Autor: TV News

Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke e konsideruar të mangët në precizitet. Kraki ka theksuar se Gjykata Kushtetuese kishte rastin të ishte më e prerë dhe më e saktë në interpretimin që lidhet me konstituimin e Kuvendit, për të shmangur interpretimet e shumëfishta. “Jo unë por edhe grupi, po flas edhe ne emër të grupit. Ne mendojmë që Gjykata Kushtetuese kishte rastin që të jetë edhe me precize, që të mos krijojë hapësirë, siç po e shohim edhe sonte, për interpretime…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë 12 ditëve të konfliktit të fundit midis dy vendeve. “Nëse Khamenei do të kishte qenë në shënjestër tonë, do ta kishim eliminuar,” tha Katz në një intervistë për Channel 13, e transmetuar sot. Komentet e tij vijnë pas spekulimeve të përhapura në media dhe analizave ndërkombëtare mbi shënjestrat e operacionit izraelit “Rising Lion”, i cili synoi objekte ushtarake dhe infrastruktura strategjike iraniane. Megjithatë, Katz theksoi se në asnjë moment nuk ka ekzistuar një mundësi…

Read More

Manchester City ndërroi drejtim dhe arriti një fitore bindëse 5-2 kundër Juventusit në ndeshjen e fundit të Grupit G të Kupës së Botës për Klube. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për “qytetarët” që të përfundonin të parët në grup, ndërsa “bianconerët” mbetën në vendin e dytë. Pas vetëm nëntë minutash lojë, Jeremy Doku kaloi Citizens në epërsi me një asistim të Ait-Nourit. Por, vetëm dy minuta më vonë, Zonja e Vjetër i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Teun Koopmeiners. Pierre Kalulu ishte i pafat në minutën e 26-të, pasi shënoi auto-gol nga një aksion që nuk paraqiste rrezik…

Read More

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një lidhje direkte në emisionin Debat Plus, deklaroi se partia e saj e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit duhet të përmbyllet brenda një afati prej 30 ditësh. Ajo tha se AAK-ja kishte synuar të kontribuonte në zhbllokimin e situatës së krijuar. “Më në fund janë sqaruar shumë çështje që ndoshta edhe para se ta dërgonim lëndën në Gjykatën Kushtetuese, ne i kishim afruar drejt një konsensusi. Kemi kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të ofrojë një kandidat konsensual…

Read More

Në një nga ditët më të nxehta të këtij qershori, Greqia po përballet me një situatë alarmante zjarresh në afërsi të qytetit bregdetar Palaia Fokaia, rreth 40 kilometra në jug të Athinës. Temperatura që ka tejkaluar 38 gradë Celsius në disa zona, ka përkeqësuar gjendjen e terrenit dhe ka ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Deri më tani, mbi 1.000 banorë janë evakuuar nga katër fshatra – Triantafyllia, Charakas, Katafygi, Tourkolimano – si dhe nga qyteza Thymari, pas paralajmërimeve emergjente të dërguara përmes shërbimit civil 112. Sipas autoriteteve, dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar, ndërsa shumë të tjera kanë pësuar dëme të…

Read More

Manchester City ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Juventusit. Pierre Kalulu realizoi autogol në këtë ballafaqim, për të rikthyer avantazhin e “Citizens”, shkruan GazetaBlic Sport. Kalulu realizoi në portën e gabuar pas 26 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-2. Ja autogoli: Kalulu | 🇮🇹 Juventus 1-2 Manchester City 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Kalulu own goal! So unluckypic.twitter.com/UmBhBwAXMT — Goals Xtra (@GoalsXtra) June 26, 2025

Read More

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Dukagjinin se rreth orës 20:00 është pranuar informata për zjarrin në këtë lokacion. “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar…

Read More

Jonathan David ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin, raporton gazetari Alfredo Pedula. Klubi me qendër në Torino dhe sulmuesi 25-vjeçar kanë rënë dakord për një kontratë me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh. Përveç kësaj, David do të marrë midis 1 dhe 2 milionë euro në bonuse për sezon. Pengesa kryesore në finalizimin e marrëveshjes mbeten tarifat e agjentëve, me përfaqësuesit e lojtarit që kërkojnë mbi 10 milionë euro. Pasi mori oferta nga Turqia dhe Arabia Saudite, David është i vendosur të garojë në Serie A. Kanadezi luajti 32 ndeshje për Lille në Ligue 1 sezonin e…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”. Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X. Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave…

Read More

Don Polloshka para pak minutash ka njoftuar largimin nga Vëllaznimi, nëpërmjet një shkrimi falenderues me të cilin emocionoi. Basketbollisti i ri prishtinas me prejardhje nga Gjakova, tashmë e ka zgjedhur skuadrën për stinorin e ri të garave. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Polloshka është transferuar te skuadra ku i mori hapat e parë si lojtar -KB Prishtina. 22 vjeçari kishte luajtur si i ri te Prishtina në vitin 2018, ku ishte zhvilluar dhe fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës. Në edicionin e fundit Doni u paraqit me Vëllaznimin dhe pas 29 viteve skuadra gjakovare arriti të fitojë një trofe, derisa Doni…

Read More