Autor: TV News
Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve. Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje. Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat – i cili pranoi viktimat – tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës. Dëshmitarët i thanë agjencisë Associated Press se forcat izraelite hapën zjarr derisa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të…
Oda Ekonomike e Kosovës [OEK] ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka vendosur për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Në njoftim, OEK-ja ka kërkuar nga ZRRE-ja që të ndalë veprimet “që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”. “OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me…
Menjëherë pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, tensionet janë rindezur me akuza të ndërsjella mes palëve. Izraeli ka akuzuar Iranin se ka lëshuar raketa drejt territorit të tij, duke thënë se armëpushimi është shkelur. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka deklaruar se i ka dhënë urdhër ushtrisë që të kundërpërgjigjen fuqishëm. “Kam urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit të ndërmarrin sulme intensive kundër objektivave të regjimit iranian në zemër të Teheranit”, thuhet në deklaratën e tij. Ndërkohë, ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, një figurë e ekstremit të djathtë dhe aleat i kryeministrit Netanyahu, ka shkruar në rrjetin…
UBT ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke u renditur në mesin e universiteteve më të mira në rajon sipas THE Impact Rankings 2025 – klasifikimi global që mat performancën e universiteteve në përmbushjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara. UBT qëndron larg përpara të gjitha universiteteve të tjera në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm për ndikim real në shoqëri, ekonomi dhe mjedis. Në këtë edicion të rankimit, UBT ka shënuar progres të theksuar krahasuar me vitet e kaluara, veçanërisht në disa fusha kyçe të qëndrueshmërisë globale si: SDG 5…
Real Madridi do të jetë sërish pa Kylian Mbappen në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube, pasi sulmuesi francez vazhdon të shërohet nga gastroenteriti. Mbappe ka munguar në dy ndeshjet e para të skuadrës, ndaj Al Hilal dhe Pachuca, dhe shpresat për rikthimin e tij kundër RB Salzburg tashmë janë shuar. Sipas El Chiringuito, francezi nuk ka treguar përmirësim të dukshëm dhe është përjashtuar nga ndeshja vendimtare në Filadelfia. Trajneri Xabi Alonso ishte shprehur optimist më herët këtë javë, duke deklaruar se shpresonte ta kishte Mbappen gati për sfidën ndaj austriakëve. Megjithatë, gjendja…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar mëngjesin e së martës se një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi. “Ju lutem mos e shkelni”, ka shkruar ai në platformën e tij “Truth Social”, duke i bërë thirrje palëve që ta respektojnë marrëveshjen. Trump tha se armëpushimi do të vlejë në disa afate kohore dhe do të qëndrojë në fuqi deri në përfundimin e operacioneve aktuale ushtarake. Megjithatë, Izraeli ende nuk e ka pranuar publikisht këtë propozim për armëpushim. Nga ana tjetër, televizioni shtetëror iranian raportoi se armëpushimi “i është imponuar” Izraelit. Sipas të njëjtit burim, Irani ka lëshuar…
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka evidentuar një numër shqetësues rastesh të dhunës në familje në disa qytete të vendit. Sipas njoftimit, gjatë datës 23 qershor janë raportuar të paktën shtatë raste të tilla, shumica përfshijnë sulme fizike ndaj grave. Në disa raste të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa në të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Tre raste brenda një dite në Prishtinë Në Prishtinë janë raportuar tri raste të dhunës në familje brenda të njëjtës ditë. Më 23 qershor, rreth orës 12:00, një mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 14 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 28 dhe 32 gradë. Instituti ka bërë me dije se do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s. “E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e…
Qeveria e Izraelit ka deklaruar se është pajtuar me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim me Iranin. Në një deklaratë thuhet se: “Izraeli do të përgjigjet fuqishëm nëse armëpushimi prishet”. Qeveria izraelite ka thënë se është pajtuar me propozimin e armëpushimit pasi ka arritur “objektivat” e sulmeve në Iran. Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial” të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike. Gjithashtu thuhet se Izraeli “i ka shkaktuar dëme të rënda udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane”. Deklarata vazhdon duke thënë se forcat izraelite, në ditën e fundit, kanë…
Lëkundje të forta të tokës janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Tërmeti i parë është regjistruar në ora 05:04 me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane (EMSC). Pas tij janë regjistruar disa lëkundje të tjera më të lehta: një me magnitudë 2.2, një tjetër 2.6, më pas 3.0 dhe 3.4. Tërmeti i fundit është shënuar në ora 05:45, rreth 20 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
