla të komunave të tjera. Pavarësisht që problemi është i kahmotshëm, edhe këtë vit nuk parashihet një zgjidhje konkrete. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha për Alsat se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, për këtë rast ministrja Janevska nuk tha që dikasteri që ajo drejton nuk ka marrë ndonjë vendim për hapjen e…
