Autor: TV News

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar vendimin e fundit të Kushtetueses lidhur me bllokimin institucional dhe seancën e stërzgjatur konstituive të Kuvendit. Sipas Hasanit, është gabim të pretendohet se mund të shkohet në zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh. Kushtetuesja kërkon përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve “Pas 30 ditëve e ka thënë shprehimisht që nuk mund të shkohet në zgjedhje. Dhe e ka bërë të qartë. Sepse po të ndodhte një gjë e tillë, që të shkohet në zgjedhje pas 30 ditëve, atëherë mund të futemi në…

Read More

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit në një afat prej 30 ditësh. Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon partitë politike që të ulen dhe të gjejnë kompromis për të konstituar Kuvendin. “Përgjegjësinë e ka partia më e madhe që ka më shumë deputetë në Parlament. Ajo ka për detyrë që të bashkëpunojë me partitë e tjera për konstituimin e parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se, sipas vendimit të Gjykatës…

Read More

Mund të këtë një mori arsyesh se përse nuk ju zë gjumi gjatë natës. Arsye të cilat fillojnë që nga problemet shëndetësore deri tek stresi i tepërt. Këto shkëputje të gjumit të natës i ndodhin gjithë secilit në periudha të caktuara të jetës dhe zakonisht nuk janë shqetësuese. Problemi fillon kur ju përjetoni pagjumësi në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk e kuptoni se çfarë po j’ua shkakton atë. Mungesa e gjumit përtej lodhjes së tepërt dhe mbingarkesës së trurit, mund të bëhet shkak edhe për zhvillimin e një sërë sëmundjesh të organizmit. Këtu përmendim obezitetin, presionin e lartë të gjakut,…

Read More

Interi ka arritur një marrëveshje me Parmën për sulmuesin Ange-Yoann Bonny dhe shpreson të finalizojë marrëveshjen për 24 milionë euro. Golashënuesi francez ka qenë një objektiv i Interit për disa muaj, por tani po rritet nën drejtimin e Christian Chivu, i cili punoi me të te Parma. Drejtuesit e Interit u detyruan të rrisnin ofertën e tyre pasi Stuttgart ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e tij. Nerazzurrët fillimisht ofruan 22 milionë euro, por Parma kërkoi më shumë. Sulmuesi 21-vjeçar shënoi gjashtë gola dhe regjistroi katër asiste në 37 paraqitje sezonin e kaluar. /GazetaBlic Sport

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke mirëpritur sqarimet që përmban vendimi, veçanërisht në lidhje me përgjegjësinë e grupit më të madh parlamentar dhe rregullat për mënyrën e votimit. Në një komunikatë për media, LDK ka vlerësuar se aktgjykimi përcakton qartë që grupi më i madh parlamentar nuk ka të drejtë të bllokojë konstituimin e Kuvendit, por duhet të sigurojë shumicën e votave ose të arrijë konsensus me grupet e tjera parlamentare për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. “Lidhja Demokratike e Kosovës…

Read More

Anna Wintour po tërhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës amerikane Vogue pas 37 vitesh. Manjatja e modës e lindur në Britani, 75 vjeç, po largohet nga roli që e ka mbajtur më gjatë se çdo redaktore tjetër, por do të mbajë pozicione të larta në botimin e saj. Wintour do të vazhdojë të jetë drejtoreshë globale editoriale e Vogue, si dhe drejtuese kryesore e përmbajtjes për kompaninë mëmë të saj, Conde Nast. Ajo u dekorua me titullin Dame nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II për shërbimet në modë dhe gazetari në vitin 2017, dhe u bë Shoqëruese Nderi nga…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi e konfirmon që përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e të gjithë deputetëve, jo vetëm e partisë së parë. Në reagimin zyrtar të publikuar në Facebook, Vetëvendosje nënvizon tri pika kryesore të aktgjykimit: Përgjegjësia kolektive për konstituimin e Kuvendit Barazia ndërmjet pozitës së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit Legjitimiteti i votimit të fshehtë Sipas VV-së, opozita ka tentuar t’i faturojë asaj fajin për dështimet e njëpasnjëshme në Kuvend, por Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se “obligimi është i…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump mund të zgjasë afatet e tij të tarifave reciproke, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. E pyetur nëse presidenti është ende i përkushtuar për të arritur marrëveshje tregtare brenda afatit, zëdhënësja Karoline Leavitt tha se data “nuk është kritike”. ”Presidenti thjesht mund t’u ofrojë këtyre vendeve një marrëveshje nëse ato refuzojnë ta bëjnë brenda afatit. Dhe kjo do të thotë që presidenti mund të zgjedhë një normë reciproke tarifore që ai beson se është e dobishme për Shtetet e Bashkuara dhe punëtorin amerikan,” tha ajo. Sa i përket marrëveshjeve të mundshme tregtare,…

Read More

Erling Haaland ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij në ndeshjen kundër Juventusit në Kupën e Botës për Klube. Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar tashmë golin e 300-të në karrierën e tij profesionale. Ai ka luajtur vetëm 354 ndeshje. Një pjesë e madhe e golave ​​të tij u shënuan për Man Cityn (123 gola në 145 ndeshje) dhe Borussia Dortmundin (86 në 89 ndeshje). Pasi ka nënshkruar një kontratë të re me Man Cityn deri në vitin 2034, Haaland me siguri se do të shënojë qindra gola të tjerë me fanellën e tyre. /GazetaBlic Sport

Read More