Autor: TV News

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë të ditur se Dukagjini Group po përgatit një projekt të ri për zonën e Tales, përveç investimit të madh që ka nisur tashmë në Ranën e Hedhun. Në një deklaratë në Debat Plus, Ndreu ka theksuar se ky projekt i ri është në fazën përgatitore dhe se Dukagjini tashmë ka hedhur sytë drejt Tales si një pikë tjetër strategjike për zhvillimin e turizmit. “Plus Dukagjini ka një projekt që do të fillojë tani të ri përveç asaj që ka, dhe ka hedhur edhe shikimin në Tale, dhe po u përgatitet pa…

Read More

Katër ekipet braziliane që garojnë në Kupën e Botës për Klube kanë arritur në raundin e eliminimit. Fluminense ishte e fundit që siguroi vendin e saj pas një barazimi 0-0 me kampionët e Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundowns. Ata përfundojnë të dytët në Grupin F. Palmeiras kryesoi Grupin A dhe do të përballet me brazilianët e tjerë Botafogo, të cilët ishin të dytët në Grupin B. Flamengo gjithashtu kryesoi Grupin D dhe tani do të përballet me kampionët gjermanë Bayern në fazën eliminatore. Fluminense mund të përballet me Interin në raundin e 16-të. /GazetaBlic Sport

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do ta votonte dhe mbështeste një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nëse një marrëveshje e tillë do të arrihej. Ai theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për emrat që do të mund të udhëhiqnin një qeveri të tillë, por u shpreh i qartë se PDK-ja do të preferonte Bedri Hamzën për kryeministër. “Nëse unë do të duhej të votoja diçka të tillë si deputet, natyrisht që do të votoja dhe do ta mbështesja. Natyrisht, por jo vetëm koalicion krizën…por, një koalicion edhe matematik se çfarë do të adresohej”,…

Read More

Rreth 868 palestinezë u vranë në Gaza vetëm gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, sipas një llogaritjeje të BBC-së bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi. BBC ka intervistuar disa banorë të qytetit Khan Younis, të cilët tregojnë përjetimet e tyre gjatë kësaj periudhe të dhunshme. “Bombardimet izraelite u intensifikuan, dëmet u rritën dhe inkursionet u zgjeruan… ne vetëm ndjemë shkatërrimin”, ka thënë Nader Ramadan. Sanaa Abu Mousa rrëfen se “gjërat shkuan nga keq në më keq”. Familja e saj kishte vështirësi për të gjetur ushqim dhe u detyruan të largoheshin nga shtëpia për…

Read More

Interi ka konfirmuar dëmtimin e ri të Hakan Calhanoglu. Lojtari turk tani rrezikon të mos luajë fare në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Mesfushori pësoi dëmtimin gjatë humbjes 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain më 31 maj. Calhanoglu kishte luftuar me dëmtimin në fillim të këtij muaji, duke humbur ndeshjet për vendin e tij të lindjes, Turqinë. Ai nuk ka arritur të paraqitet në asnjërën nga dy ndeshjet e Interit në Kupën e Botës për Klube deri më tani, duke humbur barazimin 1–1 me Monterrey dhe fitoren 2–1 ndaj Urawa Reds. Interi…

Read More

Mungesa e elementit më elementar të një demokracie funksionale – arritja e konsensusit – në plot 37 tentativa për të siguruar shumicën që do të mundësonte zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, nuk po e zmbraps qoftë edhe për një milimetër qasjen imponuese të Vetëvendosjes. Përkundrazi, sipas interpretimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, kjo situatë i ka bërë anëtarët e kësaj partie edhe më “inatçorë” dhe “kryeneç”. Pavarësisht sjelljes imponuese të deputetit Albin Kurti, të cilën Krasniqi e cilëson si të paprecedentë në historinë e shtetformimit të Kosovës, PDK, sipas tij, po dëshmon një lloj bujarie politike në gatishmërinë për…

Read More

Një aeroplan i aviokompanisë American Airlines u kthye në aeroportin e Las Vegasit të mërkurën në mëngjes, pasi nga njëri prej motorëve të tij dolën flakë dhe tym në ajër, thanë zyrtarët. Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt dhe nuk u raportuan të lënduar, transmeton Telegrafi. Aeroplani i American Airlines u nis nga aeroporti ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas për në Charlotte, Karolinën e Veriut, rreth orës 8:11 të mëngjesit, sipas Flightradar24, një faqe interneti për ndjekjen e fluturimeve. Një zëdhënës i aeroportit tha se tymi vinte nga motori i tij i majtë pas ngritjes. Videot e postuara…

Read More

Real Madridi ka konfirmuar skuadrën e zgjedhur nga Xabi Alonso për të luajtur kundër RB Salzburg. Kylian Mbappe mbetet jashtë pavarësisht se është rikthyer në stërvitje me ekipin. Lojtarë si Dani Carvajal dhe Eder Militao mbeten jashtë skuadrës pasi ata ende po rikuperohen nga dëmtimet e tyre në ligamentin anterior. Real Madridi ka katër pikë në grupin e tyre dhe do ta fitonte grupin nëse do të shmangte humbjen kundër Salzburgut. Los Blancos kishin barazuar 1-1 me Al Hilalin në ndeshjen e parë. Në duelin e dytë, kishin përballë Pachucan, duke triumfuar 3-1, ndonëse ishin me 10 lojtarë në fushë…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka deklaruar se Shqipëria po përjeton një rritje të fortë të numrit të turistëve vit pas viti, duke e cilësuar periudhën e tre viteve të fundit si kulminante për zhvillimin e sektorit. Në “Debat Plus”, Dredha theksoi se konkurrenca mes qyteteve dhe rajoneve turistike në Shqipëri është shëndoshë dhe reflektim i përmirësimeve të ndjeshme që janë bërë përgjatë dekadës së fundit. “Kushtet përgjatë bregdetit shqiptar janë përmirësuar ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa tre vitet e fundit kanë qenë kulminante. Vlora po e përjeton këtë ndryshim në mënyrë të dukshme, por e…

Read More

Udhëheqësit e NATO-s janë zotuar të investojnë 5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm çdo vit në shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 “për të siguruar që detyrimet individuale dhe kolektive” të përmbushen, sipas tekstit përfundimtar të deklaratës së samitit të Hagës të miratuar në takimin e së mërkurës. Deklarata thotë se anëtarët do të paraqesin “plane vjetore” që vërtetojnë “një rrugë të besueshme dhe graduale për të arritur këtë qëllim”. Në vitin 2029 do të bëhet një shqyrtim më gjithëpërfshirës i progresit, raporton The Guardian. Deklarata me pesë pika përfshin gjithashtu “angazhimin e palëkundur të…

Read More