Autor: TV News
Ushtria amerikane ka nisur t’i lëvizë bombarduesit e rëndë ajrorë, B-2, nga toka amerikane në ishullin Guam në Paqësor, sipas dy zyrtarëve amerikanë që kanë folur për “Reutersin” të shtunën. Ndërkohë mediumi tjetër prestigjioz amerikan, New York Times, ka raportuar se aeroplanët luftarakë janë larguar nga baza ushtarake në Missouri. Sipas komunikimeve të kontrollit të trafikut ajror, bombarduesit po shoqërohen nga cisterna me karburant. Lëvizja vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë nëse SHBA-ja do të ndërhyjë ushtarakisht në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit. Këta bombardues kanë kapacitet të jashtëzakonshëm. Ato kanë rreze veprimi prej mbi 6000…
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me raportimet për import të energjisë nga Serbia, duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, dhe se, ‘‘ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia duke përdorur të dhëna të rrjedhave FIZIKE të energjisë mund të jetë ose DEZINFORMATË e qëllimshme ose veç PADITURI’’. Rizvanolli ka shkruar edhe se, Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020, dhe se kjo arsye, ka shtuar ajo, është një nga arsyet kryesore që shpesh ka ngarkesë të tepërt në linjat mes…
Skuadra e Inter e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Kupën e Botës. Neruazzurët do të përballen me skuadrën e Urawa Reds, shkruan GazetaBlic Sport. Kristjan Asllani është titullar në këtë takim, me mesfushorin shqiptar që merr një tjetër mundësi për t’u treguar nga trajneri Chivu. Inter (3-4-2-1): Yann Sommer; Benjamin Pavard, Stefan de Vrij, Alessandro Bastoni; Luis Henrique, Nicolo Barella, Kristjan Asllani, Carlos Augusto; Nicola Zalewski, Sebastiano Esposito, Lautaro Martinez (C). Urawa Red Diamonds (4-2-3-1): Nishikawa; H. Ishihara, Danilo Boza, Høibråten, Ogiwara; Gustafson, Yasui; Kaneko, Matheus Savio, Watanabe; Matsuo. /GazetaBlic Sport/ The post Kristjan Asllani titullar në ndeshjen e…
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Teheran të shtunën në mbrëmje, ka raportuar CNN-i nga terreni. Shpërthimet u dëgjuan rreth orës 9:30 sipas kohës lokale në Iran. E këto shpërthime ndodhën menjëherë pas aktivizimit të sirenave alarmuese në zonën lindore dhe perëndimore të kryeqytetit. Sipas raportimit, aktivitetet e luftimeve janë ashpërsuar dhe shpërthimet po dëgjohen në vazhdimësi. Është dita e nëntë që Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme ajrore. Gjatë të shtunës, Izraeli ka njoftuar se goditur sërish zonat bërthamore të Iranit, ndërsa ka deklaruar po ashtu se i ka ndalur rreth 99 për qind të dronëve që Irani i…
“Me qëllim funksionalizimit të ndërtesës së Emergjencës është bërë buxhetimi i mjeteve shtesë, me qëllim përfundimin sa më të shpejt”, Arben Vitia, ministër në detyrë i ‘Pastrimi”. U cilësua si ndër projektet më me prioritet në sektorin e shëndetësisë nga ministri në detyrë i këtij sektori, Arben Vitia në një deklarim të tijin në Komisionin për shëndetësi. Por, Emergjenca e re e nisur thuajse një dekadë më parë, në fund të mandatit të Vitisë, do jetë në po të njëjtën gjendje sikurse edhe e gjeti. Kjo ngase tenderi që parashihej enkas për renovimin e objektit këtë vit, dështoi. |Ministria e…
Ka përfunduar ndeshja. Borussia Dortmund ka triumfuar ndaj Mamelod Sundowns, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar ishte 3 me 4 në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube. Skuadra gjermane merr vendin e parë tashmë në grupin F me 4 pikë, kurse Mamelodi Sundowns ka 3 pikë në vendin e tretë. /GazetaBlic Sport/
Presidenti Donald Trump, gjatë ditës së djeshme u ankua që s’po e fiton Nobelin e Paqes, ani pse, siç u shpreh ai, ka zgjidhur disa konflikte ndërshtetërore nëpër botë. Në mesin e këtyre konflikteve, Trumpi tha se e ka ndalur edhe luftën mes Kosovës dhe Serbisë në mandatin e tij të parë si president. Por, ai përmendi edhe konflikte tjera, si ai mes Indisë dhe Pakistanit. Për këtë arsye, qeveria e këtij të fundit, pra Pakistanit, e ka nominuar edhe zyrtarisht presidentin Trump për Çmimin Nobel të Paqes. Njoftimi u bë në faqen zyrtare të Qeverisë së Pakistanit në X.…
Kështu po veprohet për të 35-ën herë.Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vijnë në objektin e legjislativit për të marrë pjesë në vazhdimin e radhës të seancës konstituive, por shpresa kanë.Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së deklaroi “Shpresojmë që sa herë vijmë, të zgjidhet kryeparlamentari. Sot do të flas disa herë, andaj po kursehem.”Të tjerët te dera duke hyrë e dinë se si do të përfundojë edhe kjo përpjekje.Fatmir Limaj, Kryetar i NISMËS tha se “Nuk pres asgjë më ndryshe, për faktin se nuk ka pasur ndonjë lëvizje. Kam shpresuar që do të jetë më ndryshe sot. E kemi obligim si…
Borussia Dortmund e ka përmbysur rezultatin. Guirassy ka realizuar në ndeshjen e Kupës së Botës. Rezultati tashmë është 1 me 2. Ja pamjet – VIDEO. The post Borussia Dortmund përmbys shifrat ndaj Mamelodi appeared first on GazetaBlic.
Houthi, grupi militant në Jemen e i mbështetur nga Irani, ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do t’ia sulmojnë anijet në Detin e Kuq në rast se ushtria amerikane do të përfshihet në sulmet në Iran. “Nëse SHBA-ja përfshihet në çfarëdo sulmi dhe agresioni ndaj Iranit me armikun izraelit, forcat e armatosura do t’ua mësyjnë anijeve të saj në Detin e Kuq”, ka thënë zëdhënësi i Houthit në një video të publikuar. Në maj, SHBA-ja dhe Houthit u dakorduan për armëpushim, ashtu që të ndalen sulmet ndaj anijeve në këtë det. Houthit patën kryer sulme, siç ishte thënë,…
