Autor: TV News

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, ka realizuar me sukses evakuimin e disa qytetarëve kosovarë nga territori i Izraelit, që në ditët e para të përshkallëzimit të situatës së sigurisë. “Evakuimi është bërë përmes Jordanisë dhe Egjiptit, në koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite dhe me mbështetjen e ambasadave të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael,” thuhet në njoftimin zyrtar të MPJD-së, e cila ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe lehtësimin e procesit nga ana e këtyre vendeve. MPJD ka njoftuar se është duke ndjekur nga afër…

Read More

Mesfushori anglez, Adam Lallana ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij në futboll. Futbollisti e bëri këtë të ditur gjatë ditës së sotme, në një postim të tij në “Instagram”. Lallana, kishte nisur karrierën e tij te Southamptoni ku ndihmoi skuadrën të rikthehej në Premierligë. Ai më pas vazhdoi karrierën e tij te Liverpooli, ku kishte kaluar kohën më të suksesshme të tij dhe arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, Premierligën, Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Evropës. Ai më pas vazhdoi karrierën te Brightoni dhe së fundi një rikthim te Southamptoni, ku përfundoi edhe karrierën e tij.

Read More

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka bërë të ditur se hapësirat publike të Kryeqytetit po shndërrohen në qendra aktive të jetës artistike dhe kulturore. Këtë e dëshmon edhe hapja e ekspozitës “Horizonte Mbarëshqiptare” të piktorit të njohur nga Shqipëria, Skënder Strica. Ekspozita, e vendosur në hollin e Komunës së Prishtinës, përfaqëson një homazh për bukurinë, shpirtin dhe unitetin mbarëkombëtar. Sipas Halimit, ky është një moment i veçantë për të nderuar një prej emrave më të shquar të peizazhit shqiptar dhe për të theksuar lidhjet e ngushta kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ekspozita do të jetë e…

Read More

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka sugjeruar se ende nuk është e qartë nëse sulmet amerikane ndaj Iranit ishin të ligjshme. Ajo ka thënë se kushdo që përdor forcën “duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas të drejtës ndërkombëtare”.  Kur është pyetur drejtpërdrejt nëse sulmet amerikane ishin të ligjshme, ajo ka thënë se “nuk është absolute”. Kallas thotë se beson që sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit e kanë penguar programin e tij. Por ajo thotë se kjo nuk e ka “fshirë” “njohuritë” bërthamore të Iranit, gjë për të cilën thotë se nënvizon…

Read More

Deputeti i NISMA-së, Fatmir Limaj pas dështimit të “episodit 37-të të konsistuimit të Kuvendit të Kosovës” ka deklaruar se duhet të ketë një marrëveshje politike, e që sipas tij “jemi të vonuar” në këtë proces. “Dalëngadalë duhet të largohemi nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohemi, sepse përndryshe nuk do ta përmbushim atë që pret qytetari i Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës. Jemi tepër të vonuar. Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike”,  deklaroi Limaj. Ndryshe, rreth dy minuta ka zgjatur mbledhja e deputetëve të mërkurën. Rezultati – tjetër dështim për konstituim të Kuvendit.…

Read More

Arsenali është afër kompletimit të marrëveshjes së dytë për këtë afat kalimtar. Pas Zubimendit, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje edhe me portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga i cili do të vijë si portier i dytë. Arsenali ka aktivizuar klauzolën prej 5 milionë eurove që kishte pasur portieri spanjoll. Kepa gjatë sezonit të kaluar kishte qenë në huazim te Bournemouthi, ku bëri 35 paraqitje dhe arriti të mbante 8 herë portën e paprekur.

Read More

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mes Iranit dhe Izraelit, është duke u zbatuar të mërkurën, një ditë pasi të dyja vendet treguan shenja se lufta ajrore ka përfunduar, të paktën tani për tani. Të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit. I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të martën vonë se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë “premtuese” dhe se…

Read More

Pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për media ka folur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, njëherit edhe kandidate në tentativë për të parën e Kuvendit. Ajo ka thënë se me mungesën e vullnetit për të konstituar Kuvendin, opozita po i zgjat mandatin qeverisës Kurtit. “Ju e dini që në mars e kemi përmbyllur mandatin tonë dhe jemi qeveri në detyrë,” ka thënë ajo, duke shtuar se është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi në mënyrë që pastaj të fillojnë afatet për zgjedhjen e qeverisë. Tutje, Haxhiu ka kritikuar subjektet politike ish-opozitare, duke thënë…

Read More

Barcelona ka njoftuar datën se kur do të rikthehet në stadiumin e tyre ikonik, “Camp Nou”. Në një video të postuar së fundi nga vetë klubi katalanas në rrjetin social “X”, Barcelona do të rikthehet në folenë e tyre më 10 gusht. Në dy vitet e fundit Barcelona, kishte luajtur në stadiumin e skuadrës së dytë në “Lluis Companys”. Barcelona, sezonin që lamë pas fitoi trofetë më të rëndësishëm në Spanjë, atë të La Ligës, Kupës së Mbretit si dhe Superkupën.   Coming back home, feel the vibe pic.twitter.com/5IXYs2RFvW — FC Barcelona (@FCBarcelona) June 25, 2025

Read More

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar të mërkurën aksion simbolik përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të legjislaturës së re. Të pajisur me pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë” e “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre. Protesta u zhvillua në prag të vazhdimit të seancës së 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Read More