Autor: TV News

Portieri i ri i Barcelonës, Joan Garcia, ndau fjalët e tij të para si lojtar i Blaugranave. “Jam shumë i lumtur. Mezi e prisja këtë ditë dhe më në fund erdhi,” theksoi ai. “Qëllimi im është të vazhdoj të zhvillohem si portier dhe të fitoj shumë, duke arritur gjëra të mëdha me ekipin. Kjo është arsyeja pse erdha këtu”, tha fillimisht ai, transmeton GazetaBlic Sport. Për portierin e ri të Barçës, “është një projekt shumë emocionues, me një ekip të shkëlqyer dhe shumë lojtarë të rinj që unë tashmë i njoh. Mezi pres të filloj dhe të jem me ta”,…

Read More

Dashi Po tërhiqeni përsëri në themelin tuaj emocional. Konsiderojeni këtë si shenjën tuaj për të bërë një pushim nga jeta juaj e zakonshme me ritëm të shpejtë dhe për të kaluar më shumë kohë me të dashurit tuaj. Qoftë rilidhja me anëtarët e familjes apo krijimi i një hapësire të sigurt për t’u rikarikuar, prisni një valë vetëanalize rreth asaj që ju bën vërtet të ndiheni të sigurt. Ndoshta është koha të merreni me atë projekt përmirësimi të shtëpisë që e keni shtyrë ose të zhvilloni atë bisedë të gjatë e të sinqertë që dëshironi të bëni. Megjithatë, kini kujdes…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) ka premtuar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pas raportimeve për mungesë të theksuar të prodhimit vendor. “Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, këtë ta kemi të qartë”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, në një konferencë për media. “Ne sot kemi deklaruar kapacitetet e prodhimit të cilat i kemi planifikuar për nesër. Ka pasur pasiguri nga ekipi i termocentralit ‘Kosova A’ për ta deklaruar atë kapacitet. Kjo është keqkuptuar dhe janë dhënë deklarata të ndryshme, me të cilat ne nuk merremi, që KEK-u për herë të parë pas 25…

Read More

Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF), Eyal Zamir, tha se ushtria izraelite “nuk rri duarkryq përballë kërcënimeve në zhvillim”. Zamir tutje ka thënë se Izraeli është “në mes të një lufte shumëfrontëshe”, duke përmendur një vizitë në Rripin e Gazës, si dhe për të parë vendet në Izrael të goditura nga sulmet iraniane. “IDF është e përgatitur. Ditë pas dite, liria jonë për të vepruar po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po ngushtohet”, ka thënë ai. “Ne kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë për të larguar një kërcënim të një madhësie të tillë, kundër një armiku…

Read More

Sipas “La Repubblica”, Jose Mourinho ka qenë një kandidat serioz për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, me sponsorin teknik të “Azzurrëve” të gatshëm të mbulonte një pjesë të pagës së tij, por Shefi i Delegacionit, Gigi Buffon, ka kundërshtuar emërimin e tij. Trajneri aktual i Fenerbahçes, Mourinho, ishte një alternativë reale për të zëvendësuar Luciano Spallettin si trajner i Italisë, sipas raportit të “La Repubblica”. Madje, Adidas – sponsori i Italisë dhe i Mourinhos – ishte i hapur për të mbuluar pjesërisht pagën e tij. Megjithatë, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) u përball me dy pengesa të mëdha. Së…

Read More

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit Octapus, ka folur lidhur me propagandën e Serbisë, sidomos në raport me Kosovën në prag të festës së Vidovdanit. “Në mënyrë të ngjashme është parapërgatitur një cikël i dhunës dhe i përgjakjes së krejt hapësirave të ish-Jugosllavisë. Narrativat janë të njëjta me ato që ka bërë në mënyrë intensive Serbia para fillimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, edhe para fillimit të luftës në Kroaci, dhe ajo që ka të bëjë me retorikën e Millosheviqit… në Kosovë të vitit 1989, edhe një narrativë e cila implikon edhe Akademinë e Shkencave të Serbisë, që lidhet po…

Read More

Gjiganti italian, AC Milan duket se është i vendosur për të transferuar mesfushorin kosovar të Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën. Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’ kanë bërë hapin e parë konkret drejt transferimit të mesfushorit shqiptar, duke nisur zyrtarisht bisedimet me Bayer Leverkusenin. Drejtuesit kuqezinj thuhet se të premten kanë zhvilluar kontaktin e parë formal me klubin gjerman, duke konfirmuar seriozitetin e interesimit për liderin e kombëtares së Zvicrës. Vetë Xhaka, i cili ka pasur një sezon mbresëlënës në Bundesliga, raportohet të jetë i hapur për t’iu bashkuar projektit të ri te Milani. 31-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm…

Read More

Profesori i energjetikës, Vezir Rexhepi, ka mohuar mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje politike në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke thënë se nuk ka asnjë informacion që lidhet me akuzat ndaj Vetëvendosjes për ndikim në këtë institucion. “Nuk besoj, është e paimagjinueshme të ketë ndërhyrje politike në këtë çështje”, ka deklaruar Rexhepi në emisionin FIVE në RTV Dukagjini. Ai ka shtuar se nuk është në dijeni për ndonjë komunikim të anëtares së VV-së, Dejona Mihaili, me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Rexhepi ka komentuar edhe për gjendjen aktuale energjetike, pas paralajmërimeve për krizë dhe thirrjeve të KESCO-s për kursim të rrymës.…

Read More

Të paktën 19 persona janë plagosur nga goditjet me raketa iraniane në Haifa, pasi një breshëri raketash balistike prej rreth 20 tonësh u lëshuan drejt Izraelit të premten në mbrëmje. 🔴 BREAKING: The Iranian regime has just launched a barrage of ballistic missiles at Haifa—a city where Jews and Arabs live side by side in peace.One missile struck next to a mosque.The Iranian regime is firing indiscriminately at civilians—with zero regard for who they hit. pic.twitter.com/TPWOQ4Gg2f— Israel ישראל (@Israel) June 20, 2025 Magen David Adom (MDA) tha se ekipet e emergjencës dhe paramedikët po ofrojnë trajtim mjekësor dhe po evakuojnë…

Read More

Pas paralajmërimeve të KESCO-s për mungesë të theksuar të energjisë elektrike në ditët në vijim, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar sërish, duke kundërshtuar lajmet dhe “spekulimet” të cilat thonë se ka ndalje të plotë të prodhimit vendor. Në reagimin e fundit, KEK sqaron se blloku A3 është duke prodhuar 110 MW/h ndërsa njësia B1 është në funksion me 263 MW/h. “Për të gjithë ata që duan saktësi, jo spekulime: Siç shihet në fotografi, njësia A3 është duke prodhuar 110 MW/h dhe njësia B1 aktualisht 263 MW/h. KEK NUK është në 0 MW/h – mos u bazoni në lajme…

Read More