Autor: TV News

Tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian janë përshkallëzuar pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj të gjitha mallrave të importuara nga BE-ja dhe Meksika, duke nisur nga data 1 gusht. Vendimi ka nxitur reagime të forta nga vendet kryesore evropiane, të cilat i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të përgatitet për kundërmasa dhe të ndjekë një qasje negociuese “pragmatike”, por edhe të vendosur. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se BE do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj, duke përfshirë edhe…

Read More

Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Inter Miami ndaj Nashville. Argjentinasi ishte vendimtar edhe një herë për skuadrën e tij. Goli i parë erdhi në minutën e 17-të, kur Messi realizoi një goditje dënimi të mrekullueshme, duke kaluar vendasit në avantazh dhe duke vendosur rezultatin e pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Nashville barazoi rezultatin me anë të Hany Mukhtar, i cili shënoi në minutën e 49-të pas një aksioni të shpejtë. Messi reagoi shpejt, duke rikthyer epërsinë për Inter Miami në minutën e 62-të, pas një gabimi…

Read More

Me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi, Gjykata e Posaçme konfirmoi masat që ishin mungesë ndaj shtatë të arrestuarve si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine. Në masën arrest në burg përfunduan Arjan Gjata Vilson Roci, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Mecja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani, ish shef komisariati. Hetimi dy vjeçar i prokurorit të posaçëm Adnan Xholi që ka mori shkas nga komunikimet në SKY ECC zbulon mes 13 episodeve jo vetëm raste të trafikimit të gati 3500 kilogramë kokainë e 700 kg kanabisi, por edhe të ndërhyrjes tek gjyqtarët e prokurorë të tjerë nën…

Read More

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave prej 30% për të gjitha importet nga Bashkimi Evropian dhe Meksika, duke filluar nga 1 gushti. Vendimi u njoftua përmes letrave të postuara në platformën Truth Social, duke shënuar dështimin e negociatave disa ditore me dy nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Vala e re e tarifave vjen vetëm disa ditë pasi Trump vendosi një sërë masash shtesë kundër vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë shumë të…

Read More

Rusia lëshoi një paralajmërim për SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë kundër formimit të një partneriteti sigurie që synon Korenë e Veriut. “Ne paralajmërojmë kundër shfrytëzimit të këtyre lidhjeve për të ndërtuar aleanca të drejtuara kundër kujtdo, përfshirë Korenë e Veriut dhe, natyrisht, Rusinë”, paralajmëroi Sergei Lavrov. NBC News, raporton se SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë zgjeruar ose rivendosur ushtrimet e tyre ushtarake trepalëshe në përgjigje të programit bërthamor në përparim të Koresë së Veriut. Të tre vendet zhvilluan dje një stërvitje të përbashkët ajrore ku morën pjesë bombardues amerikanë me kapacitet bërthamor pranë Gadishullit Korean, ndërsa oficerët…

Read More

Teksa në Srebrenica varroseshin eshtrat e shtatë viktimave të tjerë të genocidit të vitit 1995 dhe e gjithë bota kujtonte mbi 8 mijë burrat dhe djemtë myslimanë të ekzekutuar nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjes dhe formacioneve paraushtarake nga Serbia, u mbrëmje, serbët kaluan në provokime duke lëshuar përpara kishës atje muzikë fyese për boshnjakët. Mediat në Prishtinë pohojnë se pasi shumë të ftuar, delegacione ndërkombëtare, qytetarë dhe familje të pikëlluara u larguan nga Srebrenica, nisi një furi provokimesh me qëllime të qartë: të shqetësohen boshnjakët në Srebrenicë, të dërgohen mesazhe urrejtjeje dhe të kremtohej genocide i…

Read More

Një ngjarje dramatike është shënuar mëngjesin e sotëm në fluturimin nga Dubrovniku drejt Lyon-it, kur avioni i pasagjerëve i kompanisë Volotea është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit dhe ka kryer një ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” pranë Torinos. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 10:28, kur avioni tip “Airbus A320”, i cili ishte nisur nga Dubrovniku dhe duhej të mbërrinte në Lyon në orën 10:40, pësoi një defekt teknik në ajër. Gjatë këtij defekti, një nga motorët e avionit shpërtheu në flakë, duke detyruar pilotin të aktivizojë procedurat e emergjencës dhe të kërkojë ulje të menjëhershme. Fatmirësisht, avioni…

Read More

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku tw Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin menjëherë Palestinën si shtet. Deputetë të qendrës dhe të krahut të majtë, përfshirë disa kryetarë komisionesh, i shkruan sekretarit të jashtëm këtë javë për të thënë se “duke mos e njohur [Palestinën] si shtet, ne minojmë politikën tonë të një zgjidhjeje me dy shtete dhe vendosim një pritje që status quo-ja të mund të vazhdojë dhe të shohë fshirjen dhe aneksimin efektiv të territorit palestinez”. 59 deputetët sugjerojnë që qeveria të ndjekë pesë masa të ndryshme për të parandaluar qeverinë…

Read More

Marcus Rashford është në listën e dëshirave të Juventus. Pasi dështuan që të firmosnin me Jadon Sancho për shkak të rrogës së lartë që kërkonte lojtari, klubi torinez ka drejtuar fokusin në një tjetër lojtar, i cili ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e tij. Marcus Rashford, të cilit prej muajsh i është komunikuar nga United se nuk ka më të ardhmen në “Old Trafford”, momentalisht po stërvitet i vetëm. Sipas “The Sun” sulmuesi anlgez do të ketë mundësi zgjedhjeje këtë verë pasi në garë për shërbimet e tij nuk është më vetëm Barcelona. Juventusi e mendon si një alternativë serioze…

Read More

Franca dhe Kaledonia e Re njoftuan të shtunën një marrëveshje “historike” në të cilën territori përtej detit do të mbetej francez, por do të shpallej shtet i ri. Marrëveshja 13-faqëshe e njoftuar të shtunën kërkon një kombësi të Kaledonisë së Re dhe mundësinë që banorët atje ta kombinojnë këtë status me kombësinë franceze. Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar, do të mbetej francez, por do të shpallej shtet i ri. Pas 10 ditësh bisedimesh, palët ranë dakord që të…

Read More