Autor: TV News

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet tashmë për 37-të herë me radhë, ndonëse kanë kaluar disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, bllokada institucionale po vazhdon. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili në një postim të gjatë në Facebook i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se me ngulmin për ta mbajtur Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, po mban peng të gjithë shtetin. “Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje. Është kapriçio personale – që po e mban…

Read More

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat për t’i shmangur tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mënyrën për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në konfliktet në Lindjen e Mesme. Shumica e liderëve do të vijnë nga një samit i shkurtër, por intensiv i NATO-s, ku ata u zotuan të mërkurën për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtje dhe kufizuan disa prej dallimeve të tyre me presidentin amerikan, Donald Trump. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr…

Read More

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi për veprën “grabitje”. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje”, thuhet në postim Tutje nga Policia kanë bërë të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, luteni të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit:…

Read More

Xabi Alonso foli në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Salzburgut. Trajneri i Real Madridit u ndal te mungesa e Rodrygos nga formacioni titullar në ndeshjen e fundit. “E shoh Rodrygon në formë të mirë. Ai ishte në stol për një vendim teknik”, tha Alonso. Ai theksoi se sulmuesi brazilian ka ende një rol të rëndësishëm në skuadër. “Rodrygo është i veçantë dhe do të na duhet në Kupën e Botës për Klube”, shtoi trajneri. Ndërkohë, Rodrygo po lidhet me një kalim të mundshëm te Arsenali gjatë afatit kalimtar veror, por që deri më…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar ndaj gjyqit të gjatë për korrupsion ndaj aleatit të tij, Benjamin Netanyahu, duke kërkuar anulimin e tij, raporton Agjencia France-Presse (AFP).  “Bibi dhe unë kaluam së bashku një ferr, duke luftuar një armik shumë të fortë dhe të zgjuar prej kohësh të Izraelit, Iranin, dhe Bibi nuk mund të kishte qenë më i mirë, më i mprehtë apo më i fortë në DASHURINË e tij për Tokën e Shenjtë të pabesueshme”, ka shkruar Trump në një postim në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje. Trump, i cili edhe vetë është përballuar me akuza…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të enjten në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos mbi zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi të mërkurën vonë një marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali të posaçëm që do t’i gjykonte zyrtarë të lartë përgjegjës për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Tribunali do t’i ndjekë penalisht “krimet e agresionit” në lidhje me pushtimin dhe mund të gjykojë politikanë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin. “Çdo kriminel lufte duhet ta dijë se do të ketë drejtësi dhe kjo vlen edhe për Rusinë”, tha Zelensky pas nënshkrimit të marrëveshjes në Strasburg me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. “Do të nevojitet guxim…

Read More

Kreu i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se sulmet ajrore të fundit të SHBA-së kanë dëmtuar rëndë objektet bërthamore të Iranit, duke i kthyer ato disa vite prapa.  Sipas tij, disa nga vendet më të rëndësishme të programit bërthamor iranian janë shkatërruar. Ratcliffe nuk konfirmoi nëse i gjithë programi është eliminuar, por theksoi se dëmi ishte i konsiderueshëm. Kjo deklaratë bie ndesh me një raport paraprak të rrjedhur nga një agjenci e inteligjencës së Pentagonit, i cili sugjeronte se komponentët kryesorë të programit bërthamor iranian kishin mbetur të paprekur pas sulmeve. Ky vlerësim ka zemëruar presidentin Donald Trump, i cili…

Read More

Janë publikuar formacionet zyrtare për dy ndeshjet e fundit të Grupit F të Kupës së Botës për Klube, të cilat do të vendosin se kush do të kalojë për në raundin e 16-tave. Në duelin Borussia Dortmund-Ulsan, Niko Kovac e rikthen në skuadër lojtarin e ri Jobe Bellingham që nga minuta e parë pas golit në ndeshjen e fundit. Ja përbërjet: BORUSSIA DORTMUND (3-4-1-2): Kobel; Ryerson, Anton, Bensebaini; Couto, Nmecha, Gross, Svensson; Jobe Bellingham; Guirassy, Adeyemi. ULSAN (5-3-2): Jo; Kang, Trojak, Kim, Lee, Ludwigson; M.H.Kim, Bojanic, J.Lee; Lacava, Farias. Allenatore: Pan-Gon Kim. /GazetaBlic Sport

Read More

Skuadra e Prishtinës ka regjistruar fitore në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillohet në Turqi, duke mposhtur ekipin rumun FC Hermannstadt me rezultatin 3-2. Golat u realizuan nga Ardian Muja nga penaltia, Gentrit Salihu që shënoi nga distanca një gol të bukur si dhe Rin Ahmeti që realizoi golin e tretë. Bardhë e kaltërit kanë pasur edhe disa raste të tjera për gjatë ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës, përcjell GazetaBlic Sport. Në pjesën e parë luajtën: Ardit Nika, Leonat Vitija, Ron Raqi, Philippe Boueye, Ramiz Bytyqi, Dion Gallapeni, Hamdi Namani, Ardian Limani, Ardian Muja, Valmir Veliu dhe Leotrim…

Read More