Autor: TV News
Parlamenti iranian ka votuar për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, sipas raportimeve në median shtetërore, Neuronews, raporton Reuters.Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka thënë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) refuzoi të dënojë sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj ndërkombëtare. Ghalibaf ka thënë se autoritetet bërthamore të Iranit “do të pezullojnë bashkëpunimin e tyre me IAEA-n derisa të garantohet siguria e objekteve bërthamore”. Ai gjithashtu ka thënë se “programi bërthamor paqësor i Iranit do të ecë përpara me një ritëm më të shpejtë”.…
Arijon Ibrahimovic është në kërkim të skuadrës së re dhe gjatë afatit kalimtar të verës pritet të bëjë një ndryshim. Është në pronësi të Bayern Munchen dhe pas aventurës në Lazio, mesfushori shqiptar tashmë pritet të luajë në Bundesliga. Dy skuadra kanë shprehur interesim për lojtarin nga Kosova. Bëhet fjalë për Heidenheim dhe Nurnbergu. Por, favoriti për të nënshkruar me Ibrahimovicin është ekipi që bën gara në Bundesliga. Ibrahimovic ka ende një kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2027.
Disa persona nuk i kushtojnë vëmendje gjërave që thonë dhe ndonjëherë tregohen tepër ofendues nëraportet me personat që i rrethojnë. DashiKush ka mik një person të shenjës së Dashit, e di shumë mirë se atyre u pëlqen shumë të debatojnë. Duan të jenë në qendër të vëmendjes, ndaj për ta arritur, nuk rezervohen as të debatojnë me miqtë më tëngushtë. Kur ndihen të frustruar, kapen me këdo që i rrethon, shpesh duke kaluar edhe në ofendime. NjëDash duhet të mundohet të jetë më tepër autokritik, në vend që të kapet me të tjerët. Pak pjekuri nëmarrëdhënie me të tjerët nuk…
Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt, do të mblidhen të mërkurën për herë të 37-të në seancën konstituive. Për shkak se partitë nuk po lëvizin nga qëndrimet e deritashme, nuk pritet që përpjekja e radhës të jetë e suksesshme. Seanca do të nisë në orën 11:00. Ndonëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri që pritet t’i jap zgjidhje ngërçit politik, partitë politike janë në pritje të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin për Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votim për të fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Partitë politike aktualisht nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje nuk po…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se i qëndron besnik mesazhit të tij të urimit drejtuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për “veprimin e tij vendimtar në Iran”. Rutte e përgëzoi Trumpin dhe e quajti sulmin e SHBA-së ndaj Iranit “vërtet të jashtëzakonshëm”, në mesazhet me tekst të postuara nga presidenti në mediat sociale të martën. Duke folur me gazetarët në samitin e NATO-s në Holandë sot(e mërkure) në mëngjes, Rutte tha se nuk po e rishqyrtonte vlerësimin e tij për sulmet amerikane, pasi raportet e medias vunë në pikëpyetje efikasitetin e tyre. CNN raportoi dje (e…
Atletico Madrid ka arritur marrëveshjen me një nga yjet e La Ligës të sezonit që lamë pas. Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan, Johnny Cardoso nga Real Betisi. “Los Colchoneros”, do të paguajë rreth 30 milionë euro për amerikanin, i cili pritet të nënshkruajë edhe një kontratë pesëvjeçare. Johnny Cardoso to Atlético Madrid, here we go! Deal agreed in principle for package in excess of €30m and five year contract ready for the midfielder since start of June. Final details being fixed today with Real Betis then Johnny will join Atlético. pic.twitter.com/oNxZurpIq8 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 25, 2025 Cardoso, sezonin që lamë…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Princ Valentino Corleone, avokatit Ahmet Tahiri, për kundërshtimin e provave dhe hudhje të aktakuzës, duke ia konfirmuar Corleones aktakuzën për shitblerje të narkotikëve. “REFUZOHET- kërkesa e mbrojtësit të të pandehurit P.V.C., Av. Ahmet Tahiri për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës e ushtruar kundër aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë,… e datës 29.06.2023, si e pa bazuar”, thuhet në aktvendimin e Themelores, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në vendimin e Themelores të marrë më 13 qershor 2025, thuhet se avokati Tahiri, në parashtresën e…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s. IHK apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.
Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) pritet të pajtohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë. Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump. Çfarë pritet të miratojnë liderët e NATO-s? Ata pritet të pajtohen që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto – në mbrojtje dhe për investime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë. Kjo është rritje e konsiderueshme, në krahasim me synimin aktual prej 2 për…
Ndëshkimi i sulmuesit të Chelseat, Nicolas Jackson, është rritur në dy ndeshje pasi FIFA shqyrtoi kartonin e tij të kuq të marrë gjatë humbjes 3-1 të ekipit anglez ndaj Flamengos. Senegalezi shkeli ashpër në këmbët e Ayrton Lucas në minutën e 68-të dhe mori një karton të kuq direkt, duke i siguruar atij mungesën e ndeshjes së fundit të grupit kundër Esperance. Të dy ekipet kanë nga tre pikë secila në Grupin D dhe po luftojnë për një vend në eliminatoret e Kupës së Botës për Klube. Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, dyshoi nëse kartoni i kuq i…
