Autor: TV News

Pak pasi kritikoi Izraelin dhe Iranin për shkeljen e armëpushimit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se Izraeli është pajtuar të ndalojë sulmet ndaj Iranit. Në një postim në TruthSocial, Trump ka shkruar: “Izraeli nuk do ta sulmojë më Iranin. Të gjithë aeroplanët do të kthehen në shtëpi me një valë përshëndetje miqësore për Iranin. Askush nuk do të lëndohet. Armëpushimi është në fuqi. Ju faleminderit.” Ky mesazh u publikua nga Air Force One, derisa Trump po udhëtonte për në Samitin e NATO-s në Hagë. Sipas raportimeve nga mediat izraelite dhe Axios, presidenti Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu,…

Read More

Një 19-vjeçar është arrestuar në Spanjë për kërcënimin me vrasje të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata dhe familjes së tij pas humbjes së penalltisë në finalen e Ligës së Kombeve të luajtur më 8 qershor. Pas humbjes së tij tronditëse në gjuajtjen e penalltive, e cila i dha Portugalisë titullin, Morata u ofendua pa masë në mediat sociale, por gjërat shkuan tej mase pasi disa tifozë lëshuan kërcënime me vdekje. Policia kombëtare ka arrestuar një burrë në Spanjë i cili kërcënoi se do të vriste Moratën dhe familjen e tij. Një tjetër i dyshuar pretendoi se llogaria e tij në mediat…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në qendër të takimit ishte procesi i konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës. Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për implikimet që sjell vonesa në formimin e institucioneve. “Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Me këtë rast, u diskutua edhe…

Read More

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes. Çmimet e naftës janë rritur në ditët e fundit, pas shqetësimeve se Teherani do të mund t’i pengonte furnizimet globale duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rrugë kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit. Tregjet…

Read More

Pavel Nedved , ish-zëvendëspresident i Juventusit, po e fillon karrierën e tij si menaxher në botën e futbollit nga vendi i tij i lindjes, Republika Çeke. Ish-fituesi i Topit të Artë, sapo është zyrtarizuar si drejtor teknik i ekipeve kombëtare çeke, me një fokus të veçantë në ekipin e të rriturve dhe në ekipin nën-21 vjeç. “Fillimisht, pas pushimeve, duhej të kthehesha në punën time në Arabinë Saudite te Al Shabab. Ndërkohë, megjithatë, më kontaktoi Presidenti Trunda, me të cilin patëm një dialog pozitiv që nga fillimi, dhe u befasova këndshëm. Pas takimit të parë me presidentin, i cili më…

Read More

Aktori i njohur nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, është rikthyer nga Gjermania e po ashtu edhe në aktrim pas pesë vitesh. Në një intervistë të fundit në “Tëvë 1”, ai ka thënë se fjala Kosovë vjen prej serbëve. Madje, i mllefosur, aktori që ka luajtur te seriali “O sa mirë” vazhdon tutje me deklaratën e fortë duke thënë se “më mirë të thonë jam serb sesa kosovar.” “Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Duhet m’i ‘ardhë shumë rondë atij shqiptari që thotë jam kosovar. Ndarjes që i bëjnë,…

Read More

Kamionë e mjete të ndryshme dhe instrumente për matje gjeodezike janë parë mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën. E përderisa po kryhen këto testime, Qeveria në detyrë ka thënë se nuk është e informuar se kush po i kryen ato. Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi për Televizionin Dukagjini, ka thënë se Ministria i ka kryer testimet vitin e kaluar e se për testimet e sotme nuk janë të informuar se nga kush po kryhen. “Ne nuk e kemi asnjë njoftim zyrtar prej askujt. Ne kemi përfunduar testimet si minsitri. Kemi marrë raportet me rezutlate, ura është…

Read More

Ushtria ruse kreu sulme me dronë, raketa dhe artileri në Ukrainë, duke i vrarë të paktën 16 civilë dhe duke i plagosur gati 100 të tjerë, thanë zyrtarët të martën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi garanci për ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Perëndimi për përpjekjet e vendit të tij për ta zmbrapsur pushtimin rus. Forcat ruse kanë bombarduar pareshtur zonat civile në Ukrainë gjatë gjithë luftës, e cila tani është në vitin e katërt. Më shumë se 12.000 civilë ukrainas janë vrarë, sipas Kombeve të Bashkuara. Edhe Ukraina ka kryer sulme me dronë me rreze të gjatë ndaj Rusisë,…

Read More

Milani po bën lëvizje konkrete për Ardon Jasharin. Sipas mediave belge, Milan i ka bërë një ofertë zyrtare fillestare Club Brugge. Në veçanti, Milani do të kishte paraqitur një propozim formal prej 27 milionë eurosh si bazë fikse, plus 3 milionë në formë bonusesh. Një përgjigje nga skuadra belge pritet sot: kuqezinjtë – të vetëdijshëm për kërkesat e Bruges, e cila për momentin nuk ka ndërmend të bëjë zbritje, dhe për konkurrencën shumë të lartë për lojtarin – mund të shkojnë deri në një shifër totale prej rreth 35 milionë eurosh për lojtarin e lindur në vitin 2002. Pasi mbërriti…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka deklaruar se kërkesat për pezullimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike janë refuzuar nga gjykatat kompetente. Sipas ZRRE-së, pas hyrjes në fuqi të dispozitave për hapjen e tregut, disa konsumatorë individualë dhe Oda Ekonomike kanë ushtruar padi në Gjykatën Komerciale dhe në Gjykatën Themelore, duke kërkuar ndalimin e këtij procesi. Por, sipas ZRRE-së të gjitha kërkesat për masa të përkohshme janë refuzuar si të pabazuara. Konkretisht, në njoftimin e ZRRE-së thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për ndalim të liberalizimit, duke…

Read More