Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Firmosja e 16 marrëveshjeve në Itali, Tafani: Lajm shumë pozitiv për Shqipërinë!

14 Nëntor, 2025

Historike: Shqipëria fiton ndaj Andorrës dhe siguron “Play Offin” e Botërorit 2026

14 Nëntor, 2025

Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Gjokutaj: Meloni i dha “morfinë” Ramës për ta lehtësuar nga situata e rëndë politike

14 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Firmosja e 16 marrëveshjeve në Itali, Tafani: Lajm shumë pozitiv për Shqipërinë!
  • Historike: Shqipëria fiton ndaj Andorrës dhe siguron “Play Offin” e Botërorit 2026
  • Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Gjokutaj: Meloni i dha “morfinë” Ramës për ta lehtësuar nga situata e rëndë politike
  • Sylvinho: Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët, është natë e madhe
  • Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”
  • Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në “Play Off”
  • A do shkojë Berisha në SPAK? Gjokutaj: Lojë e njohur tashmë, sa herë janë në hall këta nxjerrin 21 janarin! Pa SPAK do kishte rënë qeveria
  • Arlind Ajeti pas fitores historike: Arritëm qëllimin
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 14 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjykata tuniziane dënon liderët e opozitës me 13 deri në 66 vjet burg

19 Prill, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një gjykatë në Tunizi ka shpallur dënime të ashpra me burg, që variojnë nga 13 deri në 66 vjet, ndaj dhjetëra liderëve të opozitës, biznesmenëve, avokatëve dhe gazetarëve të profilit të lartë, nën akuza për komplot kundër sigurisë së shtetit dhe pjesëmarrje në një grup terrorist.

Lajmi u bë i ditur të shtunën nga agjencia shtetërore e lajmeve TAP, zhvillim ky i cili ka shkaktuar një valë kritikash të ashpra nga opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e cilësojnë procesin gjyqësor si një farsë politike dhe një shenjë të shtimit të autoritarizmit nën udhëheqjen e presidentit Kais Saied.

Në total, 40 persona janë ndjekur penalisht në këtë çështje, përfshirë emra të njohur të politikës dhe medias tuniziane. Më shumë se 20 prej tyre janë larguar nga vendi që nga momenti i ngritjes së akuzave. Midis të pandehurve që ndodhen në paraburgim që prej vitit 2023 janë figura të njohura si Ghazi Chaouachi, Issam Chebbi, Jaëahar Ben Mbrak, Abdelhamid Jlassi, Ridha Belhaj dhe Khyam Turki.

“Në tërë jetën time nuk kam qenë dëshmitar i një gjyqi si ky. Është një farsë. Vendimet janë të parapërgatitura dhe ajo që po ndodh është skandaloze dhe e turpshme,” u shpreh avokati i të pandehurve, Ahmed Souab, pak para dhënies së vendimit.

Autoritetet tuniziane pretendojnë se të akuzuarit, përfshirë edhe ish-zyrtarë të lartë si ish-kreu i inteligjencës Kamel Guizani, kanë komplotuar për të destabilizuar vendin dhe për të rrëzuar regjimin aktual.

Por opozita e hedh poshtë këtë version, duke e konsideruar një përndjekje politike të orkestruar nga Presidenti Saied, i cili që nga viti 2021 ka shpërbërë parlamentin dhe ka qeverisur përmes dekreteve, ndërsa në vitin 2022 shpërndau edhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, institucionin që garantonte pavarësinë e drejtësisë.

“Ky regjim autoritar nuk ka asgjë për t’u ofruar tunizianëve përveç më shumë shtypje,” deklaroi Hamma Hammami, lider i Partisë së Punëtorëve, një nga forcat kryesore të opozitës.

Presidenti Saied ka mohuar akuzat për autoritarizëm, duke thënë se veprimet e tij synojnë të luftojnë kaosin dhe korrupsionin e përhapur brenda elitës politike të vendit.

Lexuar: 175

Lajme të ngjashme

Një familje shqiptare futet në “listën e zezë” amerikane

Turqia lëshon urdhërarrest për Netanyahun

Shembet ndërtesa 7-katëshe në Stamboll, 5 persona të bllokuar nën rrënoja

Djali vret me bastun babanë e moshuar

FOTO+VIDEO- Pamje apokaliptike nga Uragani Melissa, qyteti pushtohet nga peshkaqenët, paralajmërim për shfaqjen e krokodilëve

Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

showbiz

Si është Gjesti, flet Gimbo për herë të parë

Showbiz 12 Nëntor, 2025

Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një…

Horoskopi 12 Nëntor 2025: Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Showbiz 12 Nëntor, 2025

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë marrëdhënie, sot mund të ndjeni një nevojë…

‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren

Showbiz 11 Nëntor, 2025

Biznesmeni dhe aktivisti Elton Ilirjani, një mik i ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka…

Horoskopi 11 Nëntor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Showbiz 11 Nëntor, 2025

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë fushën e dashurisë, sot mund të ndjeni…

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet: Unikkatil në lidhje të re?

Showbiz 11 Nëntor, 2025

Ai është njeriu më misterioz i skenës shqiptare. Një figurë hermetike që kurrë nuk e…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.