Autor: TV News
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Benfica-Bayern. Është Benfica ajo e cila po udhëheq ndaj kampionëve gjerman, me rezultat 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi norvegjezi Schjelderup, në minutën e 13-të. Ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit C, është Boca Juniors e cila po udhëheq 1-0 ndaj Auckland Cityt. The post Mbyllet pjesa e parë/Benfica befason Bayernin appeared first on GazetaBlic.
Analisti, Visar Ymeri ka komentuar dështimet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si krizë që buron nga sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në Debat Plus, Ymeri theksoi se problemi nuk qëndron më te Kushtetuta, por te “këmbëngulja dhe kryeneçësia e Kurtit dhe VV-së”. “Tash nuk e kemi problemin tek Kushtetuta e as te institucioni, po tek këmbëngulja dhe kryeneçësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Shiko çfarë situate, dhe kjo nuk krahasohet as me VLEN e as me PAN, sepse tash jemi në një situatë, kur dy parti politike që kanë deputetë më shumë se…
Benfica ka kaluar në avantazh ndaj Bayern Munich. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar, Schjelderup, përcjell GazetaBlic Sport. Norvegjezi realizoi pas 12 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 1:0. Ja goli: 🚨 Benfica scores vs Bayern Munich 🔥pic.twitter.com/vPKvFJ5wJS — KinG £ (@xKGx__) June 24, 2025
Getoar Gërguri dhe Petrit Tahiri janë zyrtarët policorë të cilët punojnë në sektorin e mbikëqyrjes së trafikut rrugor. Ata i identifikojnë shkelësit e ligjit më lehtë se një pjesë e kolegëve të tyre, falë veturave inteligjente që i kanë. Gërguri e Tahiri këtë të martë do të patrullojnë në autostradën “Arbën Xhaferi”. Kështu fillon edhe puna. Vetëm duke lëvizur vetura inteligjente identifikon qytetarët që me veturat e tyre kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar që është 120 kmh. Përveç veturës, shpejt identifikohen edhe targat, e në këtë ekran në veturë del edhe emri i pronarit. “Këtu e kemi zonën 120kmh, dhe…
Në ditën e parë të Samitit të NATO-s, që po mbahet në Hagë të Holandës, aleanca lansoi planin e përditësuar të veprimit për prodhimin në industrinë mbrojtjes, si përgjigje ndaj zhvillimeve globale në fushën e sigurisë. Plani i përditësuar ka për qëllim të përshpejtojë rritjen e kapaciteteve industriale të aleancës në fushën e mbrojtjes. Duke përmendur planin e gatishmërisë 2030, që mund arrijë deri në 800 miliardë euro, Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, tha se nuk mund të ketë mbrojtje pa industri të mbrojtjes. “Është një thënie romake: Nëse dëshiron paqe, përgatitu për luftë. Është ide e thjeshtë. Bëje mbrojtjen…
Partizani është rikthyer ditën e sotme me një fitore bindëse në një miqësore përballë Rabotnickit. “Demat e kuq” kanë arritur të triumfojnë përballë maqedonasve me shifrat 3-0. Golin e parë në këtë takim, e realizoi Albers Keko që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë ishte Xhuliano Skuka që dyfishoi shifrat për Partizanin. Goli i tretë i Garcias në pjesën e dytë vulosi gjithçka duke lënë të pashpresë maqedonasit. Një fitore inkurajuese kjo për Partizanin pak ditë përpara nisjes së rrugëtimit europian përballë Kajlus.
Deri në 1 euro e 32 centë kushton një litër naftë në pikat e shitjes me pakicë. Ka të tjera që litrin e naftës e shesin 1 euro e 27 centë. Ndërkaq, për naftë të performancës më të lartë litri shkon deri në 1 euro e 37 centë. Por, bazuar në të dhënat që Doganës, më 21 Qershor çmimi mesatar i importit për një litër naftë pa taksa ishte 57 centë. Ndërsa, kur në llogaritje hyjnë taksa doganore prej 10%, TVSH-ja 18% dhe akciza që është fikse, 36 centë për litër nafte, çmimi final i importit del se ishte rreth…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që samiti “historik” i NATO-s, që nis të martën në Hagë, synon të garantojë paqen në Evropë për gjeneratat e ardhshme. Merz i ka thënë Parlamentit të Gjermanisë disa orë para samitit se Putini vazhdon të jetë i vendosur që Ukraina duhet të jetë pjesë e Rusisë. Ai është zotuar se Berlini do të paguajë “pjesën që i takon” për të mbrojtur Evropën. Presidenti amerikan, Donald Trump është rrugë për në Hagë, për të marrë pjesë në samitin e parë të…
Skuadra e Dinamo Cityt ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Ballkanit. Dinamo City ka shënuar dy gola në 45 minutat e parë, për të shkuar në pushim me epërsinë 2-0, shkruan GazetaBlic Sport. Vila dhe Itodo realizuan golat për ekipin e Ilir Dajës ndaj Ballkanit. Kjo ndeshje po luhet në Ohër, në kuadër të ballafaqimeve miqësore. /GazetaBlic Sport
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është takuar me ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa, i njohur si komandant “Cali”. Ai bëri të ditur se nesër pritet të takohet edhe me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, ndërsa është në pritje të konfirmimeve për takime me ish-krerët e UÇKs-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. “Kam edhe nesër vizitë, sot jam takuar vetëm me Sali Mustaftë. Nesër do t’i takoj të tjerët. Nesër, për shkak të agjendës së ngjeshur brenda qendrës së paraburgimit kam leje…
