Autor: TV News
E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi mbetet e paqartë, ndërsa anësori brazilian po kalon një periudhë sfiduese si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Sipas The Athletic, babai dhe agjenti i tij, Eric Goes, ka marrë dhe refuzuar oferta nga disa klube të Ligës Premier, me Arsenalin që ka treguar interesim më konkret. Arsenali e sheh Rodrygon si një transferim të mundshëm kyç që mund të lulëzojë në sistemin e tyre, veçanërisht duke luajtur në krahun e majtë me lirinë për t’u lëvizur – një rol i ndryshëm nga pozicioni i krahut të djathtë që ai shpesh e zë në…
Komuna e Junikut ka siguruar një investim prej 388,339 eurosh për përmirësimin e infrastrukturës lokale me qëllim të zhvillimit të turizmit. Marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit “Përmirësimi i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në Komunën e Junikut” u nënshkrua sot nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari. “Ky investim i drejtpërdrejtë do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e qasjes në zonat turistike, rrugët lokale dhe infrastrukturën mbështetëse, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe komunitetin tonë. Me këtë projekt i japim hov zhvillimit të turizmit, duke…
Skuadra e njohur franceze, Lyon ka rënë nga Ligue 1. Kjo është konfirmuar nga DNCG, organi mbikëqyrës financiar i futbollit francez e cila vendosi ta rrëzonte Lyonin në Ligue 2, shkaku i problemeve financiare të ish-kampionëve francez si dhe dhe ka vendosur një ndalim transferimesh së bashku me një menaxhim të rreptë të faturës së pagave. Mirëpo Lyoni, e ka të drejtën që ta apelojë këtë vendim të DNCG-së. Lyoni, sezonin e kaluar kishte përfunduar sezonin në vendin e 6-të në Ligue 1.
Analisti politik Sadri Ramabaja ka shprehur dyshime se zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe lokale, mund të mbahen më 12 tetor. Në Debat Plus, Ramabaja theksoi se për të caktuar një datë të tillë duhet një marrëveshje politike, por aktualisht nuk ekziston një pajtueshmëri ndërmjet partive. “Nuk ma merr mendja që mund të shkohet në dy palë zgjedhje më 12 tetor, edhe për një arsye. Për datën e zgjedhjeve duhet të ketë një marrëveshje politike, ndërkaq, as LDK-ja e as PDK-ja nuk janë dakord që të mbahen që të dy palët zgjedhjet. Ka deklarime që mund të diskutojmë për datën por…
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Benfica-Bayern. Është Benfica ajo e cila po udhëheq ndaj kampionëve gjerman, me rezultat 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi norvegjezi Schjelderup, në minutën e 13-të. Ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit C, është Boca Juniors e cila po udhëheq 1-0 ndaj Auckland Cityt.
Sipas një vlerësimi të hershëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të Pentagonit (DIA), sulmet ushtarake amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit gjatë fundjavës së kaluar nuk i shkatërruan komponentët kyç të programit bërthamor iranian, por thjesht e vonuan atë për disa muaj. Siç shkruan CNN, këto gjetje bien në kundërshtim të qartë me pretendimet e presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, të cilët kishin deklaruar se sulmet kishin “zhdukur plotësisht” kapacitetet bërthamore të Iranit. Vlerësimi, i përshkruar nga katër burime të njohura me çështjen, tregon se centrifugat mbetën kryesisht të paprekura dhe rezervat e uraniumit të…
Përkthyesi dhe eksploruesi Anri Pashaj ju ka bërë thirrje të gjithë turisvëve vendas dhe të huaj që gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri të viztiojnë vendet që ofrojnë fenomene të veçanta të natyrës shqiptare. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, eksploruesi zbuloi vendet ne Shqipëri që ofrojnë pamje të fenomeneve të veçanta natyrore. Pjesë nga biseda: Anri Pashaj: Ne duhet të dalim të shijojmë vendin tonë. Përveç natyrës shumë të bukur, në mrekullitë tona të shtresëzuara në gjithëfarë shtresezimesh historike, ne kemi dhe fenomene të ndryshme. Paraidolia është një fenomen interesant, kur shikojmë lart…
Ansu Fati do t’i bashkohet AS Monacos, pasi marrëveshja është nënshkruar dhe zyrtarizuar, njofton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Marokeni po vjen nga një periudhë me pak minuta, ndërsa as huazimi te Brighton në vitin e shkuar nuk shkoi siç e mendoi. “Ansu Fati te AS Monaco, e kryer! Është arritur marrëveshje që anësori i Barcelonës të kalojë te klubi francez me formë huazimi, me opsion blerjeje,” shkruan Romano. Ai shton se plani për vizitat mjekësore është konfirmuar dhe Ansu do të udhëtojë nesër drejt Monacos, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve shëndetësore gjatë kësaj jave. “Ansu ka nënshkruar kontratë të…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Sipas tij, blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka dalë jashtë funksionit vetëm pak minuta pasi ishte rifunksionalizuar, duke mos qëndruar as 24 orë në operim. “Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është rifunksionalizuar. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?! Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit! Pasi kanë rënë të…
Pesidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve të fundit që hedhin dyshime mbi efektivitetin e sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Reagimi i tij vjen pas një vlerësimi paraprak të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), siç e ka cituar CNN, sugjeron se objektet kryesore të programit bërthamor iranian nuk janë shkatërruar plotësisht dhe se ndikimi i bombardimeve mund të ketë zgjatur vetëm disa muaj. Vlerësimi i inteligjencës amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk e shkatërruan programin bërthamor Sipas burimeve të CNN, vlerësimi i DIA-së, ende i klasifikuar si “top sekret”, tregon se rezervat e uraniumit të…
