Mediat kroate kanë publikuar fotografi të Aleksandar Vuçiqit nga seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, duke ironizuar me rikthimin e tij në bankat parlamentare, këtë herë si opozitar.
“Shikoni reagimin e Aleksandar Vuçiqit pasi studentët morën pushtetin në Serbi. Nuk e ka të lehtë…”, shkruan një media kroate.
Sipas komentit të publikuar, pas 14 vitesh në pushtet, SNS-ja e tij ka humbur shumicën parlamentare, ndërsa Vuçiqi, pas 20 vitesh, është kthyer në ulëset e deputetëve, kësaj radhe në opozitë./Presheva.com

