Autor: TV News
Skuadra e Lirisë ka prezantuar para pak çasteve super sulmuesin, Albion Kurtaj. Kurtaj edicionin e kaluar ishte pjesë e Ferizajt, ku kishte paraqitje mjaft të mira me ekipin e Abazit, shkruan GazetaBlic Sport. FC Liria para pak çasteve me një super video-prezantim ka njoftuar për transferimin e Kurtajt. Më poshtë mund të shikoni videon tejet kreative nga klubi prizrenas:
Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka hedhur poshtë zërat se qytetarët e Kosovës po i largohen Shqipërisë si destinacion turistik. Në një prononcim në emisionin “Debat Plus”, Kurtishaj theksoi se, pavarësisht liberalizimit të vizave në vitin 2024, Shqipëria mbetet zgjedhja e parë për pushime për kosovarët dhe për diasporën. “Ka disa qytetarë dhe njerëz të ndryshëm që kanë pasur frikë. Me thënë të drejtën, te unë frika nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë asnjëherë që shqiptarët e Kosovës do ta braktisin Shqipërinë,” deklaroi Kurtishaj. “Gjithmonë kam thënë që për shqiptarët e Kosovës dhe për…
Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të mërkurën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pas presionit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe shprehën “angazhimin e tyre të palëkundur” për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen.Në një takim me kryeministrin holandez, Dick Schoof, Trumpi e ka përshkruar samitin si “fantastik”. Ai ka shtuar se samiti ishte “një sukses i madh”. 32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit ku thuhej se “Aleatët angazhohen të investojnë 5% të BPB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në…
Më në fund vera duket sikur ka nisur me të vërtetë. Njerëzit po i gëzohen më shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, një gëzim që gjithësesi shoqërohet me rrezikun e djegies nga dielli. Të gjithë e kemi provuar atë ndjesinë e përcëllimit të lëkurës dhe dhimbjen e saj edhe qoftë nga një prekje e lehtë. Nevoja për një zgjidhje urgjente është e madhe, sidomos për faktin se në shumë raste djegia nga dielli mund të jetë aq e parehatshme sa të ndikojë në aktivitetin tuaj ditor ose në gjumin e natës. Në Shqipëri, këshilla e amvisave është gjithmonë kosi, ndjesinë…
Zgjedhja e Meliza Krasniqit, ushtruese e detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, ka përplasur anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij institucioni me Ministrinë e Arsimit. Pas reagimeve të MASHTI-t, se përzgjedhja e Krasniqit, që është edhe bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, është bërë në mënyrë të kundërligjshme, drejtuesit e Institutit Albanologjik në një konferencë për media, kanë shpalosur detaje për këtë proces. Ushtruesi aktual në detyrë i drejtorit të këtij Instituti ka thënë se Ministria po ndërhynë në pavarësinë e këtij instituti. “Reagimi i tyre ka qenë i panevojshëm dhe i paarsyeshëm meqë në mënyrë ligjore në bazë…
FC Malisheva e ka fituar sot miqësoren ndaj skuadrës bullgare, CSKA 1948. Ekipi i Bekim Isufit ka triumfuar me rezultatin 5:1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Bansko, shkruan GazetaBlic Sport. Në këtë ballafaqim për Malishevën realizuan: Vesel Limaj, Dreni Kryeziu, Valmir Berisha, Xhemal Ibishi dhe Besnik Ferati. Kujtojmë se Malisheva po kryen përgatitjet e fundit para dueleve të Conference League ndaj Vikingur. /GazetaBlic Sport
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka konfirmuar se është takuar sot me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në Hagë. Në fokus të bisedimeve kanë qenë mbrojtja ajrore, bashkëpunimi për prodhimin e dronëve dhe situata në fushën e betejës në Ukrainë. “Diskutuam blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet tona, popullin tonë, kishat dhe infrastrukturën. Ukraina është e gatshme të mbështesë prodhuesit amerikanë të armëve”, ka deklaruar Zelenskyy në një postim në rrjetet sociale. Ai ka theksuar gjithashtu se Ukraina është e interesuar për bashkëprodhimin e dronëve me SHBA-në dhe vlerësoi kontributin amerikan në dobësimin e programeve armiqësore…
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme, për të vazhduar dialogun që u ndërpre nga lufta mes Izraelit dhe Iranit. Lufta e shkurtër përfundoi pas arritjes së një armëpushimi më 24 qershor. “Ne do të bisedojmë javën e ardhshme me Iranin. Ndoshta do të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di”, tha Trump gjatë një konference për media pas samitit të NATO-s në Hagë të Holandës. Trump tha se nuk është veçanërisht i interesuar për rinisjen e negociatave me Iranin, duke insistuar se sulmet që SHBA-ja kreu ndaj Iranit, ia kanë…
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, duke folur për gazetën gjermane Kicker ka mohuar thashethemet për një negociatë me Milanin për Granit Xhakën. “Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me Milanin për Granit Xhakën”, ka mohuar, Rolfes. “As nuk ka ndonjë ide për ta shitur atë nga ana jonë. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”. Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i qartë përfaqëson vërtet një mbyllje përfundimtare të negociatave. Kujtojmë se babai i lojtarit, Ragip Xhaka, foli për Teve1 për të ardhmen e djalit të tij: “Milani e dëshiron Xhakën. Nuk do të flas…
Samiti i sotëm i NATO-s në Hagë është cilësuar si një ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, veçanërisht në kontekstin e pasigurive globale dhe retorikës së mëhershme të ish-presidentit amerikan Donald Trump. I ftuar në emisionin “Five”, profesori Kolë Krasniqi vlerësoi se ky samit është “i një rëndësie të jashtëzakonshme”. “Presidenti Trump disa herë kishte deklaruar se ndoshta do të tërhiqej nga NATO – dhe kjo do të shënonte një shpërbërje të aleancës më të fuqishme dhe të një mekanizmi që ka garantuar paqen dhe ka vendosur stabilitet në rajonet e krizave”, tha Krasniqi. Ai rikujtoi ndërhyrjet vendimtare…
