Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kurti: Triumf i drejtësisë për Enver Hadrin – Serbia duhet t’i dorëzojë vrasësit

TV NewsBy TV News29 Janar, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata e Apelit në Bruksel ka konfirmuar fajësinë për vrasjen e aktivistit të shquar Enver Hadri, duke vërtetuar dënimet e përjetshme për Veselin Vukotiqin dhe Andrija Drashkoviqin, të cilët, së bashku me Bozhidar Spasiqin, u shpallën fajtorë në vitin 2016 për këtë atentat politik të ndodhur më 25 shkurt 1990 në Bruksel.

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi këtë vendim si një triumf të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë që ka përmbushja e saj e plotë përmes dorëzimit të të dënuarve nga autoritetet serbe te drejtësia belge.

“Triumf i drejtësisë për Enver Hadrin! Gjykata Penale në Bruksel ua ka konfirmuar fajësinë për vrasjen e aktivistit Enver Hadri, dy autorëve të dënuar të këtij atentati politik, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq. Këta të dy së bashku me Bozhidar Spasiq, ishin dënuar në vitin 2016 me burgim të përjetshëm për vrasjen e Enver Hadrit në vitin 1990 në Bruksel.

Fatkeqësisht, ashtu sikurse gjykimi fillestar edhe shqyrtimi i ankesave të dy nga tre të dënuarit, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, u zhvillua në një proces gjyqësor në mungesë të tre të akuzuarve dhe të dënuarve, pasi që autoritetet e Serbisë kanë refuzuar t’i dorëzojnë ata te autoritetet e drejtësisë në Belgjikë. Të porositur nga shërbimi serb i zbulimit, Veselin Vukotiq, Andrija Drashkoviq dhe Bozhidar Spasiq, në bashkëkryerje kishin qenë pjesë e ekzekutimit të atentatit ndaj Enver Hadrit. Për përfshirje në vrasjen e Hadrit, kanë qenë të dyshuar edhe disa të tjerë, dy prej të cilëve qenë vrarë në konflikte mes grupesh kriminale serbe më vonë.

Ky konfirmim i sistemit të drejtësisë së Belgjikës për dënimet paraprake me burgim të përjetshëm për vrasësit e Enver Hadrit, është një triumf i drejtësisë që për t’u kompletuar, do të duhej të pasohej nga bashkëpunimi i autoriteteve të Serbisë duke i dorëzuar këta tre vrasës te autoritetet e Belgjikës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për shpenzimet juridike gjatë këtij procesi gjyqësor.

“Më 10 janar 2025, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e 100 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare për procesin gjyqësor për familjarët e veprimtarit Enver Hadri”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.