Autor: TV News
Të paktën tetë persona kanë vdekur në një aksident me balonë fluturuese në Brazil, tha një guvernator shteti. Të shtunën në mëngjes në bordin e balonës në qytetin Praia Grande ndodheshin 21 persona, tha Guvernatori i Santa Catarina, Jorginho Mello, në një postim në X. Mello tha se 13 persona mbijetuan dhe tetë vdiqën. Ai tha se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për të tjerë. “Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti”, shtoi ai, shkruan BBC
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 22 nga të arrestuarit në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për vetëm dy persona të përfshirë në këtë grup. E vetmja grua pjesë e këtij grupi, Xhoana Rustemi, u la në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa për Albert Shushkun, gjykata vendosi “arrest në shtëpi”, për shkak të rrethanave familjare, pasi ai është kujdestar i një fëmije me aftësi të kufizuara. Ndërkohë, në qeli mbeten drejtuesit e dyshuar të rrjetit kriminal, vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, si dhe një…
Drilon Hazrollaj ka shënuar gol me fanellën e Rapid Bukureshtit. Sulmuesi kosovar ka realizuar në miqësoren ndaj Buducnost, shkruan GazetaBlic Sport. Goli i Hazrollajt erdhi në minutën e 55-të, pasi tentimi i tij i parë u ndal në vijën fatale, por ai reagoi me qetësi duke përfituar nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për president kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Bashkëshortja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya – e cila garoi në zgjedhjet e 2020 në vend të burrit të saj – konfirmoi lirimin e Tsikhanouskit. “Burri im, Syarhey, është i lirë! E kam të vështirë ta përshkruaj gëzimin që kam në zemër”, shkroi ajo në X, duke ia bashkëngjitur postimit një video që shfaq të dy duke u përqafuar. John Coale, zëvendës i emrisarit amerikan Keith Kellogg, tha në një postim…
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se një numër i konsideruar i nxënësve është larguar nga pjesa e parë e provimit të Maturës Shtetërore për shkak të përdorimit të telefonave. Pavarësisht kësaj, kjo ministri e ka vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi. Sipas Ministrisë, për procesin një raport më i detajuar do të publikohet javën e ardhshme. “Ka përfunduar me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka organizuar pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin…
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar angazhimin e mesfushorit Lorik Boshnjaku. Klubi dhe futbollisti ndodhen tashmë në mardhënie kontraktuale deri në verën e vitit 2027, transmeton GazetaBlic Sport. Mesfushori nga kryeqyteti do ti bashkohet ekipit në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik. Drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani e ka mirëpritur futbollistin dhe i ka uruar shumë suksese me ngjyrat “kuqebardh”. /GazetaBlic Sport/
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar Memli Krasniqin pasi ky i fundit është rizgjedhur kryetar i kësaj partie. Çitaku në postimin e saj të bërë në Facebook ka shkruar edhe ‘‘na priftë e mbara’’. ‘‘Urime Kryetar! Na priftë e mbara’’, ka shkruar ajo.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka përmendur tre klerikë si kandidatë për ta pasuar në rast se vritet, ka raportuar New York Times duke cituar tre zyrtarë iranianë.Në rast të vdekjes së liderit suprem, kushtetuta e Iranit kërkon që Parlamenti i Ekspertëve, organ klerikal me 88-anëtarë, të zgjedhë pasuesin. Procesi është përdorur vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i 1979-s, kur Khamenei u zgjodh më 1989. Sipas zyrtarëve, Khamenei ka kërkuar tranzicion të shpejtë në rast të vdekjes së tij. Pas raportimeve të mëhershme se presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar planet e Izraelit për ta vrarë…
Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e përdorimit të ChatGPT në aftësitë njohëse dhe procesin e të nxënit. Hulumtimi, i kryer nga MIT Media Lab, tregon se përdorimi ekskluziv i mjetit gjenerues të tekstit mund të shkaktojë rënie të angazhimit mendor, përvetësim të ideve sipërfaqësore dhe një lidhje më të dobët me përmbajtjen e prodhuar. Studiuesit ndanë pjesëmarrësit në tre grupe: një që përdorte vetëm ChatGPT, një tjetër që përdorte një motor kërkimi dhe një grup kontrolli që nuk përdorte asnjë mjet ndihmës. Përmes monitorimeve me elektroencefalogram (EEG) gjatë procesit…
Interi ka barazuar ndaj Urawa Reds. Lautaro Martinez ka shënuar në minutën e 77-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 1 . Ja pamjet – VIDEO. The post Interi barazon ndaj Urawa Reds, shënon Lautaro Martinez appeared first on GazetaBlic.
