Autor: TV News
Ambasadori në largim i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i ka cilësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës si miqësore dhe afatgjata. Në intervistën ekskluzive në “Info Magazine” në Klan Kosova, Guerot tha se “miqësia” është fjala më e mirë për të përshkruar raportet mes dy vendeve. Ai theksoi se Franca ka qenë mbështetëse e Kosovës ndër vite, ndërsa gjatë mandatit të tij katërvjeçar ka punuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe më shumë, veçanërisht në fushën ekonomike dhe kulturore. ‘Shpresoj dhe kam punuar shumë me ekipin tim gjatë katër viteve që marrëdhëniet të jenë edhe më të thella se ç’kanë…
Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shpëtuar pasi një stuhi dhe deti i trazuar shkaktuan përplasjen e tri varkave me shkëmbinj dhe fundosjen e tyre në brigjet e Qipros të shtunën, raportojnë mediat lokale. Një burrë u nxor pa vetëdije nga deti nga një helikopter shpëtimi pranë Kepit Greko, në bregdetin juglindor të ishullit. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai më vonë u shpall i vdekur, shkruan Reuters, transmeton klankosova.tv. Sipas raportimeve, kushtet e vështira atmosferike, stuhia dhe dallgët e forta në det krijuan rrezik të madh për varkat, duke bërë që ato të përplaseshin me…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte urdhëruar forcat e armatosura të vendit të rrisnin sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë në 1,000 në ditë, nga rreth 300 që janë aktualisht. “Duhet të ketë më shumë: ekziston një qëllim specifik dhe ne do ta përmbushim këtë detyrë”, tha ai. Prodhimi i benzinës në Rusi ra në rreth 70% të niveleve të kërkesës së brendshme në fund të gushtit, pasi një seri sulmesh me dronë ukrainasë detyruan rafineritë kryesore të pezullojnë operacionet. Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse në një përpjekje për të ulur të…
Vendi është ndër tre eksportuesit më të mëdhenj të serialeve në botëNjë miliard njerëz në 170 shtete shikojnë seriale turke, u theksua në ngjarjen “Historia globale e markës turke – serialet televizive turke”. Përfaqësues të qeverisë dhe të industrisë së filmit mbrëmë në Stamboll morën pjesë në një ngjarje kushtuar kontributit të serialeve televizive turke në imazhin e Turqisë në botë. Në ngjarjen “Historia globale e markës turke – serialet televizive turke” u theksua se një miliard njerëz në 170 shtete shikojnë seriale turke. – Turqia është ndër tre eksportuesit më të mëdhenj të serialeve televizive në botë – deklaroi…
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përballen me shkelje të të drejtave të njeriut dhe diskriminim, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë të drejtat dhe interesat e tyre, transmeton Anadolu. Kurti është takuar sot në Prishtinë me rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe rajoni i Sanxhakut, raportoi RTK. Ai ka thënë se qasja e Kosovës do të fokusohet në mbështetjen e qytetarëve të këtyre zonave përmes formave të ndryshme, përfshirë mbështetjen për studentët, fëmijët dhe kategori të tjera,…
Vetëm 1 në 30 fëmijë shqiptarë në Zvicër ndjek shkollën shqipe – synimi është dyfishimi deri më 2036
Në Cyrih u mbajt Konferenca për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Zvicër, ku u diskutua për gjendjen, sfidat dhe të ardhmen e shkollës shqipe. Të dhënat e prezantuara tregojnë një realitet shqetësues: nga rreth 55–60 mijë fëmijë shqipfolës në moshë shkollore, vetëm 1’808 ndjekin mësimin shqip. Synimi për dhjetë vitet e ardhshme është bashkimi i strukturave, rritja e numrit të nxënësve dhe modernizimi i shkollës shqipe.Konferenca, e mbajtur më 29 gusht 2026 në Cyrih, mblodhi mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues të organizatave shqiptare për të diskutuar një prej sfidave kryesore të diasporës: ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës shqipe te brezat…
Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin | Gazeta Lajm Kosovë-Shqipëri Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin Ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker, u bën thirrje partive politike në Kosovë që të bëhen bashkë dhe ta zgjedhin presidentin. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Walker thotë se zgjedhjet e reja eventuale, si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, do të ndikonin në përparimin…
Screenshot Komisioni Evropian beson se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE. Bashkimi Evropian ka theksuar përgjegjësinë e institucioneve serbe në lidhje me funeralin e Mladiqit, i cili vdiq në Hagë të enjten. “Nëse Ratko Mladiq varroset në Serbi, u takon autoriteteve serbe të konfirmojnë çdo rol që mund të kenë në organizimin ose varrimin e Ratko Mladiqit”, tha Komisioni Evropian. Mladiq pritet të varroset në Serbi. Ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç njoftoi po atë ditë…
Konflikti për Aeroportin e Vlorës rrezikon të zhvendoset nga Tirana në dy arena të ndryshme të arbitrazhit ndërkombëtar, me shtetin shqiptar përballë pretendimeve që potencialisht mund të përkthehen në qindra milionë euro dëmshpërblim. Lajmi raportohet nga Global Arbitration Review (GAR), një media britanike e specializuar në arbitrazhin ndërkombëtar dhe mosmarrëveshjet mes shteteve, investitorëve dhe kompanive, e ndjekur kryesisht nga avokatë, arbitra dhe profesionistë të kësaj fushe. Sipas GAR, MABCO Constructions, kompania zvicerane e Behgjet Pacollit, ka paralajmëruar Shqipërinë me një proces pranë ICSID (International Centre for Settlement of Investment Disputes), institucioni i Grupit të Bankës Botërore që administron mosmarrëveshjet mes…
Një rrëshqitje dheu, e cila nisi në anën nepaleze të kufirit Kinë-Nepal, goditi të mërkurën zonën pranë pikës kufitare Gyirong, në Rajonin Autonom të Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore, duke shkaktuar viktima dhe duke lënë një numër të madh personash të zhdukur. Sipas ekspertëve të cituar nga autoritetet kineze, katastrofa u shkaktua nga një ortek akulli në lartësi të madhe në Nepal. Ministria e Burimeve Natyrore e Kinës bëri të ditur se orteku i akullit krijoi një rrjedhë mbeturinash me shpejtësi të lartë, e cila më pas u shndërrua në një shkarje dheu teksa zbriste poshtë, duke marrë me vete akull,…
