Autor: TV News
Komisioni Evropian i ka transferuar Serbisë mjetet e parafinancimit nga Plani Evropian i Rritjes. Në këtë mënyrë, Kosova mbetet i vetmi shtet i rajonit që ende nuk ka përfituar nga kjo pako. Pa konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë së re në vend, nuk mund të përmbyllen procedurat e domosdoshme që Kosova të nisë të përfitojë financiarisht nga ky plan. Përveç procesit reformues që vlen për secilin shtet të rajonit, Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht shtesë që i referohet qasjes konstruktive të palëve në dialog, transmeton RTK. Serbia kishte deponuar vitin e kaluar, me shkrim, pranë Komisionit…
Alexander Isak po shihet si objektivi kryesor i Liverpoolit për repartin e sulmit, ndërkohë që Newcastle United nuk dëshiron të heqë dorë nga ylli i tyre suedez. Megjithatë, situata rreth kontratës dhe pagës së lojtarit mund të luajë rol vendimtar në një transferim të mundshëm drejt “Anfieldit”. Isak ka shënuar njëzet e tre gola në Premier League sezonin e kaluar, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas Mohamed Salah. Aftësitë e tij për të finalizuar, por edhe për të ndihmuar në ndërtimin e aksioneve sulmuese, përshtaten me filozofinë e trajnerit të ri të Liverpool, Arne Slot. Liverpooli pritet…
Është i dyshuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Derisa po zhvillohet procesi gjyqësor, Naim Murselit nga paraburgimi është dërguar për t’iu nënshtruar ekzaminimeve psikiatrike. “Televizioni mëson se Naim Murseli është duke qëndruar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, tash e disa ditë”. Ai është parë të premten duke u dërguar nën masa të rrepta në Klinikën e Neurologjisë. “Është rast i ndishëm është me vendim të gjykatës, ne punojmë vetëm me letra nga gjykata kur kryhet raporti e merrni vesh krejt. Po po, për ekzaminime sipas proceduarve që i kemi shkencore”, ka thënë Shpend Haxhibeqiri, Drejtor…
Mark Nelka, ish-kryeministër i Republikës së Polonisë ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks”, në Euronews Albania ku i pyetur nga Franko Ergo tregoi se Polonia ka ndjekur një rrugë të gjatë e plotë pengesa për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ai tha se një rrugë të tillë do duhet ta ndjekë edhe Shqipëria tani, sipas tij kjo rrugë do kërkojë që vendime shumë të rëndësishme të merren në një kohë të shkurtër, por nëse kjo arrihet shpërblimi do të jetë i jashtëzakonshëm. “Ishin 20 apo 30 pika. Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e gjatë dhe…
Në minutën e 62-të të ndeshjes Benfica – Auckland City, trajneri Bruno Lage vendosi të nxirrte jashtë loje Orkun Kokçun për t’i hapur vendin Renato Sanches. Mesfushorit turk, megjithatë, nuk i pëlqeu vendimi dhe shkoi të ankohej te trajneri portugez, të cilin nuk e përshëndeti rrugës për në stol. Nem o Kökçu pode reagir assim a uma substituição, nem o Bruno Lage pode ir mandar uma boca ao jogador porque ela correu bem. Amadorismo, e não foi do Auckland. pic.twitter.com/Tb1RDz1Q3A — 78 (@setentaeoito_) June 20, 2025 Sekonda më vonë, Renato Sanches shënoi golin e tretë të Benficës dhe Bruno Lage…
Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së Istogut, të premten u përurua memoriali “Dëshmorët e Kombit” në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën. Mes dhimbjes, mallit e nderimit, në sytë e familjarëve të të ndjerëve, sakrifica e tyre u vlerësua nga udhëheqësja e shtetit. “Po e përurojmë këtë memorial i cili do jetë përherë dëshmi e gjakut të derdhur e trimërisë e lavdisë që muk do zbehet asnjëherë. Vrellën e Istogut e nderon historia, e nderojnë këta emra të rreshtuar…
Një gjykatë në Azerbajxhan e ka dënuar gazetarin dhe ekonomistin, Farid Mehralizada, me nëntë vjet burgim për akuza që ai thotë se lidhen drejtpërdrejt me raportimin e tij kritik për Shërbimin azerbajxhanas të Radios Evropa e Lirë (REL), i njohur në vend si Azadliq Radiosu. Gjykata për Krime të Rënda në Baku i shpalli fajtor Mehralizaden dhe gjashtë gazetarë të tjerë të premten. Të gjitha ata i mohuan akuzat. Në fjalën e tij përmbyllëse, Mehralizada tha se e kupton se “vendimi që do ta lexoni nuk do të jetë vendimi i gjyqtarëve, por i atyre që urdhëruan arrestimin tonë”. “Nëse…
Skuadra e Malishevës po vazhdon përgatitjet para ndeshjeve në Evropë. FC Malisheva u pozicionua në vendin e tretë dhe do të luajë në kualifikueset për Conference League. Pas përfundimit të kampionatit, Malisheva konfirmoi si drejtor sportiv, Sami Borocin, teksa tani ka organizuar edhe stafin e Bekim Isufit, kryetrajnerit të tyre. ‘GazetaBlic Sport’ raportoi para një jave që Liridon Kukaj është afër t’i bashkohet Malishevës si ndihmës trajner dhe kjo tani ka ndodhur. Kukaj i është bashkuar ekipit në përgatitjet në Bankso dhe do të jetë një forcë e shtuar në shtabin teknik Përvoja e Kukajt do t’i ndihmojë Malishevës në…
Në Vrellë të Istogut, mes varreve të dëshmorëve, Ilaz Bicaj mbërrin ngadalë – pak nga mosha e pak nga mërzia. Para varrit të vëllait të tij, sytë i flasin në vend të zërit. Koha nuk ia ka zbehur kujtimet që sot Bicaj i ka më të çmuarat. “Ka qenë inxhinier i nxemjeve solare. Ka bërë jetë të mirë në Suedi. Por ka punu për atdhe. Kur nisi lufta la familjen e erdhi. Më thirri e tha po vi n’Kosovë, edhe vdeksha vdes për liri të Kosovës. Ashtu ndodhi. Me 10 prill më thirri nga Suedia, më 12 prill vdiq. Janë…
Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt. Ajo e dërgoi rrëfimin e tmerrit nga okupatori serb në Nju Jork, duke qenë përfaqësuesja e zyrës së Presidencës së Kosovës. “Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”, theksohet në…
