Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Incident tronditës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

18 Nëntor, 2026

Shtabi për parandalim dhe Muftinia e Kumanovës mbajnë takim pune me imamët e Likovës dhe Kumanovës për festat e 22 dhe 28 Nëntorit

18 Nëntor, 2026

Mediat kroate tallen me Vuçiqin: Pas 20 vitesh pushtet, tani në opozitë! Nuk e ka lehtë…

18 Nëntor, 2026

Alarm për dhunën ndaj grave në Maqedoni: Mbi 50 gra të vrara, institucionet nën akuza për dështim!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Kosovë, për të vizituar bashkëshorten e sëmurë!

18 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut tejkalon mesataren e BE-së: Pothuajse çdo i dhjeti student është i huaj!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

18 Nëntor, 2026

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zelenskiy në Arabinë Saudite për bisedime me princin e kurorës

TV NewsBy TV News11 Mars, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti Volodymyr Zelenskiy po viziton Arabinë Saudite ku po takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman, një ditë para bisedimeve mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Uashingtoni shpreson se bisedimet do të sjellin përparim thelbësor drejt përfundimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në një përpjekje për paqe, Shtetet e Bashkuara e kanë ndryshuar qasjen e tyre në raport me konfliktin, duke u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Moskën.

Arabia Saudite ka luajtur një rol ndërmjetësues që nga sulmi rus në vitin 2022, përfshirë ndërmjetësimin e shkëmbimit të të burgosurve si dhe si vendi pritës i bisedimeve të muajit të kaluar mes Moskës dhe Uashingtonit.

Bisedimet e së martës mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas janë të parat që nga një takim me tone të nxehta mes udhëheqësit të Ukrainës Zelenskiy dhe Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë i dërguari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff tha se kishte shpresa të mëdha.

“Mendoj se ne po shkojmë atje me pritshmërinë që do të bëjmë përparim thelbësor”, tha ai në një intervistë për rrjetin televiziv ‘Fox News’.

I pyetur nëse mendonte se zoti Zelenskiy do të vinte brenda kësaj jave në Shtetet e Bashkuara për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla Witkoff tha: “Shpresoj vërtet. Të gjitha shenjat janë shumë, shumë pozitive”.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio bëri një koment më të kujdesshëm, duke thënë se duheshin përpunuar ende edhe disa detaje të tjera të marëveshjes. Ai shtoi se bisedimet mund të konsideroheshin të suksesshme edhe pa nënshkrimin e një marrëveshjeje dhe theksoi nevojën për të vlerësuar gatishmërinë e Kievit për të bërë lëshime për të arritur paqen.

Nën presionin e madh të presidentit Trump, zoti Zelenskiy ka bërë përpjekje për të treguar se Kievi është i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës sa më parë, pavarësisht se nuk ka arritur të marrë garancitë amerikane të sigurisë që Kievi i sheh si jetike.

Zelenskiy ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e së martës me zyrtarët amerikanë që mbahen në Xhedah. Në përbërje të delegacionit ukrainas do jetë edhe shefi i shtabit, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes si dhe një zyrtar i lartë ushtarak i kabinetit të presidentit.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për dialog konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord mbi vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha Zelenskiy në një postim në rrjetin social ‘X’.

“Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë thanë se po planifikonin ta përdornin takimin pjesërisht për të kuptuar nëse Kievi është i gatshëm t’i bëjë lëshime Rusisë me synimin për t’i dhënë fund luftës.

Një zyrtar amerikan tha se “Ne duam të shohim nëse ukrainasit janë të interesuar jo vetëm për paqen, por për një paqe realiste”.

Të dielën Presidenti Trump tha se ai priste rezultate të mira nga bisedimet, duke shtuar se Uashingtoni “sapo i kishte dhënë fund” pezullimi të shkëmbimeve të informacioneve të inteligjencës me Kievin.

Sekretari Rubio tha se Ukraina tashmë po merrte nga Shtetet e Bashkuara të gjithë informacionet e inteligjencës që lidheshin me mbrojtën e saj.

“Shpresoj se do të mund ta zgjidhim çështjen që lidhet me pauzës e ndihmës për Ukrainën. Mendoj se ajo që do të ndodhë nesër (e martë) do të jetë çelësi për këtë”, tha Sekretari Rubio.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lajmet e fundit

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Incident tronditës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

18 Nëntor, 2026

Shtabi për parandalim dhe Muftinia e Kumanovës mbajnë takim pune me imamët e Likovës dhe Kumanovës për festat e 22 dhe 28 Nëntorit

18 Nëntor, 2026

Mediat kroate tallen me Vuçiqin: Pas 20 vitesh pushtet, tani në opozitë! Nuk e ka lehtë…

18 Nëntor, 2026

Alarm për dhunën ndaj grave në Maqedoni: Mbi 50 gra të vrara, institucionet nën akuza për dështim!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Kosovë, për të vizituar bashkëshorten e sëmurë!

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.