Autor: TV News
Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mospjesëmarrjen në monitorimin e Provimit të Maturës Shtetërore, për shkak të refuzimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Sipas Rrjetit të Organizatave, pavarësisht kërkesave zyrtare dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar një prani të pavarur në këtë proces, MAShTI nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare, duke e pamundësuar vëzhgimin deri në ditën e testimit. AVONET thekson se kjo situatë ngre dyshime serioze për transparencën dhe rregullsinë e procesit, duke përmendur informacione të brendshme për manipulim të mundshëm dhe kopjim të organizuar në mënyrë selektive në disa qendra…
Milani thuhet se ka vendosur të mos aktivizojë një klauzolë për të zgjatur kontratën e Luka Jovic, kështu që lojtari serb do të largohet nga San Siro pas dy sezonesh. Lajmi tjetër i ditës ishte që skuadra italiane ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, transmeton GazetaBlic Sport. Sipas mediave italiane , gjigantët e Serie A kanë vendosur të mos aktivizojnë një klauzolë për të zgjatur kontratën e serbit deri në vitin 2026. Klauzola skadoi më 20 qershor, kështu që Joviç do të largohet zyrtarisht nga Rossonerët në fund të kontratës së tij më 30 qershor. /GazetaBlic…
Edhe një shkencëtar bërthamor ka vdekur në Iran, si pasojë e sulmeve të Izraelit. Numri i shkencëtarëve bërthamorë të vrarë ka mbërritur në 10. Vdekja e shkencëtarit Isar Tabatabei Ghomsheh, u bë e ditur fillimisht nga Universiteti Sharif në Teheran. Universiteti njoftoi se ai u vra javën e shkuar në shtëpinë e tij, krahas bashkëshortes Mansoureh Hajisalem. Irani më herët pati konfirmuar vdekjen e nëntë shkencëtarëve të tjerë bërthamorë. Ndërkohë mediumi izraelit “Channel 12” ka raportuar se Izraeli, nën operacionin “Narnia” ka vrarë 9 shkencëtarë bërthamorë iranianë në të njëjtën kohë dhe të dhjetin më vonë.
Partia Demokratike e Kosovës, në Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë, ka miratuar Deklaratën Politike prej 15 pikave, ku riafirmon përkushtimin për ta udhëhequr Kosovën drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, forcimit të demokracisë dhe integrimit të plotë euro-atlantik. Përmes Deklaratës Politike, PDK u ka bërë thirrje qytetarëve në Kosovë dhe në mërgatë, t’i bashkohen në misionin e shpresës dhe zhvillimit për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës kërkon dhe angazhohet që urgjentisht të themelohen institucionet qendrore, të cilat do ta marrin me përgjegjësi politike e qytetare detyrën e qeverisjes së vendit. PDK ka…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 51-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po mbahet në Stamboll. Duke folur para liderëve të vendeve islame, Erdogan akuzoi Izraelin për ndjekjen e një politike sistematike shkatërrimi dhe pushtimi në dy vitet e fundit, e mbështetur pa kushte nga vendet perëndimore. “Për dy vite rresht, Izraeli ka ndjekur politika të shkatërrimit, pushtimit dhe dhunës, dhe për këtë ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga vendet perëndimore,” u shpreh ai. “Izraeli nuk ka sulmuar vetëm…
Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon. Sipas Calciomercato.com, mesfushori me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus shtesa, transmeton GazetaBlic Sport. Rossonerët tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen, të cilët tashmë kanë humbur Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong te Liverpool dhe Jonathan Tah te Bayern Munich. Sipas raportit, Milani synon t’i ofrojë 10 milionë euro Bayer për t’i bindur ata që ta shesin Xhakën. /GazetaBlic Sport/
Big Basta dhe Andueli janë dy finalistët që do të mësojnë vetëm pas disa minutash se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh. Andrea është fermeri i cili iu afrua shumë çmmit të amdh, por nuk mundi të shkojë deri në fund, pasi ishte ai finalisti më pak i votuar mes Big Bastës dhe Anduelit. “Unë jam e bindur që në këtë moment zemrat e tyre rrahin fort. Finalistë jam me ju, dhe siç besoj e dini që ka mbërritur një tjetër moment për njërin nga ju. Unë kam në duar zarfin dhe vendimin e publikut. Finalisti më…
Prokuroria Speciale e Kosovës është duke bërë përpjekjet maksimale që deri në përfundim të këtij vitit të ngrit aktakuzë për masakrën e Reçakut, atë në burgun e Dubravës, si dhe për depërtimin e civilëve shqiptare nga Kosova. Ndërkohë, për të garantuar trajtim më efikas të rasteve të krimeve të luftës, nga ky institucion po kërkohet vendosja e disa standardeve ndërkombëtare, përfshirë miratimin e një ligji të posaçëm dhe krijimin e një trupi gjykues të veçantë për trajtimin e këtyre rasteve brenda vendit. Udhëheqësi i Departamentit për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ilir Morina, në një intervistë…
Lidhja e internetit e Iranit do të rikthehet në orën 20:00 sipas orës lokale (17:30 BST) të shtunën, raportojnë mediat shtetërore. Kanë kaluar gati tre ditë që kur qeveria vendosi një mbyllje të internetit në të gjithë vendin, duke i shkëputur shumicën e 91 milionë banorëve të Iranit nga bota e jashtme. Mediat shtetërore iraniane raportojnë tani se sulmet kibernetike që shkaktuan ndërprerjen e internetit janë zmbrapsur. Ndërprerja e internetit në Iran është përshkruar si “më e keqja” në historinë tashmë të trazuar të kontrollit të internetit të vendit. Të enjten, Ghoncheh Habibiazad e BBC-së raportoi se interneti kishte qenë…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka përpiluar aktgjykimin e plotë me shkrim ndaj Nedelkjo Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të akuzuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, të cilët më 28 qershor 2024 ishin dënuar me mbi 22 vite burgim së bashku. Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i cili është nënshkruar nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, thuhet se të pandehurit ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar që ka vepruar për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, nën udhëheqjen e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët kërkohen nga organet e drejtësisë në…
