Autor: TV News

Funksionimin e tyre tashmë e kanë legal, dhe janë të regjistruara si biznese të Kosovës. Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve tashmë në veri të vendit në secilën prej komunave ka zyrat e saj. Kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje të mërkurën dhe të enjten për numrin total të bizneseve të regjistruara nëpër këto komuna. Megjithatë, nga Komuna e Leposaviqit treguan për televizionin numrin e bizneseve të regjistruara në këto tre vite. “Nga gjysma e dytë e vitit 2023 në Leposaviq janë regjistruar, 10 biznese individuale dhe 6 Biznese me Përgjegjësi të Kufizuar, në vitin 2024 janë regjistruar 60 biznese individuale…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për, siç tha ai, keqkuptimin e thellë të parimeve bazë të demokracisë parlamentare. Në Debat Plus Abdixhiku ka thënë se në praktikën demokratike të Kosovës, barra për formimin e institucioneve i bie partisë fituese të zgjedhjeve, pavarësisht nëse ka shumicën ose jo. Vazhdon numërimi i dështimeve, 34 mbledhje pa konstituim të legjilaturës së re Kjo parti, sipas tij, ka të drejtën kushtetuese dhe përgjegjësinë politike për të iniciuar marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të reja. “Tani në praktikën demokratike…

Read More

Inter Miami ka siguruar një fitore të madhe në Kupën e Botës. Skuadra amerikane triufmoi me shifrat 2 me 1 ndaj Portos, shkruan GazetaBlic Sport. Samu shënoi për epërsinë e skuadrës portugeze, por Segovia barazoi shifrat në 1 me 1. Pastaj, në skenë, doli më i miri i të gjitha kohërave, Leo Messi, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë dhe i dha fitoren e madhe Inter Miamit. /GazetaBlic Sport/ The post Messi i dhuron fitoren Inter Miamit appeared first on GazetaBlic.

Read More

Lituania do të ofrojë shkollim falas për qindra të rinj që duan të bëhen infermierë, në përpjekje për të forcuar sistemin shëndetësor në vështirësi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Lituanisë, kolegje dhe universitete do të pranojnë 535 studentë në programe infermierie të financuara nga shteti për vitin akademik 2025-2026 – 100 më shumë se vitin e kaluar. Ata do të duhet të paguajnë për arsimimin e tyre, përveç rasteve kur bien dakord të punojnë për dy vite në disa qendra mjekësore të caktuara pas diplomimit. Nëse pranojnë të punojnë në vend, institucione do t’ua mbulojnë tarifat e shkollimit. Programi pritet…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar iniciativën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Duke folur në Debat Plus, Abdixhiku ka thënë se LDK -jado ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cilido qoftë ai. Megjithatë, ai shtoi se, edhe nëse lejohet votimi i fshehtë, deputetët e LDK-së do të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër. “Ajo çka do të bëjmë ne, nëse gjykata…

Read More

Për Italinë, ribashkimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE është prioritet. Kështu tha zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në margjina të Ministerialit të mbajtur në Taormina, Itali, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës, raporton “Italpress”. “Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për t’u dërguar një mesazh të fortë të gjitha vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: ribashkimi është një përparësi për Italinë. Pra, për vende të tilla si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova janë mesazhe që shkojnë në drejtim të një pranie të fortë…

Read More

Irani qëlloi të paktën me një raketë drejt Izraelit që shpërndau bomba të vogla me qëllim rritjen e viktimave civile, tha ushtria izraelite, raporton Reuters përcjell Dukagjini. Raportet e lajmeve izraelite cituan ushtrinë izraelite të thoshte se koka luftarake e raketës u ça në një lartësi prej rreth 4 miljesh (21,000 këmbë) dhe lëshoi ​​rreth 20 municione në një rreze prej rreth 5 miljesh mbi Izraelin qendror. Një nga municionet e vogla goditi një shtëpi në qytetin Azor të Izraelit qendror, duke shkaktuar disa dëme, raportoi gazeta Times of Israel. Nuk pati raportime për viktima nga bomba. Bombat thërrmuese janë të diskutueshme sepse shpërndajnë pa…

Read More

Gazetari dhe autori i emisionit Debat Plus Ermal Panduri ka publikuar rezultatet e reja nga sondazhet politike, të realizuara nga kompania UBO Consulting. Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, ndërkaq PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 37.3% Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.6% Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 16.8% Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 4.6% NISMA: 2.1% Ndërkaq, në zgjedhjet e e fundit të 9…

Read More

Ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura deri në 40 gradë Celsius, dhe përveç këshillave tashmë të njohura për të shmangur qëndrimin jashtë në pjesën më me diell të ditës, freskoni dhomat, dilni jashtë, në natyrë, ecni pranë ujërave dhe notoni në lumenj, liqene, dete dhe pishina. Fatkeqësisht, faktorët stresues mjedisorë, veçanërisht rrezet e dëmshme UV të diellit, shkaktojnë kancer të lëkurës. Disa pretendojnë se ky çaj zvogëlon dobësimin e qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Pra, pirja e të paktën dy filxhanëve çaj jeshil në ditë mund t’ju kursejë shumë telashe! Rekomandimi i specialistëve të mjekësisë sociale theksohet se,…

Read More

PSV Eindhoven i kanë dhënë një ultimatum yllit kroat Ivan Perisic për të vendosur të ardhmen e tij. Finalisti i Kupës së Botës ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me PSV-në dhe iu bashkua klubit si lojtar i lirë në shtator të vitit 2024. Pas një fund sezoni spektakolar, ku shënoi shtatë gola dhe dhuroi tri asistime në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit, Perisic ndihmoi ekipin nga Eindhoven që të përmbyste një disavantazh prej nëntë pikësh ndaj Ajax dhe ta fitonte titullin në Eredivisie. Pavarësisht entuziazmit pas suksesit, që ishte titulli i katërt i kampionatit në karrierën e tij, tridhjetë…

Read More