Autor: TV News
Arabia Saudite shprehu “shqetësim të thellë” lidhur me sulmet në centralet bërthamore “të Republikës mike Islamike të Iranit”. “Mbretëria thekson nevojën që të bëhen përpjekje maksimale për vetëpërmbajtje, ulje të tensioneve dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejmë”, tha Ministria e Jashtme saudite përmes në postimi në X. Ndryshe, SHBA-ja ka sulmuar tri objekte bërthamore në Iran. Janë sulmuar objektet Fordow, Natanz dhe Esfahan. Presidenti amerikan Donald Trump, në një adresim publik, e ka quajtur këtë sulm si “sukses të madh ushtarak”. “Sot, mund t’i raportojë botës se sulmet ishin sukses spektakular ushtarak. Objektet kyçe të pasurimit nuklear janë shkatërruar tërësisht”,…
SHBA-ja ka sulmuar tri objekte bërthamore në Iran. Janë sulmuar objektet Fordow, Natanz dhe Esfahan. Presidenti amerikan Donald Trump, në një adresim publik, e ka quajtur këtë sulm si “sukses të madh ushtarak”. “Sot, mund t’i raportojë botës se sulmet ishin sukses spektakular ushtarak. Objektet kyçe të pasurimit nuklear janë shkatërruar tërësisht”, tha Trump, në paraqitjen e tij të parë publike pas sulmit. Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë sulme ndaj objekteve tjera nëse Irani nuk bën paqe. “Irani, bullizuesi i Lindjes së Mesme, tash duhet të bëjë paqe. Nëse nuk bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në disa segmente rrugore, përfshirë autostradat, për shkak të mbajtjes së garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, gara do të zhvillohet në intervalin kohor prej orës 09:00 deri në 16:00 dhe përfshin relacionin: autostrada “Arben Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel, dhe anasjelltas. Policia thekson se do të…
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe kthim në tavolinën e bisedimeve, pas sulmeve amerikane në Iran. “U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë”, tha Kallas. Ajo shtoi se Irani nuk duhet të lejohet që të ketë armë bërthamore dhe se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme të hënën.
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit po shihet nga ekspertët e sigurisë si një rrezik i shtuar për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur vëmendja e fuqive të mëdha ndërkombëtare është përqendruar në Lindjen e Mesme, ka shqetësime serioze se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për të avancuar agjendat e saj në veriun e Kosovës. Profesori universitar i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, në intervistë për Ekonomia Online, tha se përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe përfshirja e shteteve të tjera, përfshirë Iranin, mund të shkaktojë pasoja serioze në rajon. “Uroj që të mos përshkallëzohet më…
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s
Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, pritet të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Pachuca në kuadër të Grupit H të Botërorit të Klubeve. Kjo pasi ai po vazhdon rikuperimin nga gripi. Francezi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e të shtunës dhe nuk do të udhëtojë me ekipin drejt Charlotte, Karolinës së Veriut, për ndeshjen e së dielës, ka konfirmuar një zëdhënës i klubit. Sulmuesi francez ishte shtruar në një spital në zonën e Miamit më herët gjatë javës dhe ishte liruar të enjten. Ai ishte izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës që nga e marta, para se të shtrohej…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”. Në një intervistë për televizionin Prva më 20 qershor, ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon. “E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është…
Skuadra e Inter e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Kupën e Botës. Neruazzurët do të përballen me skuadrën e Urawa Reds, shkruan GazetaBlic Sport. Kristjan Asllani është titullar në këtë takim, me mesfushorin shqiptar që merr një tjetër mundësi për t’u treguar nga trajneri Chivu. Inter (3-4-2-1): Yann Sommer; Benjamin Pavard, Stefan de Vrij, Alessandro Bastoni; Luis Henrique, Nicolo Barella, Kristjan Asllani, Carlos Augusto; Nicola Zalewski, Sebastiano Esposito, Lautaro Martinez (C). Urawa Red Diamonds (4-2-3-1): Nishikawa; H. Ishihara, Danilo Boza, Høibråten, Ogiwara; Gustafson, Yasui; Kaneko, Matheus Savio, Watanabe; Matsuo. /GazetaBlic Sport/
Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në B-H. Po cili do të jetë fati i planit të Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur emigrantët në Ballkanin Perëndimor? Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër të madh, pasi Hungaria dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2015. Që atëherë, mijëra migrantë kanë qëndruar nëBosnjë-Hercegovinë, disa prej të cilëve kanë mbetur në vend, ndërsa të tjerë kanë gjeturstrehim në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këta të fundit mund të pësojnë të njëjtin fat nëse plani i qeverisë britanike për…
