Autor: Suad Avdiu
Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje
Elektranat e Maqedonisë së Veriut (SHA EMV) kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Marrëveshja, e cila vjen pas negociatave intensive dhe një vendimi të Qeverisë, i jep EMV-së koncesion në minierën e Obiliqit dhe mundësi për eksploatimin e rreth 3 milionë tonëve qymyr gjatë 36 muajve. Çmimi është fiksuar në 24.4 euro për ton. Sipas EMV-së, përdorimi i qymyrit nga Kosova do të rrisë efikasitetin e termocentraleve dhe pritet të sjellë rreth 800…
Komunikata e BDI-së Në rendin kushtetues, përcaktimi “maqedonas” lidhet vetëm me identitetin etnik të popullit maqedonas, ndërsa emri zyrtar është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u përket të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive që e përbëjnë shtetin. Ndoshta Ministria, pa dashje, ka përshkruar realitetin që vetë Qeveria po krijon. Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes. Dhjetë drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes asnjë shqiptar. Në nivelet ku merren vendimet, prania shqiptare është reduktuar deri në përjashtim të plotë. Armata financohet edhe nga taksat e shqiptarëve. Shqiptarët kanë…
Bullgaria po i përcakton prioritetet e politikës së saj të jashtme deri në vitin 2030, ku marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, stabiliteti i rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit evropian mbeten ndër objektivat më të rëndësishëm, transmeton Portalb.mk. Në prag të shënimit të 100 ditëve të para të mandatit, qeveria e kryeministrit Rumen Radev publikoi Programin për qeverisjen e Bullgarisë deri në vitin 2030. Në pjesën “Diplomaci dypalëshe aktive, parimore dhe me përgjegjësi kombëtare”, vend të veçantë zënë marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e udhëhequr nga Rumen Radev paralajmëron mbështetje për “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, por ato lidhen…
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari realizoi takim pune me përfaqësuesit e Projektit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, gjatë të cilit u shqyrtua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u dakorduan aktivitetet e ardhshme. Gjatë periudhës së kaluar, Projekti ofroi mbështetje të konsiderueshme profesionale dhe financiare në procese kyçe reformuese, përfshirë përgatitjen e ligjeve për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Këshillin Gjyqësor dhe Ligjit për gjykatat, si dhe në punën e Këshillit për Ndjekjen e Reformave në Drejtësi. Gjithashtu, janë përgatitur analiza dhe dokumente në përputhje me standardet evropiane, janë organizuar sesione pune, debate publike dhe punëtori, si dhe është…
Çmimet e karburanteve nga nesër sërish rriten. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) mori vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht të rriten me 4,85%, krahasuar me vendimin e mëparshëm të 10 gushtit. Nga 18 gushti, në orën 00:01, çmimet maksimale do të jenë: Eurosuper BS-95 – 91,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh. Eurosuper BS-98 – 93,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh. Eurodizel BS (D-E V) – 98 denarë/litër, rritje prej 6,50 denarësh. Vaji ekstra i lehtë (EL-1) – 98,50 denarë/litër, rritje prej 6 denarësh. Mazut M-1 NS – 43,726 denarë/kg, rritje prej 0,188 denarësh. Sipas KRRE-së, rritja…
Daut Beqiri : Sot zhvillova një takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani. Gjatë takimit biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy komunave dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë. Në shenjë respekti dhe miqësie, shkëmbyem pllakat me simbolet e Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Preshevës. Besoj se bashkëpunimi ndërmjet Haraçinës dhe Preshevës do të vazhdojë të thellohet edhe më tej, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe për forcimin e lidhjeve tona. Haraçina dhe Presheva do të vazhdojnë të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe të ecin përpara së bashku. See less
Autoritetet shëndetësore kanë rritur kapacitetet diagnostikuese, ndërsa Klekovski theksoi se gjatë ndjekjes së rasteve duhet bërë dallim mes vendit të banimit dhe vendit ku pacienti është infektuar. Në vend deri tani janë konfirmuar 35 raste me ethe të Nilit Perëndimor, ndërsa tre persona dyshohen dhe janë në proces diagnostikimi, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Sipas Klekovskit, aktualisht gjashtë pacientë me ethe të Nilit Perëndimor janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv të Klinikës Infektive. Nga rastet e konfirmuara deri tani, shumica e pacientëve po trajtohen në Klinikën Infektive, ndërsa një pacient po trajtohet…
Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS). Ndaj tij është vendosur gjithashtu një ndalesë hyrjeje prej 20 vjetësh në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit. Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e dëbimit konsiderohet proporcionale, duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga 35-vjeçari. Zyra e Policisë Federale e kishte urdhëruar dëbimin e tij që në vitin 2022, me konstatimin se ai është i radikalizuar. Siç thuhet në vendimin e gjykatës, i dënuari kishte…
Disa kanë frikë nga vetë dëshmia, të tjerë nga pyetja se kë do të “tërheqë me vete” Grubi. VREDI pretendon se procesi i pritshëm gjyqësor ndaj Artan Grubit po hap dilema brenda BDI-së opozitare. Sipas koalicionit, Ali Ahmeti përballet me një përballje të pakëndshme, ndërsa Bujar Osmani po “mat momentin” për të synuar postin e kryetarit të BDI-së. “Shqetësimi për dëshminë e Artan Grubit po rritet në BDI. Disa kanë frikë se do të flasë, të tjerë po llogarisin se kë mund të tërheqë me vete”. Kështu akuzon VREDI në një komunikatë të sotme. Sipas VREDI-t, liderit të BDI-së, Ali…
Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë e Kosovës. Lirik Qerimi, një i ri nga Gjilani, është licencuar zyrtarisht si pilot komercial për Boeing 737, pas disa vitesh studimi, trajnimesh intensive dhe fluturimesh testuese. Qerimi përfundoi me sukses Global Aviation School në Athinë, duke realizuar ëndrrën për të drejtuar një nga avionët më të njohur të aviacionit komercial. Licencimi i tij i hap tashmë rrugën drejt një karriere në fluturimet ndërkombëtare. Por ky nuk është suksesi i tij i parë. Vetëm një vit më herët, Liriku kishte përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën “Genius” në New York, ku fitoi vendin e…
