Autor: TV News
Tre javë pas nxjerrjes së bizneseve të mëdha në tregun e hapur të energjisë elektrike, dhjetëra mijëra të tjera të vogla mbesin me status të pazgjidhur dhe me paqartësi rreth së ardhmes së furnizimit. Afati zyrtar publik për paraqitjen e dëshmive ishte mbyllur më 16 maj dhe bizneset që nuk e kanë kryer këtë obligim, sipas paralajmërimit, do të duhej të nxirreshin me automatizëm në tregun më 1 qershori – sikur të mëdhatë. Por, kjo nuk ka ndodhur. Bizneset me më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor, përkundër që nuk paraqitën dëshmitë për…
Irani ka arrestuar një shtetas gjerman të cilin e ka akuzuar për “spiunazh në zonat e ndjeshme ushtarake dhe bërthamore” sipas një raportimi nga televizioni shtetëror në Iran. Ai është përshkruar si “gjerman hebre me dyshtetësi dhe spiun”. Sipas raportimeve, ai po mbahet në provincën Markazi. Zyrtarët kanë pretenduar se ai është i përfshirë në dhjetëra raste spiunazhi dhe sabotimi. Sipas raportimit, gjermani ka hyrë në Iran “si turist”, por ka “incizuar zona të ndjeshme gjithandej shtetit”. Në Iran ka pasur shumë arrestime së fundmi, që lidhen me sulmet e Izraelit. Shumë njerëz janë arrestuar në Markazi, Isfahan e Teheran…
Interi ka barazuar ndaj Urawa Reds. Lautaro Martinez ka shënuar në minutën e 77-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 1 . Ja pamjet – VIDEO. The post Interi barazon ndaj Urawa Reds, shënon Lautaro Martinez appeared first on GazetaBlic.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në Kallxo Përnime ka folur për bllokadën e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës, zgjedhjet lokale dhe Konventën zgjedhore të kësaj partie. Ajo ka thënë se PDK është e zhgënjyer me situatën politike në vend, derisa ka folur edhe për tendencat e LVV-së për të marr deputetë nga kjo parti. Sipas saj, institucionet nuk po mund të japin zgjidhje për shtrenjtimin e shportës së konsumatorit dhe se në të njëjtën kohë nuk ka ngritje të pagave. “Në vend se të shkonim në Kuvend për të shkaktuar bordin e ZRRE-së, ne po…
Autoritetet turke arrestuan gazetarin e shquar Fatih Altayli të shtunën për komente në rrjetet sociale që dyshohet se kërcënojnë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, tha zyra e prokurorit të Stambollit. Altayli, i cili ka më shumë se 1.51 milion abonentë në kanalin e tij në YouTube, postoi një video të premten duke iu referuar një sondazhi pa emër që tregonte se 70% e turqve kundërshtonin vendimin e përjetshëm të Erdoganit, duke thënë se kjo “nuk do të lejohej kurrë” nga populli turk. Altayli iu referua gjithashtu sundimtarëve të mëparshëm osmanë në komentet e tij, duke thënë se njerëzit i kishin…
Galatasaray ka treguar se në Superligën turke është një superfuqi, por këtë gjë kërkon ta tregojë edhe në Europë. Kampionët turq bënë një transferim të bujshëm që mban emrin Leroy Sane. Sulmuesi u largua nga Bayern Munich për t’u transferuar te Galatsaray. Gjithashtu një prej objektivave të kampionëve të Turqisë është edhe Hakan Calhanoglu që me shumë gjasa do të largohet nga Interi. Por së fundmi, edhe emri i Ilkay Gundogan është në listën e Galatasarayt. Siç raporton Fabrizio Romano, klubi nga Stambolli po përgatit një kontratë për të deri në vitin 2027 me opsion edhe për një vit tjetër.
Veton Berisha, deputeti i Kosovës, përmes një postimi ka thënë se gjatë ditës së djeshme ai është sulmuar, kanosur dhe ofenduar Fazli Stollaj, i cili është anëtar i anëtar i kryesisë së IRDK-së parti kjo e drejtuar nga Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal. Berisha, ka shkruar edhe se kjo ka ndodhur në objektin e Qeverisë së Kosovës pas fjalimit të tij drejtuar në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për çështje të komuniteteve me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës memoriale të komunitetit Egjiptian. Ai ka njoftuar edhe se e ka denoncuar Stollajn…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve perëndimore të ndajnë nga 0.25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ta ndihmuar shtetin e tij në rritjen e prodhimit të armëve. Ai njoftoi, po ashtu, se Ukraina planifikon që gjatë verës të nënshkruajë marrëveshje për ta nisur eksportimin e teknologjive të prodhimit të armëve. Zelensky bëri të ditur se shteti i tij është në bisedime me Danimarkën, Norvegjinë, Gjermaninë, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe me Lituaninë për të nisur prodhim të përbashkët të armëve. Thirrja e Zelenskyt u adresua pasi Ukraina u përball me sulme të rënda ruse gjatë…
Kampioni i dyfishtë i Italisë me Napolin është pritur me respekt dhe nderim nga ambasada italiane në Kosovë. Madje, këta të fundit kanë dhënë fjalë të mëdha për kosovarin që po shkruan histori atje, duke e quajtur historinë e tij si një lidhje midis Kosovës dhe Italisë. “Një mbrëmje e veçantë në Ambasadë me Amir Rrahmanin. E shënuam suksesin e tij në Serie A meNapolin”, thuhet në postimin e ambasadës italiane në X.
Zjarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë të Hasit. Sipas tyre, në fshatin Rogovë të Hasit, një depo me mjete pune është përfshirë nga zjarri. “Falë ndërhyrjes së shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve Gjakovë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja në fushat përreth”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Në njoftim, zjarrfikësit e Gjakovës bënë të ditur se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
