Autor: TV News
Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se klienti i tij, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar në Prokurorinë Speciale. Sipas avokatit, Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese”, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për “të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb”. Postimi i Gashit pa ndërhyrje: Per ti ndihmuar Prokuroris Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berisha ka dhene deklarat sqaruese me te cilen ne besoim qe i ka ndihmuar Prokuroris per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuat nga gaetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbis me qellim te demtimit…
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar për herë të parë pas arritjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump. Në një fjalim të mbajtur të enjten, Khamenei tha se sulmet e SHBA-së ndaj objektivave iraniane nuk sollën asnjë rezultat domethënës. Ai gjithashtu akuzoi presidentin amerikan Donald Trump për, siç e quajti ai, “përshkrim jashtëzakonisht të ekzagjeruar” të situatës. “Ishte e qartë se ai duhej ta bënte këtë. Çdokush që dëgjonte, e kuptonte se SHBA-ja po përpiqej të shtrembëronte të vërtetën”, ka theksuar Khamenei, raporton BBC. Lideri suprem ka deklaruar…
Ka vazhduar përplasja mes deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati, lidhur me qëndrimet për Listën Serbe dhe bashkëpunimet politike. E gjitha nisi pasi Murati deklaroi se partitë opozitare, përfshirë LDK-në, ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. Bajrami e quajti hipokrizi këtë deklaratë, duke akuzuar LVV-në se vetë e fton LDK-në për bashkëqeverisje disa herë në ditë. “I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njërës prej tyre – LDK-së – pesë herë në ditë i çojnë fjalë: ‘A po vjen me bashkëqeverisë’”, ka shkruar…
Barcelona thuhet se ka humbur një mundësi të rëndësishme për të përfituar financiarisht, pasi Francisco Trincao ka zgjedhur të qëndrojë te Sporting Lisbon dhe të rinovojë kontratën e tij. Anësori portugez kishte tërhequr interes nga disa klube të Premier League, me oferta që raportohej se kapnin vlerën mbi 40 milionë euro. Sipas SPORT, Barcelona e ka ndjekur nga afër situatën, pasi mban 50 për qind të çdo fitimi të ardhshëm nga shitja e Trincaos. Në rast se Sporting do ta kishte shitur këtë verë, Barça mund të kishte arkëtuar mbi 20 milionë euro, një shumë e mirëpritur në përpjekjet e…
Një deklaratë të bërë gjatë një konference për media në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë si shembull të konflikteve që, sipas tij, janë zgjidhur gjatë mandatit të tij. Kjo është hera e tretë brenda pak ditës që Trump përmend çështjen e Kosovës. I pyetur rreth situatës në Ukrainë dhe rrezikut të ambicieve territoriale të presidentit rus Vladimir Putin përtej këtij vendi, Trump u shpreh se “është e mundur” që Rusia të ketë synime të tjera, por shtoi se disa nga konfliktet më të mëdha…
Themeluesi i Amazon dhe Blue Origin, Jeff Bezos, dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez – gazetare, autore dhe pilote helikopteri – kanë mbërritur në Venecia të Italisë për dasmën e tyre që pritet të zhvillohet së shpejti. Çifti u fotografua të mërkurën teksa mbërrinin në një hotel luksoz në qytetin e famshëm italian. Bezos dhe Sanchez pritet të kurorëzohen këtë javë në një ceremoni shumëditore, ku do të jenë të pranishëm familjarë dhe miq të ngushtë. Çifti i njohur, i cili raportohet se ka qenë në një lidhje për rreth pesë vite përpara se të fejoheshin në vitin 2023,…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se deri më tani vetëm VV-ja është deklaruar për nismën që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të jetë nga komuniteti serb, të zgjidhet një person që nuk vjen nga Lista Serbe. Murati ka thënë se ata i kanë ftuar edhe partitë tjera kryesore si PDK, LDK dhe AAK që t’i bashkohen kësaj nisme, por sipas tij, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive nga këto parti. “Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin…
Kristjan Asllani ka luajtur titullar me Interin në 3 ndeshjet e para të grupit në Botërorin e Klubeve. Kjo për shkak të dëmtimit të mesfushorit Hakan Çalhanoglu. Mesfushori i Kombëtares tashmë ka një mundësi të artë me zikaltërit për të treguar sa vlen në mungesë të turkut. Hakan do të kthehet në Itali dhe do të presë aty shokët e skuadrës deri në fillimin e stërvitjes verore që të rikthehet në fushë. Mesfushori në fakt ka pësuar një problem të ri muskulor në pulpën e djathtë, konkretisht në soleus, në një zonë të ndryshme nga ajo që dëmtoi në finalen…
Një person i moshës 74-vjeçare është gjetur i pa jetë sot në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj. Siç ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rreth orës 10:50, patrulla ka marrë informacion për një person të shtrirë pa ndjenja në tokë. Menjëherë në vendngjarje është dërguar edhe ekipi i Emergjencës, por mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend. Hetuesit policorë nga Stacioni Policor i Ferizajt janë duke vazhduar me procedurat hetimore. Bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar si I. H., 74 vjeç. Sipas Policisë, vdekja dyshohet të jetë natyrale.
Kanë qenë 12 ditë intensive lufte, por Izraeli ka arritur të eliminojë me sukses 30 gjeneralë iranianë, të cilët tashmë janë të vërtetuar dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Lista është publikuar në media të ndryshme vendore dhe rajonale të Lindjes së Mesme, përfshi gazetat më të mëdha izraelite, të cilat i janë referuar goditjes si një sukses i madh për shtetin hebre. Teksa, mes emrave, ka figura të profilit shumë të lartë në hierarkinë ushtarake iraniane. Albanian Post sjell listën e plotë me 30 emrat e gjeneralëve iranianë të ekzekutuar nga Irani: Gjenerallejtënant Hossein Salami – Komandant i…
