Autor: TV News

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e parashtruar nga subjekti që ai drejton për të interpretuar kushtetutshmërinë e veprimeve të Kuvendit lidhur me votimin për kryeparlamentar. Haradinaj ka theksuar se kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është bërë për interesa partiake, por për t’i dhënë zgjidhje një situate të paprecedentë në demokracitë moderne. “Në një situatë të një bllokade totale të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit, një rast i padëgjuar ky për botën demokratike, kemi kërkuar rrugëdalje në Gjykatën Kushtetuese…

Read More

Ndërsa Milani përpiqet ta largojë lojtarin Divock Origi nga llogaritë e veta, Igli Tare po synon sulmuesin e KRC Genk dhe kombëtares së Nigerisë, Tolu Arokodare. Rossonerët kanë nevojë për shitje në mënyrë që të financojnë përforcimet e nevojshme për një riorganizim total nën drejtimin e trajnerit të ri Max Allegri këtë verë. Disa lëvizje janë bërë tashmë, me Tijjani Reijnders të shitur te Manchester City dhe Theo Hernandez të gatshëm për Al-Hilal. Një lojtar nga i cili ata mezi presin të heqin qafe është Origi, i cili ka qenë një katastrofë totale që kur mbërriti si lojtar i lirë…

Read More

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Kosovën dhe Serbinë, duke i vlerësuar si sinjale pozitive që dëshmojnë përfshirjen e çështjes së Kosovës në agjendën e lartë të politikës së jashtme amerikane. Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Koci ka theksuar se përmendja e Kosovës nga presidenti Trump, qoftë në kontekstin e samitit të NATO-s në Hagë apo në deklaratat publike për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk është aspak e rastësishme. “Unë nuk mendoj që ka rrezik dhe që është problematike që Trump e përmend Kosovën. Kemi…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka komentuar zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si të dëmshme për funksionimin demokratik dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë intervistës në FIVE të TV Dukagjinit, Haliti ka theksuar se në çdo vend tjetër ky do të ishte një proces normal, por në Kosovë është shndërruar në një problem serioz. “Si proces në kushte të tjera, do të konsiderohej proces normal. Por, në Kosovë të zgjatë kaq shumë konsitutimi i organit më të lartë të shtetit, mendoj që është gabim. Duhet të përshpejtohej, do të duhej gjendej…

Read More

Al Nassr ka njoftuar se sulmuesi i tyre Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. Ylli 40-vjeçar portugez postoi në Instagram për të shënuar këtë rast, duke shprehur entuziazmin e tij për marrëveshjen me klubin saudit. “Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori së bashku”, shkroi Ronaldo në Instagram. Kontrata zgjat angazhimin e tij me Al Nassr deri në qershor 2027. Që nga bashkimi në dhjetor 2022, ai ka shënuar 89 gola dhe ka dhënë 17 asiste në 98 ndeshje. /GazetaBlic Sport

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, duke bërë thirrje edhe për një armëpushim në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare atje, bëri të ditur zyra e tij. Turqia, anëtare e NATO-s, është kritike e ashpër e Izraelit dhe luftës së tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Gaza ka pësuar shkatërrime të mëdha, pas dy vjetësh luftë dhe popullsia e këtij territori është zhvendosur – me raste…

Read More

Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5 me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kemi një Hënë të re të bukur te Gaforrja, në një hyrje të drejtëpërdrejtë me Diellin dhe planetin e fatit. Janë të larguar nga katërkëndëshi Neptun-Saturn. Do të nisim të ndiejmë periudhën e ndryshimit për mirë, individualisht. Kjo do të thotë që të gjithë duhet të nisin planet dhe të ndërmarrin iniciativa për familjen, shtëpinë, eventet. Do të ishte mirë të vendosen në agjendë që sot. Sot kemi një hyrje shumë të fortë të…

Read More

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij. Sipas konfirmimit të Prokurorisë, hetimet lidhen me dyshimet për veprat penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë dhe të ardhurave. “Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale ‘Shpëlarje e parave’, ‘Shmangie nga Tatimi’ dhe ‘Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i…

Read More

Sulmuesi shqiptar, Amarlido Gjoni u transferua nga Elbasani tek skuadra e Sheriff Tiraspol. Gjoni tani do të luajë ndaj Prishtinës në kualifikueset për Europa League, shkruan GazetaBlic Sport. Ai thotë se mezi po pret ndeshjet e Europës që të dhurojë më të mirën në fushë. “Pres me padurim fillimin e Kupave të Evropës. Tashmë po përjetoj emocione të veçanta — dua të dal në fushë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të tregoj anën time më të mirë në ndeshjet ndërkombëtare”, tha fillimisht Gjoni për faqen zyrtare të klubit. “Qëllimi im kryesor është të shënoj gola dhe të…

Read More

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar të enjten se sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit përbëjnë një “sukses të jashtëzakonshëm”. Në një konferencë për media, ai ka theksuar se një operacion i tillë do të ishte konsideruar “i pamundur” pesë vjet më parë. “Por ja ku jemi, falë udhëheqjes së presidentit Trump”, ka shtuar Hegseth, duke theksuar se presidenti amerikan ka udhëhequr, sipas tij, “operacionin ushtarak më kompleks dhe më sekret në histori”. Ai gjithashtu vlerësoi zhvillimet e fundit në samitin e NATO-s, të mbajtur të mërkurën në Hagë, ku vendet anëtare ranë dakord që të investojnë…

Read More