Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më herët, jo nga viti 2026

18 Nëntor, 2026

Fshati ku jetojnë vetëm shqiptarë, por ku nuk lejohet të flitet shqip!

18 Nëntor, 2026

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Incident tronditës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

18 Nëntor, 2026

Shtabi për parandalim dhe Muftinia e Kumanovës mbajnë takim pune me imamët e Likovës dhe Kumanovës për festat e 22 dhe 28 Nëntorit

18 Nëntor, 2026

Mediat kroate tallen me Vuçiqin: Pas 20 vitesh pushtet, tani në opozitë! Nuk e ka lehtë…

18 Nëntor, 2026

Alarm për dhunën ndaj grave në Maqedoni: Mbi 50 gra të vrara, institucionet nën akuza për dështim!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Kosovë, për të vizituar bashkëshorten e sëmurë!

18 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut tejkalon mesataren e BE-së: Pothuajse çdo i dhjeti student është i huaj!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kina organizon takim me Iranin dhe Rusinë për programin bërthamor të Teheranit

TV NewsBy TV News14 Mars, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pekini bëri thirrje për “qetësi” dhe “përmbajtje” teksa ishte mikpritës më 14 mars bisedime trepalëshe me Teheranin dhe Moskën, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit.

“Në situatën aktuale, ne besojmë se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i situatës bërthamore të Iranit, apo të shkohet drejt një konfrontimi dhe konflikti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për media para takimit.

Në takim ishte i pranishëm zëvendësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, dhe ai iranian, Kazem Gharibabadi.

Pas takimit transmetuesi shtetëror kinez CCTV raportoi se “të tri palët shkëmbyen qëndrime mbi çështjen bërthamore të Iranit dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, por nuk ka detaje të tjera.

Teherani dhe Moska kanë forcuar marrëdhëniet në vitet e fundit, pasi mosmarrëveshjet e Iranit me Shtetet e Bashkuara janë rritur. Të dy vendet kanë mbajtur gjithashtu lidhje të ngushta me Kinën.

Këtë javë, të tri vendet zhvilluan stërvitje detare në Gjirin e Omanit, pranë ngushticës strategjike të Hormuzit, si një shfaqje force në Lindjen e Mesme, ku anijet pjesëmarrëse ndaluan në portin iranian të Çabaharit.

Vëmendja mbi çështjet bërthamore të Iranit është intensifikuar ditët e fundit pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka dërguar një letër Teheranit duke kërkuar rifillimin e bisedimeve bërthamore dhe duke paralajmëruar për veprime të mundshme ushtarake nëse Irani refuzon bisedime të tilla.

Ministria e Jashtme iraniane më 13 mars tha se do të bënte një “vlerësim të plotë” përpara se të përgjigjet ndaj letrës së Trumpit.

“Letra u pranua mbrëmë dhe aktualisht është duke u shqyrtuar”, tha zëdhënësi Esmaeil Baqaei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. Ai shtoi se “një vendim mbi mënyrën e përgjigjes do të merret pas një vlerësimi të plotë”.

Më 10 mars, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, shkroi në platformën X: “Nuk do të negociojmë nën presion dhe kërcënime. Nuk do ta konsiderojmë këtë gjë asnjëherë, pavarësisht se çfarë teme mund të jetë”.

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump u tërhoq nga marrëveshja historike që kishte vendosur kufizime mbi programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Trump argumentoi se marrëveshja nuk ishte e mjaftueshme për të penguar Iranin të zhvillonte armë bërthamore dhe e akuzoi Teheranin për nxitjen e dhunës ekstremiste në rajon, një akuzë që Irani e mohon.

Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania kishin qenë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin më 2015.

Pas tërheqjes së SHBA-së në vitin 2018, Teherani gradualisht filloi të shkelte zotimet e tij bërthamore, teksa përpjekjet për të arritur një marrëveshje të re kanë dështuar. Irani pretendon se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Pekini deklaroi se bisedimet trepalëshe synojnë të “forcojnë komunikimin dhe koordinimin për të rifilluar dialogun dhe negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Kina shpreson që të gjitha palët të punojnë së bashku, të rrisin vazhdimisht besimin e ndërsjellë dhe të largojnë dyshimet, duke e kthyer momentumin e rifillimit të dialogut dhe negociatave në realitet sa më shpejt”, tha zëdhënësja Mao.

Ndërkohë, SHBA-ja njoftoi se po vendos sanksione ndaj ministrit iranian të Naftës, Mohsen Paknejad, si dhe disa anijeve të regjistruara në Hong Kong, që janë pjesë e flotës në hije “nga e cila Irani varet për të transportuar naftën e tij” në Kinë. Teherani e dënoi këtë vendim, duke e quajtur “hipokrizi”.

Në njoftimin e SHBA-së u tha se Paknejad “mbikëqyr eksportin e dhjetëra miliardë dollarëve naftë iraniane dhe ka ndarë miliarda dollarë naftë për forcat e armatosura të Iranit për eksport”./REL

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lajmet e fundit

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më herët, jo nga viti 2026

18 Nëntor, 2026

Fshati ku jetojnë vetëm shqiptarë, por ku nuk lejohet të flitet shqip!

18 Nëntor, 2026

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Incident tronditës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

18 Nëntor, 2026

Shtabi për parandalim dhe Muftinia e Kumanovës mbajnë takim pune me imamët e Likovës dhe Kumanovës për festat e 22 dhe 28 Nëntorit

18 Nëntor, 2026

Mediat kroate tallen me Vuçiqin: Pas 20 vitesh pushtet, tani në opozitë! Nuk e ka lehtë…

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.