Autor: TV News
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ushtria e tij ka kryer një sulm të fuqishëm ndaj Iranit, vetëm pak orë para një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas zyrës së Netanyahut, Izraeli goditi një rrjet radarësh pranë Teheranit në përgjigje të disa sulmeve raketore iraniane drejt territorit izraelit, të kryera pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Irani qëlloi një raketë në orën 07:06 dhe dy të tjera në orën 10:25, sipas kohës lokale, ndërsa Izraeli tani iu është përmbajtur sulmeve të mëtejshme pas bisedës me Trumpin, raporton BBC. Në telefonatën e zhvilluar, Trump shprehu vlerësimin e tij…
Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Ky angazhim vjen si pjesë e një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të miratuar më 11 qershor, për t’u ofruar mbrojtje të përkohshme shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori amerikan. Po ashtu, një ditë më herët, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës së presidentit Donald Trump të rifillojë menjëherë me dëbimet…
Kur temperaturat arrijnë nivele përvëluese dhe deti nuk është një opsion, një dush i ftohtë duket si shpëtim. Por sipas Dr. Adam Taylor, profesor i anatomisë në Universitetin e Lancaster, kjo nuk është zgjidhja më e mirë për të ulur temperaturën e trupit. Si ftohet trupi në mënyrë natyrale?Temperatura ideale e trupit është rreth 37°C. Kur nxehtësia rritet, trupi aktivizon mekanizma për vetëftohje – si rrezatimi termik, djersitja dhe qarkullimi i gjakut drejt sipërfaqes së lëkurës për të çliruar nxehtësinë. Megjithatë, në kushte ekstreme, këta mekanizma nuk mjaftojnë. E vërteta për dushin e ftohtëDushi me ujë të ftohtë ndikon në…
Negociatat midis menaxhmentit të Paris Saint-Germain dhe përfaqësuesve të Gianluigi Donnarumma në lidhje me zgjatjen e kontratës së portierit po vazhdojnë, raporton Nicolo Schira. Kontrata aktuale e Donnarumma-s me klubin francez skadon pas 12 muajsh. Sipas italianëve, pritet që palët të zhvillojnë një takim të ri së shpejti për të arritur një marrëveshje. Kujtojmë që PSG nënshkroi me portierin në verën e vitit 2021, duke e siguruar atë si transferim të lirë nga Milani. Këtë sezon, Donnarumma ka pësuar 39 gola në 40 ndeshje dhe ka mbajtur portën të paprekur në 11 prej tyre. /GazetaBlic Sport/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të martën se si Izraeli ashtu edhe Irani shkelën armëpushimin që ai e njoftoi disa orë më parë dhe se nuk ishte i kënaqur me asnjërin vend, por veçanërisht me Izraelin, raporton Reuters. Trump, ka lëshuar një paralajmërim për Izraelin në platformën e tij Truth Social. Ai ka kërkuar që Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet, duke theksuar se kjo do të ishte një “shkelje e madhe”. Trump gjithashtu ka kërkuar që pilotët izraelitë të kthehen në shtëpi menjëherë. “IZRAEL. MOS I HIDHNI ATO BOMBA. NËSE E BËNI, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. KTHENI…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka qëndruar sot për vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim. Përmes kësaj vizite, Gucati ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVL UÇK-së për luftëtarët e lirisë që po përballen me një proces të padrejtë dhe politik. “Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, dhe kjo e vërtetë nuk shuhet kurrë”, ka thënë ai. Kryetari i OVL e UÇK-së…
Gianluca Di Marzio raporton se Napoli ka arritur një marrëveshje me anësorin e PSV-së, Noa Lang, me një raund të ri bisedimesh të planifikuar me klubin holandez në orët në vijim. Marrëveshja pritet të vlerësohet rreth 28 milionë euro nëse finalizohet një mirëkuptim bazë. Lang e kishte identifikuar Napolin si një destinacion të mundshëm disa kohë më parë, dhe transferimi tani duket se do të ecë përpara. Noa Lang konsiderohet si një kandidat kryesor për të qenë nënshkrimi i parë në atë pozicion. /GazetaBlic Sport/
Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi i aleancës ushtarake, duke folur para një samiti ku pritet të miratohet një synim i ri për shpenzime të mëdha. Takimi dyditor në Hagë ka për qëllim t’ia dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se NATO-ja është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj aleancës, dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për ta frenuar çdo sulm nga Moska. “Presidenti amerikan dhe udhëheqja e lartë amerikane janë plotësisht të përkushtuar…
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë të martën për Radion Evropa e Lirë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Kjo vjen pak orë pas një njoftimi të Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila bëri të ditur se ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së që ia ndalonte një kompanie të caktuar furnizimin me rrymë përmes shërbimit universal. Oda Ekonomike e Kosovës reagoi ndaj vendimit të gjykatës duke thënë se ai pezullon njoftimin e rregullatorit të energjisë për dalje të detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ajo…
Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Ardon Jashari. Gjiganti italian madje e ka bërë një ofertë zyrtare tek Club Brugge për yllin kosovar të Zvicrës. Për këtë siguron Sky Sport Suisse. Jashari do ta pranonte me qejf sfidën “Rossonere”, por njëkohësisht ai është i vetëdijshëm se do të jetë një betejë e vështirë për ta bindur klubin e tij që ta lë të largohet. Për të arritur deri tek mesfushori kreativ, Kuqezinjtë e kanë vënë në dispozicion një ofertë prej 27 milionë eurosh në tavolinë, plus 3 milionë euro shtesë nga bonuset. Natyrisht, kjo shumë nuk ka…
