Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të njëanshëm për festën e Pashkëve në Ukrainë, duke urdhëruar forcat e tij t’i japin fund armiqësive në orën 6 pasdite me orën e Moskës (1500 GMT) të shtunën deri në fund të së dielës.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase po zmbrapsnin një sulm nga dronët rusë të shtunën, duke thënë se kjo tregon qëndrimin e vërtetë të Moskës ndaj Pashkëve dhe jetës së njerëzve.
“Bazuar në konsideratat humanitare … pala ruse shpall një armëpushim të Pashkëve. Unë urdhëroj ndalimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake për këtë periudhë,” i tha Putin shefit të tij ushtarak, Valery Gerasimov, në një takim në Kremlin, raporton Reuters përcjell Dukagjini.


