Autor: TV News
Rafuna: Dalja e bizneseve në tregun e lirë të energjisë u bë pa përgatitje dhe në mënyrë të dhunshme
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kritikuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për nxjerrjen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Në FIVE të Dukagjinit, Rafuna theksuar se ndonëse Oda dhe sektori privat nuk janë kundër tregut të lirë, mënyra e zbatimit ka qenë e gabuar dhe e papërgatitur. “Asnjë biznes nuk është dhe nuk ka qenë kundër tregut të lirë. As ne si odë nuk kemi thënë që jemi kundër daljes në treg të lirë. Por, nuk mundesh me i nxjerrë bizneset në mënyrë të dhunshme, pa e përgatitur tregun.…
Talenti mitrovicas ka kompletuar transferimin tek skuadra e Llapit. Bleron Fetahi ka arritur sot marrëveshje me KF Llapin, ku ka nënshkruar kontratën tre vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport. Mesfushori sezonin e kaluar luajti tek KF Trepça. Ja njoftimi i Llapit: “Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të prezantojë njërin prej futbollistëve më premtues të rajonit të Mitrovicës – Bleron Fetahin. Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, dhe nga edicioni 2025/26 do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër.19-vjeçari, ish-pjesë e KF Trepça, ka zhvilluar 11 paraqitje me ekipin senior, duke kontribuar me 4 gola dhe 3 asistime.…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar të mërkurën se Republika Islamike e Iranit ka dukshëm më “pak kapacitete” dhe se është “akoma e më larg” prodhimit të armëve bërthamore që prej sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tri bazave bërthamore të vendit persik. “Rrëshqitjet e inteligjencës janë ndër gjërat më frustruese”, ka thënë Rubio në kundërpërgjigje ndaj raportimit të mëhershëm të CNN-it që vlerësimet e inteligjencës amerikane kanë konkluduar se bombardimet e SHBA-së nuk i kanë shkatërruar elementet kyç të programit bërthamor të Iranit, dhe se thjesht e kanë shtyrë për disa muaj. “Programi bërthamor i…
22 të dyshuarit që u arrestuan në aksionin e koduar “Qielli i Thyer”, kanë mbetur në paraburgim, kështu ka vendosur Gjykata e Apelit. Në njoftim thuhet se Departamenti Special ua ka refuzuar ankesat si të pabazuara ankesat e avokatëve të të pandehurve: R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025, të pandehurve të lartcekur u ka…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Netanyahu ka shpërndarë një video në rrjetin social X nga konferenca e Trumpit në Samitin e NATO-s, ku tha se Netanyahu duhet të jetë “krenar me vetën” dhe se “Irani nuk do të ndërtojë bomba edhe një kohë të gjatë”. Në përgjigje të kësaj deklarate, Netanyahu ka shkruar: “Faleminderit president Trump”.
AC Milan zhvilloi diskutime të reja sot në mëngjes mbi një marrëveshje të mundshme për Samuele Ricci-n. Gazetari italian, Matteo Moretto ka postuar një përditësim në X, duke deklaruar: “Milani pati kontakte të reja këtë mëngjes edhe për Samuele Ricci-n. Marrëveshja është praktikisht e arritur. Mesfushori i Torinos mbetet një emër i nxehtë për mesfushën e Rossonerëve.” Milani ka ofruar 22 milionë + 3 bonuse dhe tashmë marrëveshja po shkon drejt fundit. Ricci luajti 32 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar për Torinon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asiste. Ai mund të luajë si mesfushor kreativ,…
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbuar edhe një tjetër pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Kosovë, përkatësisht në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit. Sipas njoftimit të kësaj zyreje, ky pjesëtar i MPB-së serbe po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, u dëbua gjatë natës nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi. “Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar mbështetje për Ukrainën “në mënyrë që ajo të mund të gëzojë një paqe të qëndrueshme në të ardhmen”. Pas samitit të mërkurën në Hagë të Holandës, në të cilin 32 vendet anëtare kanë rënë dakord për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të BPB-së çdo vit deri më 2025, Rutte ka thënë se NATO-ja qëndron fort pranë fqinjit dhe partnerit të saj, Ukrainës. “Mesazhi ynë i fortë për Zelenskyn dhe popullin ukrainas është se Ukraina ka mbështetjen tonë të vazhdueshme, duke përfshirë mbi 35 miliardë euro të premtuara deri më…
Skuadra e Lirisë po vazhdon me përforcime në merkaton e verës, duke tentuar të bëjë skuadrën sa më kompetitive për edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë, pasi objektivi i tyre kryesor është rikthimi në elitën e futbollit kosovar. Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Albion Kurtaj është shumë afër marrëveshjes me klubin e madh kosovar, FC Liria. Palët janë në diskutime dhe ka shumë mundësi që të arrihet një marrëveshje në këtë javë. Kurtaj me shpejtësinë e përvojën e tij do të ndihmojë shumë klubin kosovar. /GazetaBlic Sport/
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore. “Oda Ekonomike Amerikane përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”,…
