Autor: TV News

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, raportohet se u ka thënë tifozëve që të presin një “përforcim jashtëzakonisht emocionues”, mes thashethemeve të vazhdueshme për transferimin e sulmuesit të Athletic Club, Nico Williams. 22-vjeçari është një hap më afër bashkimit me kampionët e La Ligës, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me blaugranat pas një takimi me drejtorin sportiv, Deco. Megjithatë, sipas medieve spanjolle, transferimi i tij nuk do të jetë i lirë, pasi klubi i tij aktual nuk është i gatshëm të negociojë për një shumë më të ulët se klauzola e lirimit prej 58 milionë eurosh, e cila duhet…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka bërë të ditur se operimi i njësive të saj prodhuese në Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” vazhdon normalisht, pa ndonjë kolaps në prodhim. Në një njoftim për opinionin publik, KEK thekson se njësitë janë të stërvjetruara dhe shpesh përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira për t’u parashikuar me saktësi. Njësia A3 është rikthyer në operim dhe funksionon normalisht. Ndërkaq, njësia B1 pritet të rikthehet brenda 48 orëve. “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) dëshiron të sigurojë opinionin publik se operimi i njësive tona prodhuese vazhdon normalisht dhe nuk ka…

Read More

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneral major Enrico Barduani, zhvilloi sot një takim në Prishtinë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrin në detyrë të Administri të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në vend dhe në thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës. “Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua me z. Xhelal Sveçla dhe z. Elbert Krasniqi në Prishtinë. Diskutimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale…

Read More

Deputeti dhe bashkëkryetari i GUXO-së, Faton Peci, ka reaguar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të këtij të fundit kundër deputetes Donika Gërvalla. Abdixhiku e kishte quajtur Donika Gërvallën “e paedukatë” gjatë emisionit Debat Plus, duke hedhur poshtë akuzat e saj ndaj LDK-së për mungesë përgjegjësie dhe afërsi me PDK-në. Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe mungesë të theksuar të inteligjencës Në një postim në Facebook, Peci e ka cilësuar deklaratën e Abdixhikut si “jo vetëm të pakuptueshme e irrituese, por edhe të tmerrshme”. “Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është…

Read More

Adam Wharton është futur në radarin e Real Madridit, teksa ata kërkojnë zgjidhje të reja dhe premtuese për ‘motorin’ e tyre. Mesfushori i Crystal Palace, vetëm 21 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e stafit trajner të Real Madridit falë pjekurisë së tij taktike dhe performancave të shquara në Ligën Premier. Menaxhmenti sportiv i klubit madrilen beson se anglezi i përshtatet profilit të lojtarit që ata duan të sjellin për të zëvendësuar gradualisht veteranët në mesfushë. Megjithatë, ky nuk është një transaksion i thjeshtë. Wharton ka një kontratë me klubin londinez deri në vitin 2029, gjë që forcon pozicionin negociues të Palace.…

Read More

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të sondazhit më të fundit nga kompania UBO Consulting, i prezantuar në emisionin Debat Plus nga gazetari Ermal Panduri. Kryeziu ka theksuar se mesazhi kryesor i këtij sondazhi dhe i rezultateve të zgjedhjeve të fundit është i qartë: qytetarët e Kosovës po kërkojnë konsensus politik dhe qeverisje të përbashkët. Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka shkruar se konsensusi politik nuk është një zgjedhje që vjen nga liderët politikë, por një…

Read More

Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi thuhet se ka udhëtuar drejt Anglisë për të kompletuar kalimin te Arsenali nga Real Sociedadi. Sipas David Ornstein të The Athletic, Zubimendi është në Londër për t’u takuar me zyrtarët e Arsenalit dhe për të finalizuar transferimin e tij në ‘Emirates’. Arsenali e ka konsideruar nënshkrimin e 26-vjeçarit si një marrëveshje të kryer prej ditësh, pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me Real Madridin. Ndjekja është udhëhequr nga Mikel Arteta, i cili dëshiron të shtojë një lojtar në departamentin e tij të mesfushës, pas largimit të Jorginhos dhe të ardhmes së pasigurt të Thomas Partey. Arsenali…

Read More

Avokatja mbrojtëse e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, ka reaguar pas raportimeve për shtrimin e klientit të saj në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas urdhrit të gjykatës për vlerësim të gjendjes mendore. Në një prononcim për Dukagjinin, Zhinipotoku ka thënë se kjo është bërë në kuadër të një procedure ligjore të iniciuar nga vetë mbrojtja. Ajo potencoi se, ende nuk është zyrtarisht e njoftuar për zhvillimin e fundit. “Nëse z. Naim Murseli është transferuar në Institutin e Psikiatrisë apo në Klinikën e Neurologjisë, kjo do të ketë…

Read More

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është transferuar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK. Ndërkohë, drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, bëri të ditur për mediat se Murseli është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë që një javë më parë dhe do të qëndrojë atje deri në përfundimin e ekzaminimit të tij psikiatrik. Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, ekzaminimi është urdhëruar më 9 qershor, pas kërkesës së mbrojtjes së Murselit. Trupi gjykues ka autorizuar Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë që ta kryejë vlerësimin. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të…

Read More

Lodhja kronike është një nga ankesat më të zakonshme në ditët e sotme, por ajo shpesh keqkuptohet si një pasojë e thjeshtë e ritmit të shpejtë të jetës. Në realitet, kur ndihesh vazhdimisht i lodhur, pa energji dhe pa motivim, trupi yt mund të jetë duke të dhënë sinjale të rëndësishme që diçka nuk shkon. Kjo lodhje nuk është gjithmonë për shkak të mungesës së gjumit, por mund të lidhet me mungesë të lëndëve ushqyese, probleme hormonale apo edhe shenja të hershme të sëmundjeve autoimune. Një nga shkaqet më të zakonshme është mungesa e hekurit apo anemia, që shoqërohet me…

Read More