Autor: TV News

Martesa është një ‘vulë’ zyrtare dashurie,  një lidhje e thellë mes dy personave që kanë zgjedhur të ecin dorë për dore përgjatë jetës. Pavarësisht nëse keni fëmijë apo jo, në atë moment bëheni një familje. Bashkë do të ndani gëzime, por edhe do përballeni me sfida, si një ekip. Sipas astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut ka nevojë për një përgatitje të veçantë për të ndërtuar një martesë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Ja këshillat për secilën prej tyre: Dashi: Durimi bën më shumë mrekulli në martesë sesa mendoni. Demi: Mos ngecni në rutinë, dilni, argëtohuni dhe mbani gjallë pasionin. Binjakët:…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” një fotografi nga darka solemne e mikpritjes së organizuar nga Familja Mbretërore për liderët e vendeve anëtare të NATO-s. Në fotografinë e publikuar shihet një moment nga “fotoja familjare” e kësaj ngjarjeje të rëndësishme diplomatike, ku janë të pranishëm krerë shtetesh dhe qeverish nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Kjo darkë është mbajtur në kuadër të samitit të NATO-s, ku Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Rama, dhe përbën një prej takimeve më të rëndësishme politike dhe protokollare mes liderëve euroatlantikë.

Read More

Skuadra e Dritës ka njoftuar për transferimin e mesfushorit, Vesel Limaj. Limaj ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, shkruan GazetaBlic Sport. Vesel Limaj së fundmi ishte pjesë e Malishevës. Ja njoftimi i klubit: “Vesel Limaj është lojtari ynë më i ri Kemi knaqësinë të ju informojmë që kemi arritur të finalizojmë marrëveshjen me lojtarin kualitativ Vesel Limaj. Limaj është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili pas shumë përpjekjeve edhe në të kaluarën, arriti që këtë herë ta sjell në skuadër një lojtarë siç është Veseli. Veseli ka nënshkruar…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezllonëve në plazhe po shkon drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ai në Debat Plus ka theksuar se është vendosur një formulë e re që parashikon të drejtën për të vendosur shezllone vetëm për hoteleritë, në raportin një me dy – pra, për çdo 50 dhoma hoteli, do të lejohen deri në 100 çadra. “Është në rrugën e duhur, të themi njëherë e përgjithmonë ka punë. Kam qenë iniciatori i projektit të ri bashkë me ministren e Turizmit. Është debatuar gjatë në fund kemi gjetur formulën…

Read More

Edhe pse siguruan mbijetesën në LaLiga për sezonin e ardhshëm, Espanyol nuk arrit dot të blejë përfundimisht Marash Kumbullën. Kartonin e mbrojtësit shqiptar e zotëron Roma. Por Kumbulla nuk pritet të qëndrojë gjatë në kryeqytetin e Italisë. Edhe pse Espanyol ofroi 7 milionë euro për të transferuar përfundimisht shqiptarin, kjo shifër ishte e pamjaftueshme për Romën. Por siç raportojnë mediat italiane, Marash Kumbulla është pranë rikthimit tek Hellas Verona. Ekipi veronez ‘ëndërron’ një rikthim të shqiptarit në skuadër. Problemi i vetëm që Marash Kumbulla të rikthehet te Verona është paga e tij, e cila është e lartë nga ajo që…

Read More

Shëngjini po shndërrohet në një nga destinacionet më të kërkuara, si për pushuesit vendas dhe të huaj, ashtu edhe për investitorët. Tashmë kanë nisur ditët e para të verës dhe plazhet në Shëngjin janë të mbushura. Qytetarë nga vende të ndryshme të botës kanë ardhur për të kaluar pushimet, derisa temperaturat e larta kanë shtuar kërkesën për pushime pranë detit. Numrin më të madh të pushuesve e përbëjnë ata nga Kosova që thonë se nuk e ndërrojnë Shëngjinin prej vitesh, ndërsa edhe banorët rezidentë kanë vënë re një shtim të dukshëm të turistëve këtë sezon. Nga ana tjetër, sipas banorëve…

Read More

Sezoni veror i vitit 2024 sipas të dhënave zyrtare të publikuara për periudhën qershor–gusht tregojnë një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh, me një pjesëmarrje dominuese nga qytetarët e Kosovës. Sipas statistikave: Në qershor 2024, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 1,244,967 vizitorë Në korrik, numri është rritur në 1,818,378 Në gusht, është arritur kulmi me 2,167,665 vizitorë Në renditjen sipas shteteve, Kosova zë vendin e parë bindshëm: 485,176 qytetarë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit qershor, 710,278 hyrje janë regjistruar në korrik, ndërsa në gusht, shifra arrin ë 943,240 hyrje. Pas Kosovës, vendet me më shumë vizitorë janë: Italia, Maqedonia e…

Read More

Azem Bujupi nga platforma “Trip to Albania”, në emisionin “Debat Plus”, ka dhënë një vështrim më të thelluar mbi rritjen e turizmit në Shqipëri dhe sfidat që e shoqërojnë atë. Sipas tij, ndonëse shifrat zyrtare tregojnë rritje të madhe të hyrjeve turistike, realiteti në terren është më kompleks dhe kërkon vëmendje të veçantë. “Rritja e shifrave zyrtare të turistëve në drejtim të Republikës së Shqipërisë varion. Dikur ne e kemi quajtur këtë ‘turizëm patriotik’. Njoh shumë njerëz që shkojnë për drekë në Shëngjin dhe kthehen po atë ditë. Edhe këta përfshihen në statistikat zyrtare,” tha Bujupi. Megjithatë, sipas tij, ajo…

Read More

Ekipi i Gjermanisë U21 do të luajë në finalen e Kampionatit Evropian në Sllovaki. Ekipi gjerman mposhti një nga favoritët e mëdhenj për trofeun, Francën (3:0). Nelson Veiper i dha Gjermanisë epërsinë e hershme në minutën e tetë. Në minutën e 14-të, epërsia e Gjermanisë u rrit teksa qendërsulmuesi Nick Voltemade e çoi rezultatin në 2-0. Brajan Gruda e bëri rezultatin 3:0 në minutën e tretë të kohës shtesë të ndeshjes. Gjermania do të përballet me Anglinë në finale. Tre Luanët eliminuan Holandën 2-1. /GazetaBlic Sport

Read More